Nga Spartak Ngjela
Aleksandër Vuçiç, psikikisht është në gjendje transi. Kjo është një gjendje e shregullimit mendor, e fiksuar kaq thellë në mendimin rreth diçkaje të dëshiruar sa që nuk sheh asgjë tjetër veç saj.
Të gjithë krerët tiranë të shteteve pushtues territoresh të huaja, në fundin e tyre, psikikisht, kanë kaluar në një gjendje transi: ata humbjet i kanë parë gjithmonë si fitore, dhe e kanë besuar këtë gjë.
Hitleri ishte një nga ata. Po ka dhe shumë të tjerë.
Më i fundit, dallon të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç.
Abisus abisum invokat, na kanë thënë latinët- humnera ndjell humnerën. Dhe, pasionet e mëdha që pushtojnë një individ me psikikë të dobët, nuk e lejojnë këtë që të ketë koshiencë të qartë për të konceptuar gjërat e padëshirueshme për të, dhe kështu shkojnë drejt vetëshkatërrimit.
Në këtë gjendje duket se është edhe presidenti aktual i Serbisë, sa herë që ai flet për Kosovën.
Vuçiç tani kuptohet se është në një gjendje transi, domethënë është psikikisht i rënduar: ai ka nevojë të bindë vetveten, dhe, në gjendje teansi, është i sigurt se nuk e ka humbur atë që dëshiron me pasion patologjik – Kosovën. Dhe këtë e beson. Dhe kjo lloj gjendjeje psikike e lehtëson.
Mirëpo, tani po bëhet qesharak në opinionin publik ndërkombëtar.
Psikiatrit ua induktojnë gjendjen e transit pacientëve të tyre me hipnozë, në mënyrë që t’i lehtësojnë nga shqetësimet e rënda psikike që iu kanë shkaktuar humbjet; dhe pacientët, në gjendje transi, e besojnë dhe lehtësohen.
Por Vuçiç kuptohet se nuk e ka të induktuar gjendjen e transit nga psikiatrit, por e ka patologji të brendshme. Ai ka dy vjet që flet sikur Kosovën e ka pjesë të territorit të vet, dhe as që do ta kujtojë që Kosova është shkëputur nga ish Jugosllavia me luftë, dhe, në atë luftë, ish presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Milosheviç, ka kapitulluar.
Për Vuçiçin, që është një pinjoll i Milosheviçit, kjo gjendje reale e pozicionit të lirë të Kosovës si shtet i pavarur, e shtyp në psikikën e tij të rënduar, dhe e kalon atë në një gjendje transi, sepse kuptohet që vetë, së brendshmi, po ndjen tmerrin e humbjes së vetvetes dhe të Serbisë.
Por, në këtë gjendje transi, Vuçiç bën budallallëqe, dhe të gjithë po qeshin me të. Kurse ai vijon me marrëzitë e tij deri duke nxjerrë flamurin e Serbisë në hartën e Kosovës, e të tjera si këto, pa e menduar fare që Kosova e ka fituar pavarësinë e saj me anë të superfuqisë unike botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe aleancës më superiore ushtarake në botë, NATO-s.
Në fakt, këtij Vuçiçit nuk i duhet vënë veshi, sepse kuptohet që është nën pushtetin e shregullimit psikik, por më keq duhet të jenë ata që e besojnë, se ka edhe shqiptarë të shitur që e besojnë, në Shqipëri dhe në Kosovë.
Histeria serbe antishqiptare ka qenë një veper e gjatë krimi në kohë, të cilën në fakt e kanë lejuar fuqitë e vjetra evropiane. Por tani kohët kanë ndryshuar, dhe përditë Uashingtoni politik po i thotë gjithë opinionit publik botëror se “Kosova është shtet i lirë, i pavarur, i çliruar dhe nën ombrellën mbrojtëse të Amerikës”.
Kurse presidenti serb, në të njëjtën kohë luan një teatër absurd force, blen armë, demonstron forcë, por gjithmonë është në gjendje transi, e cila e çon në dëlir dhe i duket vetja si të jetë presidenti i një superfuqie.
Në të vërtetë kjo tregon se ky lloj tipi është ai terroristi antishqiptar i dyqind vjetëve të fundit, dhe në gjendje mendore transi, po e bind veten se Kosova është Serbi.
Po a mund të ketë shërim ky tip? Jo, sepse, nga ndërtimi i tij psikologjik, ndoshta mendon se: pa Kosovën, shkatërrohet Serbia; por, pa Serbinë Vuçiçit nuk i duhet as jeta. Prandaj po e mban autohipnoza e gjendjes së transit, që duket se e ka pushtuar, si një gjendje e brendëshme hipnotike për të kaluar dhe ca kohë dhimbjen.
Po nëse Vuçiç del nga gjendja e transit, çfarë ndodh?
Shumë nga këta lloj tipash kanë vrarë veten.
A thua ta vrasë veten edhe ky. Nuk di çfarë të them, por shenjat nuk i ka të mira…
Vu-cici eshte nji humotist serb hahahga
Miku i Edit eshte o Spartak ,kujdes se ky Edi mund te godas aty ku ti nuk e mendon fare!’
O Milanezo ,beje te plote mender analizen tende pasi vucici nuk eshte vetem miku i Rames,por dhe shefi i Sali kermes,Lulzim Bashes,Ilir Metes
Vucici e Serbet e Athines ato plane kane .
Ata mund te jene te sjellshem kur jane ne pozita te dobeta diplomatike,ekonomike e ushtarake.
Kur ata ndjehen me te forte ata duan te na masakrojn si ben ne Cameri Kosove Maqedonin Perendimore etj.
Ne mendojm se bota eshte ne paqe dhe e civilizuar.
Aq sa ne shkaterruam edhe ushtrin kur Franca,Serbia dhe Greqia duan te na masakrojn.
Po mire o rrot cari,si te shkojne site tek gjitoni Vucic e nuk te le hunda te shikosh sumqiret tourkalvanoi qe po dhunojne kristianet katholike apo orthodhoxe!?
Do te vije nje dite(dhe nuk eshte larg) o burre i tredhur qe do te te perdhunojne birazeret sunitoshqipfoles …….athere do te te vijne mendet por do te jete vone!
Pse ty te erdhen mend ?? Epo te erdhen ik shpejt dhe beji nje gojore gjigantit , para se te te zeje radhen Vucici ….ik shpejt endacak i Janulles , qe per nje gavet grosh e ke bere suratin tere mut duke i lepire sumen mjekercjapit ..esi esti gia to peo …malaka
ti taku nuk je psikolog
ti me psikologji del me probleme – edhe pse nuk mund ta shohesh dot
Ore, dihet gjë pse serbët vunë atë si zbukurim në formë penisi për vit të ri? Vuçiç është në gjendje transi, apo është trans seksual?
Spartakos Xelis Ngjelas nuk e kupton qe Kosovo eshte e Serbise perpara se hordhite e Osmaneve i ndryshoi Identitetin Ilyreve,Epiroteve dhe i beri turq qe luftuan per Turqine dhe kunder Epiroteve,te ashtuquajtureve Arvanitas,Thrakeve,Ioneve ku eshte sot Turqija etj.
Anglezet ne Amerike o Idiote jane colonizatore,pushtues,vrases sklleverish nga Afrika.
Keto i paguan sot Amerika me Organizata Kriminele dhe Rraciste si Ku Klos Klani dhe me Ngjyre kohe te fundit.
Ky eshte Psihopathe.
Serbet nuk e harrojne Kosovon ashtu sic nuk heqin dore nga pushtimi Turqit dhe Amerikanet.
Nuk ka Komb “Skiptare” o Spartakos se ky Pashallek ka Identitet Osmane kurse te tjeret qe nuk u Turqizuan ishin Greke Epirote qe nga koha e majmunit ne Vorio Epirin e Kastriotit.
Shqiptaret gabojn kur arsuetojn sikur serbet te jene njerez. Serbet nuk kan asnji ndjesi njerzore (e kam fjalen per shumicen). Jane rrenacak dhe manipulator te ftohet.