Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të PD në Kavajë. Një i plagosur

19 Prill 2021, 19:45Kronika TEMA

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Kavajë.

Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur. Shtetasi Bledar Okshtuni është qëlluar me armë zjarri në pjesën e këmbës.

Ai është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet për rastin.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ku ka mbetur i plagosur një 27 vjeçar.

Në deklaratë thuhet se autori i dyshuar është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.
Njoftimi:

Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 19:00, në lagjen nr.4, në Kavajë, shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Qytetit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

2 komente në “Të shtëna me armë në një zyrë elektorale të PD në Kavajë. Një i plagosur”

  1. Viktor says:

    Kujdes mos gjakosni GD se ju vhen Salianusi ju myt.

  2. Partia says:

    Gjak pa la, hak pa mor s’ka, hajt se shihemi me 26.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje