Pse Berisha-Basha-Meta nuk do i njohin zgjedhjet e 25 prillit?

26 Mars 2021, 17:40Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

A do i njohë humbësi zgjedhjet e 25 prillit?

Përgjigjen e kësaj pyetje, tashmë e di i madh dhe vogël në Shqipëri, nga mosha 3 vjeç dhe deri 100 vjeç:

Nëse humbet Rama do njihet rezultati, por nëse humbet Basha harrojeni se do njohë humbjen 12- vjeçare të shkaktuar nga numri 12.

Po pse Partia Demokratike e ka humbur të drejtën të kontestojë rezultatin e zgjedhjeve?

1- Partia Demokratike premtoi 8 vjet se nuk do hyjë në zgjedhje me “Edi Ramën kryeministër” dhe sot shkeli mbi këtë kauzë.

2- Partia Demokratike kishte 24 vite në dorë të riparonte sistemin dhe garantonte votëm e lirë, por nuk e bëri.

3- Partia Demokratike braktisi kauzën e çadrës për “votimin elektronik”.

4- Partia Demokratike ka aleate kryesore LSI-në, themeluesen e blerjes së votave me para.

5- Partia Demokratike premtoi revolucion me bojkotin e 30 majit për zgjedhjet lokale, por nuk e realizoi.

6- Partia Demokratike ka 50% të komisionerëve në KQV dhe KZAZ dhe numëron votat e saj.

7- Partia Demokratike ka në krah të saj presidentin dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (shumicën dhe kryetarin e saj)

8- Partia Demokratike nënshkroi marrëveshjen e 5 qershorit e lumtur se vota po garantohet.

9- Partia Demokratike nuk kërkoi në asnjë moment votat e 2 milionë emigrantëve.

Për këto arsye, nga sot mos mendoni se kush do fitojë zgjedhjet, por nëse humbësi do i njohë ato apo jo.

Sigurisht, ka vetëm një arsye që zgjedhjet mos njihen si rezultat. Dorëheqja e lë pa gjumë Lulzim Bashën. Sigurisht që do e kundërshtojë.

Ai shkroi edhe libër që t’i paraprijë rezistencës që mos të largohet nga kreu partisë. I lëpihej në libër Sali Berishës. I kujtonte atij që ka refuzuar vrasjen e “babait”.

Kërkonte në librin e tij “Misioni im”, që ta fuste në borxh Berishën dhe ky të jetë gomonja që do e shpëtojë nga përmbytja e turpshme e 26 prillit.

Por shqiptarve nuk ka çfarë ju intereson se kush do jetë kryetari i Partisë Demokratike pas humbjes. Ajo parti nëse humbet 12 vjet e ka humbur misionin e saj dhe është kthyer biznes sh.p.k i plakut Berisha. Le ta mbajnë edhe 30 vjet Lulzimin por nuk do lulëzojnë kurrë.

Shqipëria ka nevojë për stabilitet.

Dorëheqja e Lulzimit ndoshta do të vonojë.

Rezultati i zgjedhjeve nuk do njihet nga i mbaruari, por si zakonisht sytë do jenë nga Washingtoni dhe çfarë do thotë ambasadorja e SHBA.

Diplomacia amerikane sot paralajmëroi, që askush nuk mund ti rikthehet dhunës, dhe këtu ka parasysh ata të tre që 25 qershori do i nxjerrë nga politika për gjithmonë: Berisha-Basha-Meta.

S’kanë rrugë tjetër veç rrëmujave. Do ju thonë elektoratit në datë 26 prill: Do e rrëzojmë Ramën me protesta dhe do ketë zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë Monikën s’po e llogaris tek dorëheqjet, sepse ajo është gjysmë e gatshme për koalicionin e ri me fituesit.

18 komente në “Pse Berisha-Basha-Meta nuk do i njohin zgjedhjet e 25 prillit?”

  1. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:

    Edi Rama me 26 prill do kopjoje Berishen e 2013 apo Trump te 2020, kjo eshte per tu pare.

    1. pjeter says:

      Po qe je “minchione” kete e di o mjeshter?sipas mendimit tim, ti e injoron komplet faktin qe je i teri ” minchione”.

    2. Ilir says:

      Berishen e 2006-se

    3. K says:

      PD eshte prone private e familjes berisha,dhe rama fiton edhe 100 zgjedhje.
      Sa më parë të krijohet një alternative rames aq me shpej do vendoset alternimi demokratik.
      E djathta nuk mund të ngrihet nga komunisti i zellshëm dhe spiuni berisha,injorantet e koprativave dhe korruptuarit.
      Programi i se djathtes tradicionale eshte,; NDERSHMËRI,REND TË FORTË DHE KOMBI MBI TË GJITHA.
      Keta ndyresira jane e kunderta e ketyre vetive.VJEDHJE,ANARKI,TE GRABISIM KOMBIN.
      Jemi te detyruar te votojme ramen qe ploteson njeren prej sa thashe siper,rendin e permiresuar.

