VIDEO shokuese, që tronditi Tiranën: Drejtuesi i mjetit në Yzberisht çmendet e kërkon të shtypë burrë e grua, pas sherrit me grushta

19 Prill 2021, 10:25Kronika TEMA

Video e mëposhtme tregon një skenë dramatike, pas një sherri banal mes dy meshkujve në Yzberisht.

Njëri prej tyre, ka hipur në makinë dhe pasi ka përplasur makinën e personit me të cilin e zu, ka tentuar të shtypë me makinë atë dhe gruan e tij shtatzënë.

Për fat, aty ka ndërhyrë një punonjës policie i veshur civil, që ka arrestuar personin në fjalë.

Personi që tronditi Tiranën quhet Taulant Mekollari.

Njoftimi i Policisë

Parandalohet nga shërbimet e Policisë, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti që mund të përfundonte në vrasje të dyfishtë.

Tentoi të godiste me mjet, një shtetas dhe bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas njoftimit të marrë se në bulevardin “Migjeni” po konfliktoheshin dy shtetas, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Rastësisht në vendngjarje është ndodhur një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Falë ndërhyrjes së tij në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë, pasi shtetasi T. M. po tentonte të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij. Në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit T. M.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit T. M dhe G. M. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri  me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi T. M. ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin G. M. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit G. M.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje‘’dhe’’Plagosja e lehtë me dashje’’.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. M., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

14 komente në “VIDEO shokuese, që tronditi Tiranën: Drejtuesi i mjetit në Yzberisht çmendet e kërkon të shtypë burrë e grua, pas sherrit me grushta”

  1. Asnji nuk duhet te cuditet .
    Kto cfaqje qe shikojme ktu ne kte video do ti hasim perseri ne rruget e Shqiperise ,mjerishte .
    E gjitha ,ky agresivitet ,kjo mungese Kulture Njerezore e sjellje Kafsherore midis Njerezve aty,
    eshte Raflektim i Politikes ne Shqiperi dhe i gjithe institucioneve ne ate vend .
    Duke filluar qysh nga Drejtesia e cila qellimishte Heshte dhe nuk do me dite per Krimin por edhe ajo qe shohim
    ne TV -ku halabaku dhe ndyresira qe sot eshte bere Analist apo Deputet – fyen me fjalor rruge KM e vendit apo
    Njeri -Tjerin para gjithe teleshikueseve qe e ndjekin ,pra nji shoqeri qe kur degjon Presidentin dhe Kryetare Partish ,
    te shpifi si funderine per Kondershtarin dhe fyeje e kercenoje si nji Kriminel KM e vendit ,
    padyshim qe ky do jet Feedback qe reflektohet ne shoqeri.
    Dhune nga Presidenca ,
    dhune ne TV ,
    dhune rrugeve ,
    pra jane Politikanet dhe Drejtesia e heshtur ,qe nxisin dhunen dhe radikalizojne ate shoqeri ,jorastesishte ,
    dikush qendron pas tyre dhe i cpon bastradet qe nuk njohim me Rrespekt e Njerzillik vec Vilave dhe Pasuris .

  2. Ne kemi nje problem shume te madhe si shoqri says:

    Keta duken si te ishine kafshe te turbume prandaj shume njerze largone nga Shqiprija per shkaket te kulture dhe sjelljes se njerzeve si kafshe.. Une besoje urrgjentish duhet te ndryshojme menyren e edukimit ne shkolla Ku keto lloje fenomene duhet te trajtohen dhe te bejme Qdo gje qe te ndryshojme mentaliteti e shoqrise shqiptare se per ndryshe ikem per dhjame Qeni.. Se pse ne si shoqri kemi 600 vjet nen dhune Nje nga pushtusi mbase andej nga vetvetja se pse per her ne Qeveri kemi pasur kriminel hajduta dhe tradhtare te kombit shqiptare dhe prandaj kemi arritur ne ket pike.. I lumte Policit nje bravo te madhe pavarsish se veq punen Ka ber po te gjesh njerze ne Shqiprie qe ben pune si jave kerkone ligj nuke eshte e lete

  3. Po po po says:

    Bravo polici civil..

    1. nacionalisti says:

      yes, meriton respekt
      nderhyri me vendosmeri ne momentin e duhur

  4. K says:

    80% e shqiptarëve, kanë probleme psiqike.

  5. Vari..k...Pune shpellaresh.. says:

    Do. Zoti nuk eshte nga Shpellaret ,,se na Turperuan Sali Spiuni Berishen Skenderbeun e Serbise….
    Deri sa Shoqeria Njerezimi do kete mangesi Edukimi ,,normal ngjarje te Tilla Jane normale …
    Deri sa Spiuni psh Sali Skenderbeu i Serbise vrau prehu vodhi dhe nuk la gje Krime pa bere …
    Cfare presim nga Njerezit e thjeshte …

  6. Illyria-Shqiperia says:

    Kafshet e terbuara!!!!

  7. preshevali says:

    Ju dhevsha shtetin e paqenë, ju dhevsha policinë, ju dhevsha gjithë politika.ët qe i keni. Në çdo shtetë normalë ai kafsha tash do te ishte i mbuluar batanie në tokë.

    1. Guxim says:

      Nuk kundershtoi policine qe te perfundonte me batanije ne koke.

      Kupton o injorant?

    2. spiro korofillaku says:

      po he bre preshevali ne ke shtet te botes do ishte mbuluar me batanie ai qerozi ?

      pavaresisht titullit bombastik te artikullit, une nuk pashe gje qe ky qerozi te provonte te shtypte keta te tjeret

  8. Konjak says:

    Taulant, ne jemi nje rrace e forte, ne derrmojme edhe ne rruge edhe me komente, ne jemi shpellare krenare.

  9. asd says:

    Zakonisht policia ka frike dhe nuk nderhyn nese ndodhet rastesisht ne vendngjarje te krimeve. Nderkohe raste te tilla vlejne per te kuptuar dhe vleresuar aftesite e oficereve qe punojne ne polici. Sipas mendimit tim duhet te promovohet menjehere me detyre me te larte polici qe nderhyri.

  10. bau bau says:

    O gazetare pa diploma .
    “ situata eshte agravuar “
    Po kur do mesoni shqip . !!!!

  11. Predatori says:

    Ja kur të gjobitet me 1.000 Lek ai tipi me xhup të kuq, ndërsa prokurori KÇK që do hetojë çështjen do ti zhvasë nja 15.000 €.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje