Shqipëria ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik

31 Mars 2021, 12:23Blog TEMA

Nga Astrit Patozi 

Ne kemi bindjen se vendi ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Shqipëria nuk mund të zhvillohet duke u bazuar në ofertat e oligarkëve, por në një vizion të qëndrueshëm, që bazohet tek pasuritë kombëtare dhe mundësitë reale të shqiptarëve për t’i bërë ato efikase.

Vendi duhet të ketë prioritete të zhvillimit kombëtar, që nuk duhet të ndryshojnë sipas orekseve të qeverive të kapura nga korrupsioni.

Turizmi dhe bujqësia duhet të vihen në krye të projekteve për zhvillimin e vendit, ndërsa cilësia e arsimit duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare.

Shqipëria duhet të përgatitet për epokën digjitale të zhvillimit, duke e orientuar brezin e ri drejt një kualifikimi cilësor në këto fusha.

Shqipëria ka nevojë, gjithashtu, për një sistem taksash të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të llogaritshëm nga çdo qytetar dhe për një administratë, që shërben dhe nuk grabit.

Bindja Demokratike është e shqetësuar për ikjet masive të shqiptarëve dhe për zbrazjen e popullsisë nga keq-qeverisja. Ajo do të mbështesë projekte konkrete për të stimuluar rritjen demografike të Shqipërisë.

Ne mendojmë se Perëndimi është Siguria jonë Kombëtare. Bindja Demokratike konsideron si jetike ruajtjen e aleancës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ajo e vlerëson si arritje historike anëtarësimin në NATO dhe do të angazhohet fort që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian.

Ne mendojmë se çdo parti politike, që cënon orientimin perëndimor të Shqipërisë, është duke cënuar njëkohësisht sigurinë dhe vënë në pikëpyetje ekzistencën tonë kombëtare. Orientimi perëndimor i Shqipërisë është shtylla kryesore për sigurinë tonë kombëtare.

Në këtë kuadër, ne e shikojmë si jetike që i gjithë faktori shqiptar në Ballkan të orientohet drejt perëndimit, si e vetmja strategji, që na bën bashkë dhe na jep më shumë identitet.

(Nga “Plani ynë për një Shqipëri normale)

4 komente në “Shqipëria ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”

  1. Do thot edhe ky noi gjonqe ta justifikoje postin says:

    Keto jane te thenat e njeriu qe as i dhemb koka nga detyrat shteterore, as nuk madje si lidhet gomari. Ky nuk na thote se si konkretisht mund ti beje gjerat me mire. Ne nuk jemi si vendet fqinje qe skemi pasuri nentokesore. Turizmi dhe bujqesia, por edhe industrite jane te rendesishme.
    Kemi bindjen te thuash nuk mjafton. Duhet te shpalosesh strategji konkrete, se perndryshe askush siu merr seriozisht.

  2. SB says:

    lere Titi lere se ju pame juve kur ishit ne krye.
    Te gjithe njesoj jeni, shikoni cmund te rrembeni se te tjerat do rregullohen.
    E njejta muzike po artiste te tjere

  3. ...... says:

    prandaj vota per bashen!
    bythlepires si mero nuk mund te jesh human

  4. Erdogan says:

    Albania e tre Identiteteve,Feve,Kulturave,Interesave asaj Greke,Epirote,Ilyre, Italiane dhe Turke nuk ka as shansin me te vogel te bashkejetojne.
    Kjo eshte vertetuar historikisht edhe ne Diktaturen Komuniste qe Shteti i vetequajture Shqiptare u perpoq dhe perpiqet te injoroje prezencen mijeravjecare te Greqise duke u mohuar edhe Kombesine atyre qe nuk u Turqizuan,si psh ne Bregdet.U hoqi shkollat Greke te folura qe nga koha e Majmunit,u perpoq tju ndryshoi Identitetin,Historine,Kulturen.
    Dhe kjo nga nje popullsi e identifikuar me pushtuesit si Osmane dhe Fashiste te Italise eshte me e pakta Vetevrasje,Hipokrizi.
    Vete ndryshimi i Toponimeve Greke te Lashta dhe Bizantine nga Osmanet ne Epir,gluha (Glosa) e folur dhe e shkruar e Epiroteve ne Ilyri ne latinisht 80% e ben kete Shtet (State) te dale nga dy Perandorite e fundit qesharake.
    Vete flamuri Greke i Bizantit i marre nga Jeorgios Kastriotis nga Kostantinopolis (sot Stamboll) si simboli i ketij Pashalleku te “Pamvarur” qe quhet Albania dhe ndryshimi i Emrit ne Gjergj Epirotit Kastriotis, eshte nje pike ne oqean perpara propagandes antikombetare Greko Ilyre nga armiqte e vertete ne Emer te nje shteti artificial dhe pa histori si Albanistani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje