Ndërsa Partia Demokratike ka ngritur akuza për përdorimin e të dhënave personale të portalit e-Albania për llogari të fushatës se Partisë Socialiste, sot anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, pikërisht kordinator i IT, ekspert i fushës në këtë parti, Endri Hasa, ka pranuar publikisht, në një intervistë të dhënë live për Top News se e-Albania grumbullon të dhëna që në fakt zotërohen nga institucione të tjera, duke mohuar deklaratat e vetë partisë së tij, që pretendon se të dhënat që kanë dalë në media gjenden në një institucion të vetëm, në e-Albania.
Një nga pyetjet e gazetares ishte:
Dua t’ju pyes juve si kordinator IT me eksperiencën që keni, këto të dhëna që aludohen se janë marrë në e- Albania, mund të gjenden edhe në klinika mjekësore, në shërbime postare, në kompani shërbimesh të ndryshme? Pra, ku qëndron fakti se këto të dhëna kanë dalë nga e – Albania?”
Në përgjigjen të pyetjes, Hasa u shpreh qartë:
“Numri i ID përdoret kudo. Nuk aludoj në asnjë moment që këto të dhëna gjenden vetëm në një institucion aq më tepër edhe duke e njohur personalisht se si është ndërtuar e-Albania di edhe faktin që e-albania grumbullon të dhëna që zotërohen edhe nga institucione të tjera.
Portali në vetvete nuk bën atë që është ndarja e të dhënave apo jo. Portali ka një ndërfaqe për qytetarët. Të dhënat janë pafund, nuk besoj se adresohemi tek një burim. Ajo që fokusohemi është perdorimi i çdo informacioni që ka shteti për përfitime elektorale”.
Pyetjes: “Pra, ju nuk e shikoni përgjegjës në mënyrë të drejpërdrejtë e- Albanian në këtë çështje?”, Hasa ju përgjigj: “Janë gjendjet civile, janë tatimet, janë një sërë institucionesh, që administrojnë të dhënat. Në momentin që nuk ke referim konkret që ky numër kujt i përket dhe si është i lidhur, unë nuk mund të flas teknikisht se nga ka buruar ky numër”, sqaroi kordinatori i IT në PD.
Babalejte ne kerkon te serise humbur pyjeve te ashashit???
PD e ndjen se do humbase shume thelle zgjedhjet prandaj si gjithmone po pregatitet per varjantin e dyte per ti kontestuar ato.Ne 26 prill pas humbjes se turpshme ata fillojne protestat e dhunshme ashtu si I ka “edukuar ” plaku Sali. Por rakun e popullit do marin.Shpresoje qe kete here nderkombetaret te nderhyje me trupa dhe te arrestojne shkaktaret
Kjo fushate e pedorimit e të dhënave personale te marra nga e-albania dhe sidomos angazhimet e te dashuruarit mbas kolltukut te kryeministrit Luk Basha,me ngjajnë si te ne pantallona.
Në çdo zgjedhje komisionerët e të tre krahëve me lista votuesish janë pajisur nga partitë…Bërtisnin numrin e votuesit…dhe secili e rrethonte…Ata që nuk qenë paraqitur lajmërohen për të mos u vonuar…