Ngjarja në Mamurras, 6 persona qëlluan me shkopinj policin David Madani

15 Prill 2021, 21:55Kronika TEMA

David Madani, efektivi i arrestuar për plagosjen e dy kolegeve te tij në Mamurras ditën kur ndodhi ngjarja me 13 prill nxitonte të linte shërbimin pasi djali i tij i vetëm kishte përvjetorin e 15.

Ndonëse ai kreu detyrën, 6 persona nuk e lanë të shkonte pranë familjes, 3 prej të cilëve ende të paidentifikuar. Pas dëshmisë së dhënë para hetuesve 45-vjecari tha se në mëngjes në orën 9 e 30 ishte thirrur nga shefi i stacionit të policisë Eduard Hoxha I cili I kishte thënë se do shkonin në një kontroll.

Së bashku me kolegun e tij Ilir Zeka u nisën pas makinës private të shefit dhe ndaluan në lokalin në pronësi të Lek Fufit. Gjatë hyrjes në lokal ata janë përballur me një person i identifikuar si Mir Fufi e që më pas rezultoi se ishte Nikoll Vorfi me identitet të ndryshuar.

Pas debatit të tij me Eduard Hoxhën, Fufi është shoqëruar në komisariat ndërsa sqarimi i rrethanave të ngjarjes është bërë nga kreu i stacionit të policisë.

Kur mbaroi turnin, efektivi David Madani nga Tropoja u vesh civil dhe u nis për në shtëpi. Kur ka qenë në qendër të qytetit dy automjete njëri Porche Cayenne dhe tjetra një Audi Q5 erdhën me shpejtësi dhe prej tyre dolën 6 persona me shkopa bejzbolli.

Prej tyre Madani njohu vetëm Mir Fufin i cili ndonëse u shoqërua u la i lirë pas sqarimit me shefin policisë Eduard Hoxha. I gjendur përballë këtij sulmi Madani nxori armën e shërbimit paralajmëroi, qëlloi dy herë në ajër që agresorët mos ti afroheshin. Pavarësisht kësaj ata e sulmua nduke e goditur me shkopinj.

45-vjecari tha para hetuesve se gjatë kohës që goditej me shkopa bejsbolli në mënyrë të pavullnetshme arma u shkrep dhe 3 herë të tjera. Sipas dëshmisë rastësisht në vendngjarje ka qenë patrulla e rendit e turnit të dytë e që mbetën të plagosur.

Madani akuzohet për dy vepra penale nga shërbimi për çështjet e brendshme ndërkohë që policia e shtetit ende nuk ka identifikuar 3 agresorë të tjerë. Nga ana tjetër efektivët që ndodheshin aty ndonëse njëri prej tyre u plagos nga një plumb rikoshet nuk kanë njohur asnjërin prej agresorëve. E vetmja dëshmi në prokurori është e policit Madani I cili nuk mundi të festojë ditëlindjen e 15 të të birit.(A2)

2 komente në “Ngjarja në Mamurras, 6 persona qëlluan me shkopinj policin David Madani”

  1. Guxim says:

    Si mund te akuzohet polici ketu per veper penale?

    A jeni ne rregull mer shtet robqir?

    6 malok kriminel shkojne dhe i bien policit me shkopa dhe polici eshte nen akuze per 2 vepra penale?

    Dhe nuk jane identifikuar ende 3 robqirat e tjere?

    Ja kush eshte shteti dhe policia e Edi Rames pra.

  2. asd says:

    Historia nuk eshte as bindese dhe as llogjike. Ka nxjerre armen, ka qelluar ne ajer, pastaj e kane sulmuar, pastaj … ai ka futur armen ne xhep, kane vazhduar ta rrahin me shkopa basebolli per 10-15 min deri sa kane nderhyre edhe dy efektivet e tjere. Nderkohe, ketij heroit i ka shperthyer arma neper breke … dhe per cudi ka plagosur jo ata qe e rrahen per 10 minuta… por qe te dy efektivet, shoket e vet.
    Sikur te jete e vertete sic e tregojne policat …eshte akoma me qesharake. Tre police qe shkojne te ndalojne krimin … plagosen te tre me njeri tjetrin. As Jim Carrit tek filmi “maska” nuk i kane ndodhur ngjarje kaq qesharake.
    E verteta eshte se keta (policet) merren vete me krim ne vete te pare. U ka “rreshkitur ngjarja” nga duart dhe po e mballosin me genjeshtra. Gjithesesi shefat e tyre jane me keq se keta. Sa me shume te “ngjitesh”, aq me e krimbur eshte situata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje