Nga Mustafa Nano
Në monologun e fundit unë pata në fokus një strategji tensioni që vihet re gjithandej dhe që u verifikua qartazi në mënyrë spektakolare gjatë Ditës së Verës, në Elbasan, ku pati një përplasje fizike midis militantëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste.
Elbasani, për arsye që unë nuk jam në gjendje t’i kuptoj, është shndërruar në një vatër tensioni, në një qendër eksperimentimi të fushatës së dhunshme elektorale. Ka disa zëra, midis tyre dhe kolegë të mi, që e shpjegojnë këtë me faktin se në Elbasan janë përqendruar disa banda që ata i quajnë kriminale, apo disa grupe të fortësh, që i janë atashuar partive, sidomos partive kryesore. Por mua ky arsyetim nuk më bind shumë.
Vetëm pardje, ndodhën dy ngjarje, ku protagonistë nuk ishin anëtarë të bandave kriminale, apo njerëz me muskuj. Ata janë njerëz të njohur të jetës publike shqiptare.
E para, ishte ngjarja ku një politikan lokal me emrin Aurel Bylykbashi, një politikan me stazh të gjatë në PD, ka publikuar pardje një letër në profilin e tij në Facebook, të cilën ia adreson Taulant Ballës, një politikan i njohur i Partisë Socialiste. Dhe në atë letër është një pasazh që mua më goditi në mënyrë të veçantë.
Pasazhin, të cilin po e riprodhoj në mënyrë besnike, thoshte: “Sinqerisht Taulant, unë nuk dua të bëj protagonistin. Por në qoftë se ti këmbëngul të më ngacmosh dhe të më provokosh, atëherë unë do të marr vendimin që të zbres në fushë… ashtu siç di unë. Dhe nuk do të merrem me askënd tjetër, por vetëm me ty!”
Mua më bëri përshtypje fraza “do të zbres në fushë”. Si një deja vú, m’u kujtua se në vitin 1994, një italian i quajtur Silvio Berlusconi, përpara se të futej në politikë tha: “Scendo in campo!”
Unë kujtova se Bylykbashi po i referohej atij. Por në fakt ai nuk i referohej S.B.-së së Italisë, por një S.B.-je një Tiranë. Dhe ky S.B.-ja i Tiranës e ka bërë të udhës të lëshojë kërcënime në adresë të njerëzve të ndryshëm, dhe disa prej tyre kanë qenë shumë të fortë e kanë hyrë në histori.
Njëri prej tyre, më i forti sipas meje, i përket janarit 2011, disa ditë pas 11 janarit të famshëm. S.B. ishte në Parlament dhe iu drejtua kryetarit të Partisë Socialiste, kundërshtarit të tij politik me fjalët: “Nëse ti përsërit atë që bëre në 21 janar, atëherë unë nuk do të merrem me asnjë tjetër veçse me ty. Do të ndëshkoj si një horr.”
Aureli dhe S.B.-ja ngjajnë si dy pika uji dhe nuk ka se si të jetë ndryshe.
Por ishte një ngjarje tjetër, po në Elbasan. Kjo e fundit ishte më e rëndë se pati për protagonistë dy njerëz shumë të rëndësishëm, njëri biznesmen i njohur, Gjergj Luca, dhe tjetri politikan e deputet në disa legjislatura, Luciano Boci, të cilët u konfrontuan fizikisht.
Unë nuk do të komentoj ngjarjen dhe nuk do të drejtoj gishtin për të gjetur fajtorin, sepse ajo është marrë në dorë nga organet e hetimit. Në këtë moment, unë dua vetëm të denoncoj reagimin e munguar të klasës politike shqiptare ndaj kësaj ngjarje.
Unë prisja që eksponentë të ndryshëm të klasës politike, qoftë edhe udhëheqës si Edi Rama dhe Lulzim Basha, apo dhe presidenti i Republikës, të shfaqeshin përpara gazetarëve dhe të drejtonin një apel për votuesit e tyre, madje dhe votuesve të palës tjetër, t’i bënin një apel gjithë popullit shqiptar, me fjalë të thjeshta, ku të shpreheshin: “Jemi në fushatë elektorale, nuk jemi në luftë. Është një fushatë që do të kulmojë më datë 25 prill dhe e gjitha kjo është një ngjarje rutinore në demokraci. Dhe ne nuk duhet ta shndërrojmë në luftë këtë fushatë.”
Por këto gjëra politikanët tanë nuk i thonë asnjëherë. Madje edhe ato pak reagime që erdhën ishin të natyrës tradicionale shqiptare, duke ia hedhur fajin palës tjetër që i kishte provokuar. Dhe e gjitha kjo është një litani që vazhdon prej 30 vitesh.
Unë mendoj që kjo retorikë, bashkë me sjelljen e politikanëve e të aktorëve publikë në përgjithësi, ka krijuar këtë atmosferë tensioni, në të cilën është e vështirë të përfytyrohet një garë normale elektorale, një ballafaqim civil politik, një përplasje alternativash, idesh dhe ofertash.
Por unë kam frikë se kjo e fundit është jo vetëm e pamundur, por është edhe e panevojshme, e dëmshme, e rrezikshme.
Këtë e them, sepse ka disa kolegë të mi të cilët e mendojnë ndryshe. Për shembull, Preç Zogaj në një shkrim të tijin, dje i bënte apel klasës politike dhe i thoshte: “Na jepni debate. Mos na lini pa debate! Debatet janë tharmi i demokracisë, dhe nëse ato mungojnë, opinioni publik dhe votuesit shqiptarë janë të fyer, sepse ata duan transparencë.”
Por unë paradoksalisht mendoj ndryshe. Është e vërtetë se debati është tharmi i demokracisë, por ne nuk kemi nevojë për këtë debat të bërë sipas mënyrës shqiptare. Ky lloj debati nuk na mungon dhe as nuk na fyen nëse mungon. Përkundrazi!
Fakti se klasa politike ka bojkotuar studiot televizive gjatë kësaj fushate elektorale është një nga lajmet më të bukur, një nga vendimet më të mira të klasës politike. Shqiptarët nuk kanë dëshirë të shohin në ekranet televizive figurat politike teksa kacafyten me njëri-tjetrin.
Madje, para disa ditësh, si të provonin këtë që sapo thashë, në një debat televiziv që ishte një përjashtim nga klima e përgjithshme, ishin dy zonja Grida Duma dhe Elisa Spiropali. Dhe që të dyja bënë një debat tipik burrash, me tone zemërake, me fyerje dhe me klithma. Ishte diçka e papëlqyeshme, dhe nuk duam që ai debat të përsëritet.
Shumë njerëz bartin shqetësimin lidhur me fushatën elektorale. Unë vet personalisht jam shumë i shqetësuar për këtë përmasë të dhunshme që ka fushata elektorale qysh në ditët e para e saj. Unë nuk besoj se jam hipokondriak. Unë nuk besoj se shoh probleme dhe sëmundje aty ku nuk ka të tilla.
Unë nuk shoh ngjyrën e zezë aty ku vetëm e bardha dominon. Unë shoh atë që shohin të gjithë, ekzistencën e një strategjie tensioni, që është bezdisëse, që na kërcënon dhe na kall datën. Dhe nën këtë strategji, krijohet një atmosferë frike, një psikozë në të cilën, ai debat që duam jo vetëm është i pamundur, por është i panevojshëm, i dëmshëm dhe i rrezikshëm
Z.Nano, analize objektive. Por nuk me duket me vend perdorimi mjaft i shpeshte i peremrit vetor, veta e pare, njejes “Une”. Qe ne fillim, dihet qe autori jeni Ju. Ju flm
O MUÇ ÇFARE PO THUA MORE BURRE. AS MISH, AS PESHK. KU ISHIM, HIÇ GJEKUNDI.
PAROLE, PAROLE, PAROLE.
LEXON NJE SHKRIM, DEL NE FUND DHE NUK KUPTON ASGJE.
PO THUAJE TE SHKRETEN:
1. PD ESHTE PARTI BANDITESH ME KRYEKRIMINELIN ME TE MADH NE SHQIPERI SALE QEN BASTARDI.
2. PD DUHET TE SHKRIHET DHE TE RITHEMELOHET.
3. GJITHE SURRETERIT QE KEMI NE KRYE TE PD DUHET TE QERROHEN DHE TE MOS DALIN KURRE NE TV PASI IRRITOJNE NJEREZIT.
4. OPINIONISTET E LESHIT DHE TE PRESHIT, EMISIONE TE TERA, GAZETARE IDIOTE PERFSHI DHE TY, PARAZITER QE JETOJNE ME PARA TE PISTA DUHET TE ZHDUKEN NGA FAQJA E DHEUT.
ME PAS ÇDO GJE DO JETE NE RREGULL.
….keto zgjedhje…. ne kushtet kur asnje pale as ka patur, e as ka care koken per programe e politika….. eshte mungese realizmi dhe wishful thinking…..te kerkosh dhe presesh te percaktohen nga programe dhe politika……!!!!
Keto zgjedhje thjesht jane REFERENDUM i qenies kunder apo me Ramen!!!!
Une do te isha i pari, qe do doja te diskutohej per politika!!! Por Rama ne 8 vjet as qe e ka care koken per politika. Perkundrazi, boshti i tij rrotullohej vetem rreth karriges km-ore, akumulimit pa kufij te pushtetit, autoritarizmit te tij arrogant, dhe grumbullimit rreth vetes te gjithe bythelepiresve. Ndaj, ne 25 Prill, nuk eshte me puna kane apo nuk kane program PD apo LSI, por eshte SHPORRJA E HORRIT Rama!!!
