Nga Alfred Peza
Në të gjithë botën ka patur një tentativë të grupeve populiste, përkrahësit e teorive konspirative dhe ekstremiste për të përfituar terren dhe pushtet nga pandemia globale. Disa përdorën maskën si kufirin ideologjik, në përpjekjet për të ndarë të majtën dhe të djathtën. E disa të tjerë frikën nga e panjohura dhe armiku i padukshëm, për të manipuluar turmat, me qëllim goditjen politike të mazhorancave në pushtet.
Qëndrimi ndaj vaksinës është bërë këto kohë arma e re përmes së cilës, liderët politikë po kërkojnë që të ndajnë masat në pro dhe kundër qeverive që po bëjnë çmos për të siguruar sa më parë sasinë e nevojshme për popujt e tyre. Kësaj “llozhe elitare”, i është bashkuar në Shqipëri edhe Sali Berisha, i cili po bën gjithçka për të nxitur refuzimin e vaksinimit ndër përkrahësit dhe mbështetësit e PD dhe të opozitës në përgjithësi.
Nëse deri dje Donald Trump refuzonte në mënyrë demonstrative maskën publikisht, vetëm pasi u infektua edhe vetë me covid-19 u duk sikur u bë pak më i përgjegjshëm për qëndrimet e tij politike rreth pandemisë. E atëherë kur kjo qasje nuk i dha mbështetjen me votë në zgjedhjet e nëntorit, duke e larguar në janar nga Shtëpia e Bardhë, shumë më vonë u mësua se ai personalisht ishte vaksinuar në fshehtësi megjithëse publikisht asnjëherë nuk i inkurajoi hapur mbështetësit e tij.
Ky është vetëm një nga shembujt më të njohur, që dëshmon se liderët politikë po e përdorin pandeminë globale, thjeshtë dhe vetëm si një mjet për arritjen e qëllimeve të tyre për pushtet. Ndërkohë që për shëndetin e tyre personal, janë kujdesur më shumë edhe se ata që e bësojnë tek shkenca dhe për pasojë edhe tek vaksina anti-covid.
Edhe kur Monika Kryemadhi ka refuzuar publikisht mbajtjen e maskës, edhe tani kur Sali Berisha imiton në kushtet politiko-elektorale shqiptare Donald Trump-in, edhe kur Ilir Meta nuk i përmbahet rregullave të distancimit social gjatë aktiviteteve Presidenciale dhe sëfundi, kur Lulzim Basha bën mitingje në kulmin e pandemisë,- gjithçka është vetëm e vetëm në funksion të qëllimeve personale për pushtetin e tyre dhe nuk ka të bëjë aspak me merakun e tyre për shëndetin e qytetarëve.
Shembulli më kuptimplotë i instrumentalizimit të çdo elementi të pandemisë, në funksion vetëm të fushatës zgjedhore të 25 prillit, është qasja që ka përqafuar sëfundi lidershipi opozitar për vaksinën anti-covid. Flamurin e kësaj fushate e kanë mbajtur ata që duhej të ishin në anën e kundërt të kësaj barrikade; mjekët Sali Berisha, Tritan Shehu e Petrit Vasili. Në vend të mesazheve profesionale, ata nisën një fushatë të nxitjes së panikut, me qëllimin ndalimin e vaksinimit me AstraZeneca.
Megjithëse edhe një student i vitit të parë të Mjekësisë është në dijeni të efekteve të përkohëshme anësore të vaksinës si temperatura, dhimbjet e lehta dhe të përkohëshme, ata akuzuan autoritetet se po fshihnin pasojat. As kjo por as edhe siguria që dha zyrtarisht Agjensia Europiane e Barnave (EMA) se AstraZeneca është e sigurtë, nuk i detyroi liderët e opozitës sonë që të ndalen e ta përkrahin publikisht fushatën e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve.
Ky qëndrim vërteton njëherë e mirë edhe faktin, se udhëheqësit e opozitës sonë janë gati të bëjnë gjithçka, vetëm për të fituar ca vota më tepër në funksion të qëllimeve të tyre personale për pushtet. Ky makiavelizëm i paskrupullt, deri edhe me përdorimin e shëndetit dhe jetës së qytetarëve si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre politike, tejkalon çdo limit të mëparshëm në luftën për pushtet.
Nëse AstraZeneca tani ka çeritikatën më të lartë të sigurisë shkencore për të mbrojtur qytetarët nga covid-19, për liderët politikë të opozitës sonë kjo qasje është edhe një provë publike më shumë se nuk e meritojnë mandatin për qeverisjen e shqiptarëve. Ndaj, nuk ka “vaksinë” që e shpëton opozitën tonë, nga humbja në këto zgjedhje.
edhe per te te shpetuar ty nga bythelepirja
qe skuqesh ekraneve nga vrasja e ndergjegjes
edhe per te te shpetuar ty nga bythelepirja
qe skuqesh ekraneve nga vrasja e ndergjegjes
ti je nje nga arsyet qe nuk e votoj ramen
edhe per te te shpetuar ty nga bythelepirja
qe skuqesh ekraneve nga vrasja e ndergjegjes
ti je nje nga arsyet qe nuk e votoj ramen
Dërgoje dhe nja dhjetë herë të tjera që të dukeni sikur jeni shumë !!!! ????
Ky eshte njeriu me idiot ne planet. Kerkon ta mbroje RAMEN sepse ka vjedh 1 M euro dhe flet budalleqe ne televizion, si psh Flamuri i PD e provokoj kryeministrin, Binjakezimi i Peqinit me Lazion etj… (Nard Ndoka second edition)
E gjithe raca e pede sebashku me kolaboracionin nuk kane nevoje per vaksine anti-Cowid, per faktin se keta nuk e njohin virusin e padukshem. Keta njohin babalen, salehun, pashen, bylybashin, gazziun, mavriun dhe kush i numeron me tej debilat. Kohet e fundit keta jetojne me endrren e fitores me 25 prill dhe jane duke festuar si ne enderr, duke lavderuar veten, duku u mburrur per shkaterrimet dhe punet e rrugeve, duke festuar ”fitoren” e leshit me 25 prill dhe secili do te marre ate, qe meriton, por qe nuk thuhet dhe as shkruhet dot…
Paskan dale byrekt e shqupit ne komentim
Sufllaqe me qepe per Ndue karin. Edhe nje uje rubineti. Mos ja vononi se ka parkuar keq bagetite. Ka edhe gomaricen ne semafor ..
E lepin nuk e lepin, ato qe thote qendrojne, dhe jane skandal, dmth te luash me jeten e publikut vetem per te bere ate qe dine me mire: rumpallen, dhe rumpallistat kane dhe luxin te komentojne!!! Hakat e atyre qe u vonuan te vaksinohen ju zençin e ju befshin….m…. !!!