Policia e Malit të Zi ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar Anton Gjinaj, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të Interpol Madrid.
Mediat malazeze raportojnë se Gjinaj është arrestuar në vendkalimin kufitar Rozaje.
“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej me një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, për të vuajtur një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.
Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importin, magazinimin dhe shitjen e 50 kilogramëve heroinë në Spanjë, në zonat përreth qyteteve Murcia dhe Alicante”, ka deklaruar policia malazeze.
Pashk Rrapi, allias Gjinaj nëpërmjet kompanisë së tij ‘Alessio-2014’ ka një prezencë të madhe në ndërtimet private dhe publike në Shqipëri.
Ec aty Erion djali , se në SPAK e BKH do flasi djalli .
Prit prit , se do dalin gjithë poshtërsitë, që i ke bo pronave private e sidomos atyre publike , sa që, jo veç rinia , por dhe të vjetrit po duan me hik prej Tirone e nga Shqipnija . Do e tregosh vetë , se kush të frymëzoi e mbështet me ja bo jetën ferr gjithë qytetarëve të Tiranës , Durrësit dhe zonave për rreth , plus gjithë shqiptarëve që i zen tmerri kur i thu do vijsh në Tiranë . Nuk le rrugë , cep trotuarësh e lulishtesh , mbi tokë e nën tokë pa dhënë me qera , dhe dreqi e merr vesht si po i përdor me Vetëadministrim ( Ndërmarrje ndërtimesh në Bashki )pa pyet e pa dhënë llogari paret e popullit që i ka shku thika në rrasht . Ke 5-6 muaj ( premtuat për 4 ) e sa do vazhdoj, që i keni nxi jetën , duke i marrë përditë orë jete , pare makinash karburanti me mijëra njerëzve nga stresi dhe trafiku i rënduar ) Fatura ka tejkalu disa fish atë rrugë, që s’kishte nevojë me e luajt se i kishte 8 korsi . Ndotja ka kap shifra alarmante .
E keqja është , se duke pasë monizëm si në pushtet qëndror dhe 100 % në atë vendor , ju duket vetja zot . Vazhdoni, se sa më shumë të qëndroni , aq më shumë do e shtoni zullumin , e aq më fort do vriteni kur të bini .
Nxirrni vendime për çvleftësimin e pronave e trojeve të Tiranës , për me i pas kollaj me ju sul si çakejt me ndërtu ky lloj kallupi bashkë me të tjerë , e me i pas ju hazër si padronët e rinj tgë Tirponës e gjithë Shqipnisë . Ec aty Erdogan .