Nga Astrit Patozi
Vota për Bindjen Demokratike është garancia për një mazhorancë, që ruan balancat, respekton të drejtat e qytetarit, përtej ndarjeve politike, e cila bashkëpunon me të gjithë për forcimin e shtetit ligjor.
Katër vjeçari i fundit i qeverisë Rama vërtetoi qartazi se një parti e vetme apo një shumicë njëngjyrëshe sjell dëme të parikuperueshme për vendin, edhe për shkak se mungon zëri kritik brënda saj.
Nëse doni që njëra apo tjetra palë të krijojë kultin e individit, njësoj si në folklorin komunist, ku të gjithë i këndonin dhe i bënin fresk liderit të pagabueshëm, atëherë kjo është çështje zgjedhjeje.
Por unë jam i bindur se këtë herë qytetarët do të dinë të zgjedhin avokatët më të mirë të një mazhorance afër tyre, e cila synon mbi të gjitha ndryshimin e mendësisë së të drejtuarit të Shqipërisë.
Në Bindjen Demokratike ekziston fryma e lirë dhe e hapur, ku secili e bën zgjedhjen e vet, në bazë të parimeve kryesore, që na bashkojnë.
Dhe ajo për të cilën biem dakord të gjithë është se çdo qeverie nesër i lipset të ketë në përbërje të saj forcën tonë politike, e cila, pa asnjë dyshim, i ka të gjitha potencialet e duhura për të qenë garante e interesit publik.
eksperienca na mesoi se çdo force tjeter politike me mazhorancen kthehet ne gangrene qeverisje duke imponuar korrupsion galopant. Kete e vertetoi LSi ne 2009 me Sali Berishen, ju kujtohen blloqet video te Ilir Metes qe s’kane marre akoma pergjigje nga drejtesia shqiptare dhe ne 2013 perseri Lsi me Edi Ramen qe e demtoi qeverisjen dhe progresin e zhvillimin e vendit. Per mua me mire nje mazhorance e paster, kushdoqofte dhe nje opôzite konstruktive qe dije rolin e saj si opozite dhe jo te lehe per pushtet ne kohen qe administron mazhoranca.