“Basha do na fusë në BE”: A do të kërkojë kreu i PD hapjen e Konferencës ndërqeveritare, nëse humb zgjedhjet?!

13 Prill 2021, 17:27Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Call center-ët e Partisë Demokratike kanë mbi dy javë që marrin privatisht njerëzit nw telefon dhe u lodhin kokën me pyetjet: “A e doni Shqipërinë në BE, çfarë mendimi keni për Europën dhe a doni që Lulzim Basha t’ju fusë në Bashkimin Europian”.

E më pas edhe spoti i Bashës, ku shfaqet si magjistari që do ta fusë Shqipërinë në BE menjëherë, e më pas sot thotë se do të hapë  negociatat me BE-në brenda 100 ditëve.

Europa dhe integrimi europian është mirë që të jetë një temë e debatit të fushatës zgjedhore, madje do të ishte mirë që kjo temë të jetë shpesh objekt i diskutimeve në panele, institucione, shoqërinë civile, media, apo edhe nga opozita.

Çështja e BE-së, në një vend që beson kaq shumë tek Europa, ja vlen të ushqehet dhe të jetë në krye të axhendave politike.

Mirëpo çështja është se realisht kjo temë është keqpërdorur aq shumë ndër vite, sa ka dalë mode, madje mund të thuhet fatkeqësisht që si retorikë i ka dalë boja.

Edhe mënyra sesi shtrohet diskutimi në publik nga ana e Lulzim Bashës, duket se është gjetur një shteg, për t’i ikur temave të mëdha të debatit, siç janë panemia, rindërtimi, reforma në drejtësi etj.

Deklarata e “bujshme” e hapjes së negociatave brenda 100 ditëve është një logjikë e pakuptueshme, pasi tashmë është bërë e ditur nga krerë të ndryshëm të vendeve të BE-së se pas zgjedhjeve në Shqipëri, por edhe atyre në Bullgari, që e përdorte Maqedoninë e Veriut si çështje elektorale, do të hapen Konferencat ndërqeveritare për të dy vendet, ndërkohë që hapja e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut kanë ndodhur një vit më parë në Konferencën e Zagrebit.

Megjithatë, duhet të thuhet se procesi i integrimit europian nuk ka qenë një çështje që ka bashkuar palët në Shqipëri, por një armë politike që është përdorur nga palët vetëm për të mos lejuar palën që është në qeveri të arrijë një sukses politik.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur realisht ishte e mundshme një rihapje e kësaj çështje, që erdhi nga ngërçi i çadrës apo edhe reformës në drejtësi, ku PD u rrezikua të përjashtohej nga PPE-ja, ishte po PD që loboi që negociatat të mos happen ne Ramën kryeministër.

Dhe ky lobim solli një përlasje e ecejakje dy palëshe në grupet e Bundestagut gjerman, ku PD dhe PS përplaseshin me njeri- tjetrin.

Në fund Bundestagu miratoi një rezolutë të Komisionit të Jashtëm, ku integroi pika që të bashkonte të dyja palët.

Shqipërinë në BE nuk mund ta fusë Lulzim Basha, apo ta largojë Edi Rama.

Siç u bë e ditur gjatë vizitës së Ramës në Bruksel, si shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell, ashtu edhe komisioneri për zgjerimin, hapja e konferencës është një çështje kohe, pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Brukseli pret që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një standard i plotësuar në rregullsi, por edhe në pranimin e rezultateve nga të dyja palët.

Por a do ta kërkojë Basha hapjen e Konferencës ndërqeveritare nëse nuk bëhet kryeministër?

Kjo është në fakt pyetja që kërkon përgjigje, madje të menjëhershme…

8 komente në ““Basha do na fusë në BE”: A do të kërkojë kreu i PD hapjen e Konferencës ndërqeveritare, nëse humb zgjedhjet?!”

  1. luani u.s.a. says:

    Jane lodhur dhe deshpruar populli shqiptar me parti politike dhe kryetar te partive politike te vjeteruar qe e kane shkaterruar dhe varferuar vendin dhe popullin se anarkise dhe kaosit,sidomos me kryetarin e PD Lulzim Basha i cili si ish minister i transporteve ne qeverine Berisha vodhi 130 milione euro dhe asnje here nuk shkoi ne prokurori dhe gjykate duke u arsyetuar me raporte mjekesore me kete populli nuk kane se per cilen parti politike te votojne?!

    1. Çun QYTETI says:

      Basha të na fusë në BE ?
      A me tër mënt e ke ?
      Mos kërko tjetër mesele.
      Basha e çon Shqipërinë vetëm në HALE.
      Këtë, të sigurtë e me garanci e ke.

  2. Vranakonti says:

    Po,Basha e bene dhe e fut shqiperine per 100 dite se ai eshte presidenti i KE eshte me i madhi I BE.Do pyetet Basha pastaj do filloi pune BE-n.Sa budalla qe eshte.Hajde jepi voten ketij tutkuni.

  3. Ed says:

    KY COPE MUTI PO PAGUANTE QE NE TE MOS HYJME
    I PA FYTYRE

  4. Polıtıkanı says:

    Armıqet e Shqıperıse sı Lulzım Bashe dhe ShtremaluqıIlır Meta nuk e duan Shqıperıne ne BE keto dy edhe me perpara kane qenekunder,Nuk ka sı tekuptohet ndryshemos futja e Shqıperıse ne BE,

  5. ben says:

    Se pari, Basha ka zero mundesi qe te behet K. Minister, prandaj pyetja e fundit eshte pa kuptim.
    Se dyti, perse akoma i meshohet “deshires” se shqiptareve per te hyre ne BE?
    Jam i bindur se po te beheshin sot sondazhet, numri i shqiptareve qe nuk duan te hyjne ne kete grupim te deshtuar shtetesh eshte ne rritje te vazhdueshme. Ka 30 vjet qe Europa po na ngop me luge te zbrazur duke na vene kushte pas kushtesh dhe kur ato plotesohen, shtojne kushte te reja qe asnje vendi me pare nuk ja kane kerkuar. Bile, ajo qe eshte me qesharakja eshte se keto kushte nuk i plotesojne edhe vende qe jane aktualisht anetare te BE-se.
    Se fundi, si ka mundesi qe akoma kerkohet te hyhet ne kete organizim shtetesh qe perdor standarte te dyfishta. Ne kohen kur Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut i vihen pengesa pas pengesash, Serbise ka 2 vjet qe i jane hapur kapitujt e anetaresimit. A ka diskriminim me te madh qe te hapen negociatat me nje shtet agresor si Serbia, qe ka vrare me mijera vete ne ish Jugosllavi, dhe te mos hapen negociatat me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Ky eshte kulmi i pafytyresise se BE-se dhe juve akoma kerkoni te anetaresoheni atje.
    Vetem idjotet nuk arrijne te kuptojne se kerkesa per tu futut ne BE tregon inferioritet te theksuar dhe mungese karakteri njerezor.

  6. Tirana says:

    O….popull …..ky bastard me mbiemrin Basha. ..eshte i konsumuar. ..ka lobuar kunder integrimit. ..ja nxiu emrin Shqipes. ..Evropa do na pranoje kur do ajo. ..jo Lyli. ….

  7. Konjak says:

    Ne BE futet ,– nese do futet — populli , jo thjesht Kryeministri apo ministrat , si dhe lideri i Opozites apo Presidenti . Por qe BE do na fut ne grupin e saj , kjo do ndodhe pa tjeter . BE–ja ka nevoje per nje popull , ” me shumice teper , teper te ” zgjuarish ” , pa lere per te ” zgjuar ” qe ka pa hesap ” ; dhe ata do ken hall se c’far do bejne me kete far–fari te zgjuarish , qe do ju mbeten ne dere . Ky eshte halli i BE–se ; Prandaj kur te mbaroi me projektin , do na fut ne unionin e tyre , dhe do na caktoje secilit nga nje pergjegjesi si , Kritik te letersise , gazetarise , analizave , moderatoreve , politologjise , artit , kultures , e gjithe e gjithe c’ka kjo bote . Keshtuqe mendja , nukse do na veje , kot me kot , si tani , qe nga mungesa e punes , ku jemi ” specialiste” te mbaruar , e perdorim mendjen dhe aftesite tona , duke dhene flet nderi njeri–tjeterit , me fjalorin e arte si : Hale , mut , shkerdhat , te qi…a robt , te qi…a moteren , bir kurve , e te tjtera – e te tjera xhevahire si keto , dhe me keq se keto . Pa lere per bemat tona te shkelqyera si , prodhim kanabisi , marijuane , kokaine e lloj–lloj marrezirash me prostitucjonin , me krimin njerezor , vjedhje , e lloj – lloj bemash nga me te pa digjuarat mbi kete toke . Keshtuqe ne i plotesojme , biles i kemi tejkaluar me kohe , kerkesat e BE–se per te na bere anetar te saj . * Ne vetem te zgjuar te ishim ; — jo shume te zgjuar — , sot do ishim si gjithe perendimi , dhe do ishim anetare te BE-se me kohe * .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje