"Se s’dashuroja as unë as ti, po dashuronte dashurija"! Rama e nis ditën me poezinë e Lasgushit e shkruar në stolat e parkut të Pogradecit

6 Prill 2021, 08:38Sociale TEMA

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka publikuar një foto me një poezi të Lasgush Poradecit të shkruar në stolat e parkut të qytetit të Pogradecit, investim ky i kryer nga bashkia në kuadër të Rilindjes Urbane.

Duke uruar qytetarët mirëmëngjes, Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij në mediat sociale me poezinë ‘Ku shtrohet vala’, të poetit Poradeci i cili ka krijuar dhjetëra poezi frymëzuar nga dashuria dhe bukuria e qytetit.

Rilindja Urbane në Pogradec është një proces në vazhdim, ku siç bëri me dije kreu i qeverisë një ditë më parë po punohet intensivisht për përfundimin e kualifikimit urban dhe shtimin hapësirave të gjelbra në qendër të qytetit dhe shëtitoren buzë liqenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje