Nga Spartak Ngjela
Albin Kurti refuzon asocimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bravo i qoftë! Asocimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një turp historik.
Kurti me këtë hap po tregon se nuk ka asnjë nostalgji për pushtuesit serbë të territoreve shqiptare dhe nuk po ka më në lidërshipin politik të Prishtinës, individë të deprimuar nga Beogradi.
Koha e ngritjes së personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor është pikërisht tani. Kurse asocimi i komunave serbe, është një Kalë Troje i Serbisë për Kosovën. Pikërisht në funksion të kësaj, ja pyetjet që mund të ngrihen në këtë kohë:
A është e përgatitur qeveria Kurti që ato që deklaron në funksion të bashkimit kombëtar, t’i arsyetojë juridikisht me marrëveshjen juridike të drejtpërdrejtë midis Shqipërisë dhe Kosovës? Kjo mbetet për t’u parë.
Po lidershipi politik i Shqipërisë, a është i gatshëm për të filluar stipulimin e marrëveshjeve esenciale Shqipëri-Kosovë? A e di Prishtina dhe Tirana që marrëveshja politike Shqipëri-Kosovë duhet të jetë fillimisht si marrëveshja ndërshtetërore në formimin e Bashkimit Evropian?
E di Tirana dhe Prishtina që një marrëveshje e tillë është preludi për të kaluar nga Bashkimi Shqiptar, në Bashkimin Evropian. E kuptojnë lidershipet politike në Tiranë dhe në Prishtinë se një marrëveshje e këtij karakteri është imitim juridik i marrëveshjes për Bashkimin Evropian, e cila kërkon referendum, por që ne mund ta bëjmë paraprakisht me vendimet e të dy parlamenteve?
E di elita politike Shqipëri – Kosovë që politika amerikane po e konsideron Serbinë si një shtet që ka humbur në luftë? A do të dalë dot politika shqiptare nga kompleksi Beograd – Moskë për shitjen e interesit kombërar?
A e di politika shqiptare që në median shqiptare, në Shqipëri dhe në Kosovë, ka ndërhyrje me para nga Moska, Beogradi dhe Athina, dhe këta individë i ka të provuar me emra tani politika amerikane? A do të jetë i aftë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për të dalë nga gravitacioni i rrezikshëm antishqiptar Paris-Beograd?
A e kupton dot politika e lartë e të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor që kjo ekzistencë dyshtetërore shqiptare, Shqipëri-Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, është juridikisht e barabartë me ekzistencën e dy shteteve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore, por me ndryshimin thelbësor që Kosovën nuk e ka formuar si shtet Rusia, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
A e di politika e lartë shqiptare që aleanca tepër speciale Shqipëri-Amerikë-Kosovë është personalitet tepër i spikatur i Shqipërisë në rrafsh botëror?
Këto janë pyetjet që ngre kjo kohë përpara dhe kundrejt lidërshipeve politike të të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Janë vetë historia e pritshme dhe që sigurisht që urrehen gjithë frikë nga Beogradi politik aktual. Në fakt, këto pyetje e kanë përgjigjen brenda tyre, prandaj nuk ka nevojë të zgjatemi, dhe gjithçka sigurisht do të vijë e të plazmohet si përgjigje nga historia që po ecën në favor të shqiptarëve…
ku ka me shqiptare o gjella
shqipja dhe zakonet shqiptare u dhjene kompet
femra te virgjera jo
familje te shendetshme jo
vrasje cdo dite po
ca mutin do!
shiko se mbesa jote shqiptare po del pa brek
Ik o kar mesjetar, me pseudo-nacionalizma kerkon te terheqesh vemendjen e njerzve.
Nje pyetje kisha une nga ana juridike Spartak Ngjela: Kosova nuk eshte shtet i perligjur nga OKB-ja dhe si e tille nuk gezon te drejta ndershteteriore, bile jane dhe disa shtete te BE qe nuk e njohin si shtet. Si ka mundesi te beje veprime te tilla, me duket se ka nje ligj nderkombtar qe nuk lejon veprime te tilla. Mos me krahaso dy Gjermanite se eshte probleme tjeter dhe ishin dy shtet te njohur. Tjetra, Amerika dhe Europa nuk kane pranuar akoma bashkimin e Krimese me Rusine, si mund te pranojne kete dhe ne fund a do jene te gjithe shqiptaret dakort per nje bashkim te tille sepse ka nje probleme edhe vete nga brenda Shqiperise per kete probleme duke e pare si pushtim te fundit jugun e Shqiperise. Nuk e di se sa i ndiqni insinuatat qe krijohen ,por qe Sali Berisha te jete jashte dyerve te qelive dhe mbeshtetja qe i ka dhen atij njerez ne Kosove e Maqedoni ne 1997 per pushtim e Jugut ka qene i madhe. Kane bere krime makabre. Gjithe oficeret e sherbimt te sigurimit kane qene nga keto ane dhe shume te dhunshem sidomos ne VLore qe ne fund dhe i dogjen! Keto gjera nuk behen me deshiren time apo tenden por do nje parapergatitje para referendumit ne qoftese behet ndonjehere. Prandaj lere tani per tani euforin patriotike ne vendin e saj dhe shiko se ku do shkojme me pandemine dhe zgjedhjet. Dhunimin qe i ka bere Jugut Sali Berisha me helme dhe aeroplane dhe duke mos bere asnje investim per 15 vjet qeverisje, eshte nje katastrofe kombtare . Une vetem keto vite po shikoj nje ndryshim te dukshem e paresor.
REALE….je vërtet shumë :Real në mendimet e tua.Flm. Vlora ime u katandis në popull hebre, kërma e lindur nga sperma e partizanit Serb mbolli tmer, por kori dështim në atë qytet, lapidar i qëndresës mbarëpopullore. Prandaj dhe në 25 Prill fleta e votimit është e barabartë me një fletë aresti, për falangat antishqiptare.