"Embëlsohen" hajdutët në Lezhë, nuk kursejnë as bletët: Vidhen 11 koshere në fshatin Grykë-Manati

16 Prill 2021, 14:55Kronika TEMA

Hajdutët në rajonin e Lezhës, nuk po kursejnë as bletët. Mbrëmjen e së enjtes u vodhën 11 koshere bletë brenda një parku në fshatin Gryk- Manati.

Rasti është konstatuar nga pronari i tyre mëngjesin e së premtes dhe menjëherë ai ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Aranit Marku thotë se është rasti i dytë në harkun kohor të tre viteve që i ndodh një gjë e tillë.

“Kam një park bletësh, prej 25 copë. 11 më kanë vjedhur. E dyta herë që mi kanë vjedhur.

Mi kanë vjedhur dhe para 3 vjetësh në Fushë-Kuqe, 5 copë. Këtu mbrëmë.

Sot e konstatove, Dyshime kemi, por kur nuk sheh njeri nuk ke çfarë të thuash. Më kanë marrë 11 koshere”, tha poseduesi i bletëve, Aranit Marku.

Fenomeni i vjedhjes së bletëve në Lezhë mbetet shqetësim, ndërsa zbardhja e ngjarjeve të tilla apo dhe parandalimi i tyre është në përmasa mjaft të ulëta.

1 komente në ““Embëlsohen” hajdutët në Lezhë, nuk kursejnë as bletët: Vidhen 11 koshere në fshatin Grykë-Manati”

  1. Shume ka vjedhur. Nje duhet, sipas popullit, te vidhet nga ai qe ka ndermend te behet bletar. Nje duhet ta bleje e nje duhet tja fatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje