Nga Aranit Muraçi
Kryeministri Edi Rama kur hapi fushatën, sulmoi ashpër disa eksponentë të opozitës. Mes tyre, veç ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta, më e goditura prej tij ishte edhe Grida Duma, ose “gridarja” siç e quajti ai.
Demokratët besonin gjerësisht se Grida Duma do të udhëhiqte fushatën e kryeqytetit, derisa doli lista zyrtare.
Por kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si për çudi i kishte “miratuar” me kohë sulmet politike të Ramës duke e transferuar Grida Dumën në Rrogozhinë. Ndërsa kryeqytetin dhe numrin “2” Basha ia besoi rivales së saj në parti, Jorida Tabakut.
Grida thuajse është harruar edhe nga mediat e djathta gjatë fushatës. Në të kundërt Jorida Tabaku, e pasulmuar asnjë ditë politikisht nga PS-ja, po shfaqet si në “mediat” e Ramës, ashtu edhe si më e preferuara e Bashës, në parti.
Basha ishte dje në Rrogozhinë. Pavarësisht pakënaqësisë së saj, Grida Duma shfaqi entuziazmin e fitores bashkë me elektoratin.
Me shpresë se diçka do të ndryshojë pas 25 prillit dhe do të rimarrë pozitat që pretendon në parti, Grida Duma mësohet se nuk e ka fshehur tërë këto ditë zhgënjimin e saj nga Rama dhe Basha, madje i druhej ndonjë marrëveshje të fshehtë mes tyre, çka ashpërsoi konkurencën dhe përmbysi ambicjet e saj në parti.
A po distancohet vërtet Basha nga ata që nuk preferon Rama në PD, si kusht për t’u përgatitur para një bashkqeverisjeje pas 25 prillit?
Dhe e njëjta strategji po ndodh edhe me PS-në që në krye të qarqeve aktivizoi emra të rinj, me të cilët partia më e madhe opozitare mund të bashkëpunojë, me justifikimin e thjeshtë: për të ardhmen e Shqipërisë në BE, sipas modelit aktual gjerman.
Dhe kështu PS dhe PD mbeten duke mbajtur njëra-tjetrën, sikurse besohet prej tyre se ka ardhur koha të shkrihen të gjitha partitë e tjera!
Pavarësisht qejfmbetjes së momentit nga Grida Duma!
GRIDA DUHET TE PREGATITET MORALISHT, QE DO TE DALI ME DUAR BOSH NGA BASHA. PS DO TE QEVERISI ME PD . NDERSA PER GRIDEN KA VETEM ???????♀️?♀️?♀️???????????????????
Të dy e kanë mërzitur Gridën.
Rama e sfidon, mbasi ka shefe prapavije Lindën.
Basha, ka frikë ta afrojë, se e këput në dysh Aurela.
O Gridë, gjej ndonjë hu tjetër, mbasi këta kanë se ku e çojnë ……
HAHAHAHAHAHA…shifeni ne foto si ja mcef Luli akulloren Grides. Ka frike i shkreti se ajo po e pa e rrembe dhe fillon e lepin…e din fort mire zanatin bundra.
Mbas 25Prillit Basha do te kete mbeshtetjen dhe ndihmen e Rames ,SHBA dhe BE per te perfunduar plotesisht reformimin e PD ,ne kete faze te reformes qe e ka nisur me perpara,Ai tani do ta nisi nga vetja e tij duke u distancuar plotesisht dhe duke u sheputur pergjithmone nga kthetrat e Berisesh dhe do te vazhdoje me Gridaret dhe Babalet qe me 25 Prill do te kene fundin e tyre duke qene pergjithmone larg politikes, pse jo ndonjeri prej tyre mund te shkoje te perballet me drejtesine per veprimet kriminale, per mashtrime me pasoje vjedhjen e qytetareve apo per veprimtarive te tipit Babale.
Ik o grida boll u more me njeres jo te sojit tend .
Ti kishe ber nje lidhje martese me nje djalin e nje doktori Pandeli Cines nje hikon e doktorates shqiptare .
Qe berati e respekton ate familje .
Ktheu ne rrugen e perendis se ketyre po i vjen fundi .Skan rrug tjeter .Kan rren perandori dhe jo keta hajdut bande kunder popullit .
Bashkohu me revolucionin jo me keta ihena e qjak pires kriminela .
Ik o grida se nuk je rraca e tyre ti dukesh qe ne fytur cdo qe e ben me himponim .Jo me deshiren tende .Mundohu te behesh si keta po nuk behesh dot teta jan te shitur ngopesira e tyre eshte kur populli vuan .
Nuk je nga kjo soj ti .Doktor ishte dhe Pandeliu dhe me i mir se Berisha po nuk e fedhiqi fytyren me larot e Nexhmies dhe Ramiz Alis .I ka par ca soji jan prandaj ik dhe bashkohu me rrevolucionin .Revolucioni tani po fidhon .Fundi ketyre po i vjen .Koha eshte e popullit .Duron duron po po shpertheu te qjejne vend ku te futen se dhe Bota keta fera nuk i do