Ta kuptoj hallin si i papune qe je, por me duhet te te ngushelloj vella se paske per te ndenjur edhe nja kater vjet te tjera pa pune. Pa qeruar, Highlanderin e Vicidolit, Lulushen Hollandeze dhe taborrin e tyre, pa u riformuar e rigjeneruar teresisht, kurre nuk ka per tu kthyer PD ne pushtet dhe ne asnje menyre nuk duhet te ndodhe, jo me kete perberje dhe ideologji te sotme te pakten. Habitesh pse fiton Ram Arroganti, sepse me mire nje arrogant ne pushtet sesa taborri shtetshkaterrues i PD-se qe i ka nxjerre themelet ketij shteti sa here ka qene ne pushtet duke filluar me te famshmin Cek te Bardhe dhe shkaterrimin e gjithe infrastruktures industriale qe kishte vendi, apo ngjarjet namekeqe te 1996, 1997, 1998, 2008, 2009, 2011, 2019 etj. Nese nuk te kujtojne gje keto vite, futu ne internet e kerko se cfare ngjarjesh madhore kane ndodhur ne Shqiperi ne keto vite dhe do shikosh shkaktaret.
Si te gjithe shqiptaret e Saliut edhe Nano me shqiptaret e likes shqiptar eshte! Perdorimi i peremrit vetor une eshte njelloj si te thuash frazen e Saliut ne Parlament per Ramen! Shqiperi e shkret me shqiptare te mjere!
Kjo eshte rraca bastarde turkoshqipfolese keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj…..
Kush beson se keta njethundrake arabe do te behen njerez, ndoshta ka nevoje per iatro….. Ngjela!
Mustafa, per temen qe ke zgjedhur nuk duhej te anashkaloje
thirrjen e nje kolegu opinioninist (Z. Lubonja) qe ben thirrje
per “nxjerrjen e palles”!
Loni
Ve re se shume shkrues te njohur tanime por qe jane pak “katundare” e kane per deshire te perdorin fjale te huaje qe pjese e madhe e publikut nuk ka deshire as ti mesoje cfare duan te thone. Te lutem z.Nano heren tjeter vur nje shpjegues fjalesh ne find te shkrimit.
PD-ja po bëhet gati të bëjë atë që di të bëjë më së miri: destabilizimin. Kumti është i qartë: ose pushtetin, ose e dogjëm përsëri këtë vend!
Ne 25 prill une dhe shumica e popullit shqiptar votoj per shporrjen HORRAVE HAJDUTEVE dhe KRIMINELAVE Sali Berisha,Ilir Meta dhe bandave te tyre.
Debate televizive me keta te pd-es se Saliut nuk behet, te gjithe jane agresiv si mesuesi i tyre Sali,edhe Tabaku ne debatin me te urten dhe te dituren Milva Ikonomi,nuk i la gje mangut agresives Duma, nuk e linte ate te fliste. Thjesht kane mare virusin SALI.
pd eshte organizate politike mafioze.mosgoditja e vrasesve berisha e meta e ben situate lufte jo zgjedhjesh periudhen e tanishme.nese berisha-meta fitojne harrojeni vendin e shqipeve.miresevini ne sirine e ballkanit.basha eshte nje kukull e mbulese per klanin mafioz berisha-meta.nese fitojne bejini shurren vendit.
PD e LSI do te bejne rremuje dhe vjedhje te votave ne 25 Prill dhe do te kene me vehte dhe naziskinet e Albin Kurtit. Ne se PS e qytetaret e ndershem do te mundohen te ruajne voten, atehere ata do te fillojne luften civile. Forcat e jashtem qe do te fillojne gjoja stervitjen ne Shqiperi jane aty qe te perkrahin ardhjen e Pd ne pushtet se ata e dine mire qe ne se populli kunderpergjigjet si ne vitin 97 e djathta qe ata duan te fitoje kurre nuk fiton ne Shqiperi. Pra, sic duket do te kemi ne pushtet kriminelet e PD e LSI. Dhe kjo do te jete dhurata e Perendimit per vendin tone. Me keqardhje te madhe shpreh opinionin tim dhe kerkoj falje per kete, por me mire eshte te mendojme rreth asaj qe mund te ndodhin ne keto zgjedhje se sa te jemi te kenaqur me idene se do te fitoje shumica. Pragmatistet perendimore e kane me lehte te manovrojne me pakicen se ne cdo kohe asaj i behet presion me lehte per te arritur perfitimet e tyre materiale. Ne te njejten kohe deshiroj me gjithe shpirt qe parashikimi im te jete i gabuar.