Ëndërr në sirtar, humor me Koço Devolen

29 Mars 2021, 12:12Blog TEMA

Nga Mitro Çela

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës na dërgoi ftesa: Filipit, Koços dhe mua.

“Ju pres ne Gjirokastër. Kemi festival…”

Hipëm në makinë. Filipi përpara. Ne mbrapa. Kur Filipi po dremiste, i them Koços.

-Dua të të tregoj një esse me humor…

-Ti e ke thënë vetë: Veshi i majtë më ka lënë shëndenë. Sipas ligjeve të perëndisë: kush nuk dëgjon: bërtet. Jo për gjë, por do zgjosh Filipin.

-Ok! Dikur, para Ezmerkës, më pëlqente një bionde. E gjatë. Me kaçurele. Me sy blu.

Në atë mot, isha memec . Goja më ka ardhur tani-vonë!

Bëra ca dredha dhe takova çupën:

Unë:- Të kam parë në ënderr!

Ajo:-Ishalla nuk më ke parë lakuriq! E kam për keq!

Unë:-Çneeee! Të kam parë me golf!

…Debil!…

-Biri im! Humori do fakte të vërteta. Kur i sajon, bëhet përrallë!- Tha Koçoja.-

-Ti thua para Ezmerkës. Me llogari ëndrrën me sy hapur, e ke parë para viteve ‘80-të. Në atë mot punoje në “ZP”. E kishe të ndaluar të ëndërroje për seks.

-Ta heq Ezmerkën?

-Nuk e heq dot, sepse është shënjë tradhëtie dhe…vaj të valuar në vesh…

Mbërritëm në Gjirokatër. Festivali fillonte pas tre orëve.

-Kemi kohë, – tha Filipi,- të shohim dyqanet.

Morëm përpjetë sokakëve. U futëm në një dyqan me gjëra artistike. E zonja rreth të 50-tave. Pa pyetur Filipi bëri prezantimin:

-Ky është Koço Devole,- i tha për mua. -Artist në estradë. Ne të dy jemi futbollistë.
-Më vjen keq. Nuk ju njoh. Kam jetuar në Greqi?!

Blemë disa suvenire. Filipi u largua. Mbeta me Koçon.
Më thotë shitësja:

-Zoti Koço! Më fal që nuk ju njoha. Çfarë pune bën në estradë?

-Marangoz!

Ngrita zërin, për të dëgjuar i zoti i emrit!

Dolëm nga dyqani. Më thotë Koço:
-Nuk gjete zanat tjetër për mua?…Mund të thoje: shakaxhi?!…Kjo tregon se të mungon batuta për tu bërë humorist!…Si puna e esse-së nudo, de!

4 komente në “Ëndërr në sirtar, humor me Koço Devolen”

  1. Endri says:

    Shume e thelle si humor, duhet ta lexosh edhe ta konspektosh 3 here edhe jarebi se del aty ku don.

    1. Jorgo says:

      Dava mitropano, po komenti yt me beri te buzeqesh

  2. Skenderbegasi says:

    Filipi me aq dremitje te gjate, pse
    I ankohet fiksit per prostat.

  3. Moli says:

    Ky i ziu ka pjerdh me kohe, Mitro te eshte zgjatur mjekra dhe te eshte shkurtuar mendja, se medemek na bere per te qeshur me kete humor kaps.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. Z
    Zeqine sallaksja byçe vogla

    Asnjehere nuk me ka pelqyer humori yt o debil! Me qe rije me te madhin Koço Devole dhe Filip Çakulin kujton se je edhe ti humorist??? Je kokē loqe ik se me mire se ty ben humor Gjekmarkaj?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje