Astrit Patozi: Mbështesim industrinë fason dhe punonjësit e saj

13 Prill 2021, 17:18Politika TEMA
Astrit Patozi: Mbështesim industrinë fason dhe punonjësit e saj

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka vizituar një biznes fason në Babrru të Tiranës ku ka shpalosur programin sa i përket mbështetjes që synohet të ofrohet kësaj industrie.

Disa nga detajet e takimit ai ka zgjedhur t’i postojë në rrjetin social Facebook ku shkruan:

“Me Alba Dervishin shkuam sot në një ndërmarrje fasone në Babrru të Tiranës.

Bindja Demokratike mbështet fort biznesin dhe ata që mbajnë familjet e tyre me djersën e ballit dhe me punë të ndershme.

Ne kemi planin tonë për Shqipërinë normale, i cili i jep prioritet kësaj industrie dhe punonjësve që e kanë të lidhur jetën e tyre me këtë profesion.

Ne duhet ta detyrojmë qeverinë t’i kthejë sytë tek ky lloj biznesi, i cili mban me punë dhe me të ardhura mijëra familje.

Le t’i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre në parlament, nëse duan që zgjidhja e problemeve të vijë më shpejt.

Alba Dervishi është sipërmarrësja, që e ka lidhur jetën e saj me industrinë fasone”, nënvizon Patozi.

1 komente në “Astrit Patozi: Mbështesim industrinë fason dhe punonjësit e saj”

  1. Cudia says:

    Ky me hap barkun…. edhe këpucar nuk e ben dote jo me deputet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje