Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones festojnë 20 vite martesë dhe dashuri. Një nga çiftet më jetëgjatë në Hollivud, tregon se sekreti i martesës së tyre është lidhja e fortë që kanë me njëri-tjetrin, humori dhe fakti që respektojnë hapësirat e secilit.
“Së pari, ne bëjmë shumë qejf bashkë! Bashkëshorti është 25 vite më i madh se unë, ky nuk është sekret. Dashuria konstante dhe respekti janë çfarë na mbajnë bashkë. Ne kurrë se kemi humbur sensin e humorit dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit”, u shpreh aktorja për WSJ Magazine.
Catherine Zeta-Jones shton se çifti kalon shumë kohë bashkë për shkak të profesionit që kanë.
“Ai dhe unë kalojmë shumë kohë bashkë sepse ndryshe nga çiftet e tjera s’kemi pasur kurrë një orar fiks pune. Ne ose jemi në punë, ose jemi pushim. Pra unë mund të punoj 16 orë në ditë, por edhe mund të jem gjithë ditën në shtëpi. Me pak fjalë, ka pasur shumë kohë të lirë që të jemi vetvetja.”. Çifti kanë dy fëmijë, Dylan 20 vjeç dhe 17-vjeçaren Carys.
Ka Femra si Zeta qe te bejn dijn ti bejn M te Lumtur lol
Sekretin femra e mban te fshehur .
Nqs do ta tregonte ate …s’do ishte me Sekret ?
Kjo femer eshte si puna e veres, vitet qe kalojne e bejne me te shijshme ?
Wendy B ,
eeeeeemmmmmmm me te mir s’gjen dot
per ate lloj Vere vdesim Ne
amon mos na e kujto ?
o le le mi Zeta mia , per ato sy te qeshur
“Sonte naten jam posht ballkonit , e dashur” ?
—
Ate Filmin e ka qare kjo me Banderas nooo ?