  2. Elio says:

    Dhe sa kohe do te shohim dhe te lecojme per keto mafjoz

  3. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Spahi,duhej të bije nga fiku,për të artikuluar të vërtetën !
    Si jurist dhe politikan,zero respekt,si qytetar,bravo!!
    Të gjitha shkrimet e kohëve të fundit,më detyrojnë të heq kapelen!!!!?

  4. vlora says:

    Jo vetem qe nuk do i njohin zgjedhjet po do provokojne e do krijojne trazira.Larg qofte te vrasin dhe ndonje kandidat te tyre .Te gjitha priten nga ato dy partite

  5. Ligji says:

    Nuk do i njohin sepse është fundi i tyre dhe drita jeshile për tu hetuar. I thonë punë koke dhe pronash.

  6. sepse Misioni i tyre , eshte Destabilizimi i Shqiperise dhe kaosi Politike ,
    qe shteti Shqiptare e para mos te funksionoje si duhet
    dhe Bota ti shikoje si shqiptaret (si te kishin te gjithe Surratet e tre Shkerdhatave Primitive )
    dhe Shqiperia te vashdoj ne syt e Oponionit Europian te mbetet po ajo Delja e Zeze e kopese ne Ballkan !
    Pse me kor i mbeshtet Bota treshen e Krimineleve e shkerdhatave ktu ?!
    Ja per kete .
    Sepse leshkot shqiptare nuk i heqin qafe dhe hudhin qenve te rruges e te jetojne si njerez pastaj .
    Hesap shkerdhatash qe gjejne ,pa bejne !!!!!!!!!!!!!!!!!

  7. Ceni says:

    Besoj se zgjedhjet do kryhen sipas ligjit. Me 26 Prill nuk do kete remuja pasi trupat e NATO jane ketu, nis stervitja.

  8. Molla e dijes says:

    O Kreshnik! O i arratisur e i syrgjynosur që lëpin sa majtas e djathtas te pagatori më i mirë!

  9. xhoxhi says:

    Tani kështu thonë se i djeg prapanica por më 26 prill po firmosi U.S.A dhe BE-ja që zgjedhjet anë të pranueshme do mblidhen tek Lana dhe do qajnë.Për mua rëndësi ka të humbë shumë deputetë që ti venë gishtin kokën që në ushtet nuk vihet me luftë por me votat e popullit jo me të sharë Ramën por meprogramet që të bindësh popullin se je më i mirë se kundërshtari.Fushatë me makina llukzose nuk bëhet..

  10. Ed says:

    MOS U BEJ KAQ LESHKO KY ESHTE PJESE E TYRE PRANDAJ DHE I RADHIT TE GJITHA
    KY SHKRIM ESHTE I KODUAR VETEM TRADHETARET E KUPTOJ
    DHE JU THOTE MOS PRANONI REZULTATIN NE MENYRE TE HAPUR DHE HEDHE HI SYVE LESHKOVE

    KY ESHTE SI PUNA E ATIJ SPIUNIT QE I THONE SHAME SA TE DUASH VETE ME JEP INFORMACIONIN QE DUA

  11. haha says:

    i share kush genjen!

  12. dardan says:

    …sepse e kane te sigurte humbjen dhe e kane ne gjak shkaterrimin, vrasejen dhe vjedhjen e shqiptareve.

  13. FORSTER says:

    Kesaj radhe kane per te fituar shume deputete te rij qe s’i kemi pare ne parlament,
    por populli I njef shume mire dhe do I votoje ,
    do ishte mire qe K/Partive te mos jene ne parlament,sepse populli nuk I voton,
    por i zgjeth partia kjo eshte ana negative ,se populli s’i voton ,
    fytyren e plakut-mere do e shofim ne parlament ,sepse ka per te mbrojtur pasurine e Xenit-dhe-te-Argites.Per sa i perket
    njofjes se zgjedhjeve ,kjo dihet, kur i kane njohur qe ti njofin tani ,por thuaj :Valle a do te behet reforma ne politike mbas zgjedhjeve ????
    Kete populli (kok-palaret) nuk e dine por kemi besim te U.S.A.dhe Europa,se keta jane me popullin
    dhe jo me bollsheviket .
    SHpresojme qe populli dhe drejtesia te fitoje me 25 Prill.

  14. FORSTER says:

    Mero-Baze ,Ilir-Meta Sali-Berishaj dhe -Sali-Berisha do fitoje .?????

  15. S- New York says:

    Analize perfekte.
    Ashtu si R.Alija, qe kurr nuk u distancu nga Enveri.
    Edhe Basha nuk medohet te distancohet nga Sala.
    Me nje ndyshim.Ramizi qendroj si burr nuk e tradhtoj ate.Ndersa Basha eshte nen presion!!!!!!!!!!!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje