Në librin e Lulzim Bashës “Misioni im”, shitja e detit harrohet pakthim

25 Mars 2021, 10:18Blog TEMA

Nga Myslim Pasha*

Shqiptarët shqyejnë sytë për të gjetur hullitë të cilat kërkojnë për të nxjerë, në udhën e një Misioni.

Po ku është ‘msionari?’ pyesin. Dhe besojnë se mund ta gjejnë tek Lulzim Basha, me librin e tij të parë.

Është shumë e tepruar që t’i vesh që në titull, përmes një terminologjie gati të shenjtëruar, me një ngarkesë të tillë si: ‘mision’ që mesa duket i qaset të ‘perëndishmes’ e që iu shkon miteve… Qoftëlarg!”

E kjo është “fjatro në dynja”(theatër në botë), thotë populli.

Atëherë, kur Basha ishte 12 vjet më i ri, e që kishte një pozicion aq të epërm në Qeverinë “Berisha”, fati e deshte që të shpallte Paktin Detar midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Përcjallja që rreket të çojë tek lexuesi në libër, llojshmëri komunikimi e mbushur me teza, mesazhe, kauza, takime e ligjërime, protagonizëm, sjellje e thirrje etj, të përndara në 99 faqe.

Po askund nuk e gjen një vepër të tijën, që mbahet e fshehur, siç është Pakti Detar i vitit 2009, kur një pjesë e hapësirës detare në Jonin e Veriut, iu dhanë Greqisë.

Nuk mund ta mbulosh diellin e së vërtetës me shoshë, kur teksa lexon misionin e tij, e sheh se ka harruar mbasi aty brenda ka një kurorë errësire.

Befasia diplomatike e kohës, e pasqaruar, e pandëshkuar, e mbuluar me paskatësi e trillime, nuk gjeti asnjë grimë sqarim, nga autori kryesor i saj, Lulzim Basha, ai që ndoqi nga afër çdo detaj të asaj marrëveshje fatale.

Ajo firmë ndënë fishekzarre, ajo buzëqeshje e ministrit të Jashtëm me zonjën Bakojanis, të dy firmëtarë, në prani të dy kryeministrave: Mitsotaqis dhe Berisha inspirues, mbollën trandafilin e së keqes, i cili ka 12 vjet që çel në kopshtin e antikombëtarizmit.

Ajo vepër është quajtur nga Bakojanis “state of art (i referohet nivelit më të lartë në pamjen teknike, shkencore e arritur në një kohë të caktuar) që ka prerë pjesë të detit të shqiptarëve…

Kjo është pjesë e historisë dhe këtu… “kaq afër qëndron rrena me të vërtetën, sa, një njeri i zgjuar duhet t’i besoj vetes me lehtësi”, thoshte dikur Ciceroni.

Kjo është rrena e misionit antikombëtar, që nuk ngaset, dhe s’ka se si të ngaset, në atë libër si të një adoleshenti të llastuar.

Lulzim Basha, nuk mund të ishte njeriu që kërkon të bëhët kryeministër, që të ftonte sot dhe të joshte shqiptarët për ta lexuar atë “trakat” të gënjeshtërt e “diseratacion” të turpshëm qe mban firmën e tij, për t’u votuar nga shqiptarët.

*Shkruar për TemA

6 komente në “Në librin e Lulzim Bashës “Misioni im”, shitja e detit harrohet pakthim”

  1. Tepelensi says:

    Ri Myslym Pasha me lere rehat
    Ne ate ceshtje kame qene argat
    Ato ishin ceshtjete te ngatruar
    Une shume i vogel per ti kuptuar
    *
    Te betohem skam pasur qellim
    Qe te shisja une vendim tim
    Kure une kame mare ate vendim
    Ska qene i imi kame pjytur salin
    *
    Por nga gabimet une kame mesuar
    Dhe gjerat skame per ti ngateruar
    Une tani kame zene shume mend
    Dhe Salen nuk e mbaj neper kemb

    1. Erald says:

      Po kush po e qi lulin, ca merreni kot me ate idiot.
      Ai ka hall te jete akoma verdalle ne PD pas humbjes se zgjedhjeve… ehuuu ca hall ka luli.

  2. Buda says:

    Tradhtaret jane te pacipe. Lulzim Basha nuk do t’i shpetoje kurre Gjyqit te Historise se Shqiperise!

  3. Shqipe-Free says:

    i Nderuar Z.Pashaj:Misjoni i lulezim Bashes eshte vazhdimesia e Misjonit berishjane te UDB-s Shkaterrimi i Shqiperise….ju kete e dini edhe vete..por duket se Shqipetareve Patriot ju kane rene POturet nga Hallet per te nxjerre KOtheren, duke marre “Arratine e kurbetit” dhe duke lene te Qeverisin Bandat e UDB-s….

  4. Pilo Lala says:

    Po te mos ishte Edi Rama, qe e coi ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese, Greqia do bente not ne bregun e Sarandes, duke e quajtur det te Greqise…
    Luli eshte nje vemje e paformuar, pa asnje intelekt, apo patriotizem…
    Eshte nje peme pa kokrra…

  5. Jugu says:

    Po ik o Lymo merr nga nje kocke nga Rama apo ndo nje tender. Ke qene nje servil i pa arrithshem ne komunizem, te vrisje per ate sistem, dhe tani na del dhe shkruan qe je i persekutuar. Cdo regjim te vij ti be ne kembe. Ne ate kohe hamilje deshmori dhe tani i persekutuar. Hajde gjeje kete.
    Po te fitoj Basha, dhe gjasat jane qe mundet te fitoj, ti do e kthesh pllaken dhe do behesh me te.
    Edhe me detin je shume konfuze dhe asgje nuk ke seriozishte, thjesh do te perfitosh sa me shume, je bere si ujku qe kerkon mjegull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje