Presidenti Joe Biden i ofoi Ukrainës mbështetjen e patundur të Amerikës në këtë periudhë të shkallëzimit të tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë në vijën kufitare. Presidenti amerikan e shfrytëzoi telefonatën e parë me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski të premten për të diskutuar situatën në rajonin e Donbasit.
Ukraina, vendet perëndimore dhe NATO-ja kanë shprehur shqetësim për përforcime trupash ruse të dërguara rishtazi pranë këtij rajoni në lindje të Ukranës, ku veprojnë grupe separatiste pro-ruse. Ata e akuzojnë Kremlinin se po përpiqet për t’u dhënë zemër separatistëve që të zgjerojnë territorin që kanë marrë nën kontroll që në 2014.
“Presidenti Biden riafirmojë mbështetjen e patundur të Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial të Ukranës përballë agresionit të vazhdueshëm rus në Donbas dhe Krime,” thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Por të premten Kremlini u kundërpërgjigj me tone më kërcënuese duke thënë se Rusia mund të ndërmarrë “hapa shtesë” nëse Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja shtojnë praninë e tyre pranë kufirit rus në përgjigje të situatës në Ukrainën lindore.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov e akuzoi Ukrainën se po kryen “provokime të përsëritura” në rajon dhe tha se situata është “vërtetë e frikshme në vijën e kontaktit”.
Më herët këtë javë, Rusia tha se shkallëzimi i tensioneve në Donbass mund “të shkatërrojë” Ukrainën dhe paralajmëroi kundër dislokimit të forcave të NATO-s.
Konflikti mes Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë mori zjarr në 2014, pasi Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë dhe u doli në krah grupeve separatiste në lindje të Ukrainës.
po franca pse nuk del hapur ne mbeshtetjen e ukrahines dhe te coje atje ndonje anie luftarake sic ben ne egje me turqit qe del hapur kunder nje shteti anetar i natos ne mbrojtjen e nje tjetri qe eshte greqia,nga kush nato do trembet putini,nga natoja perberese me macronin qe mori gjyshen e vet per grua,apo nga turqia qe i shet arme,apo nga italia qe ka qen gjithmone pro rusise,mos te flasim pastaj per grekun,qe stomakun ne europe,dhe zemren ne rusi etj,kete lloj natoje rusia e putinit e shkel me te dya kembet,ukrahina te shtrengoj forcat e veta dhe ti dali zote vendit te vet,se te jete per naton nuk ka gje ne drit,ku gjysma e natos eshte edhe me rusine,ku je moj france qe nuk ven qetesi ne kufinjte e europes veriore,po vjen dhe ben lemsh egjeun,se po plasi edhe ne egje,greku vetem do luftoj se francezet nuk jane nga ata trima te vriten per grekun,prandaj kjo eshte nje mesim edhe per grekun fqinjin tone,se kur vjen puna tek zjarri,te lejne ne balt,keshtu premtuan dikur franca amerika anglia qe ne jemi garant per kufinjte tuaj ukrahine,prandaj dorezoja armet berthamore rusise dhe rri pa breke 1993,20 vjet me vone rusia pushtoi krimlene,ku eshte garancia ketu????ky eshte mesim edhe per greqine,kur te bej bam,te tjeret do flasim per mbeshtetje,po gjaku do jet i juaji qe do derdhet kuptohet edhe nga pala turke,po pse te ndodhin keto,sepse i fryjne te tjeret per interesat e tyre dhe te grekeve,kujdesni,nje lufte e madhe frontale rusi ukrahine nuk eshte mire edhe per ballkanin qe eshte fuci baruti,po doli nga kontrolli do ta paguajme te gjithe kokeforcine tone me malet e leshit qe quhen kufinjte tane gjasme,zoti e krijoje globin per te jetuar te gjithe se bashku ne paqe,fjala kufi ka vrare me miliona njerez dhe vazhdon te vrase,shpresoj dhe uroj qe ukrahi bashk me rusine te gjejne gjuhen e tyre te perbashket larg konfliktit ushtarak,edhe greket me turqit uroj qe nje dite te gjejne gjuhen e tyre te perbashket.
Mos e krueni shume,se do jete ma rande se 1000 covitat dhe euvrop do fundoset,zgjedhja ashte federalizimi i Ukrahines dhe zhukja e nazisteve ne Ukrahine e Donbasi te mos mbaje shkretinat e Ukrahines e nazistat kjo ashte zgjidhja dhe kete e dine cdo hajvan ne euvrop. Euvropa ja pagoje piramidat finaciaret njeher e do behet gabimi ma i rande qe do paguaj mbas luftes.Krimeja nuk ka qene kurre e Ukrahines por edhe donbasi u bashkua si popuj sllav por jane puro Rus