Burri i vdiq në aksident në punë, gruaja shqiptare kërkon drejtësi: Humba edhe fëmijën…

17 Prill 2021, 12:00Kronika TEMA

15 nëntori i vitit 2008 do të ishte tragjedi për familjen e Riza Strazimiriti. Djaloshi nga Shqipëria, 25 vjeç, që jetonte prej vitesh në Livorno humbi jetën pas një aksidenti në vendin e punës. Prej dy muajsh ishte i martuar me Dorina Danushin, 25 vjeçe dhe së bashku prisnin një fëmijë.

Lajmi i zi i asaj dite tronditi familjarët e tij, miqtë dhe tërë komunitetin. Madje Dorina, për shkak të dhimbjes së thellë dështoi të lindte pasi humbi foshnjen 4 muajshe ndërsa ishte shtatzënë.

Përgjegjësit për këtë tragjedi u dënuan, por për Danushin drejtësia nuk është vendosur akoma pasi ajo nuk është dëmshpërblyer.

Riza Strazimiri humbi jetën teksa po merrej me ngjitjen e disa paneleve shumë të rënda, një punë me rrezik të lartë që kërkon standarde të rrepta sigurie.

Teksa lëvizte një prej tyre, Strazmiri ra nga lartësia prej 11 metrash. Gjendja e tij shëndetësore u duk menjëherë që ishte e rëndë. Pas arritjes së ambulancës, ai humbi jetën.

Por për familjarët, vdekja e tij e parakohshme është vetëm nisja e një kalvari të gjatë vuajtjesh që do të pasohet me seancat në sallën e gjyqit.

Në vitin 2015, drejtësia italiane dënon 4 persona përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë. Në fund vendoset edhe një dëmshpërblim për familjarët e viktimës prej 100 mijë eurosh.

Por kur shkuam për të marrë pasuritë e të dënuarve nuk gjetëm asgjë”, tha Danushi.  Danushi ka deklaruar se kompania që duhet të dëmshpërblejë familjen zvarrit procedurat.

“Unë humba bashkëshortin dhe djalin, por nxjerrin gjithmonë justifikime”, është shprehur ajo.

4 komente në “Burri i vdiq në aksident në punë, gruaja shqiptare kërkon drejtësi: Humba edhe fëmijën…”

  1. Eshte vertete e pabesushme .
    Familja duhet te marri si demshperblim te pakten 1 Miljon €ur .
    Nuk e di nese ka pas Siguracion Jete por sidoqofte ,Familja perfiton shuma te medha .
    E keqja eshte se me shqiptaret abuzojne europianet ,sepse ne nuk na prefaqson askush ,
    se jemi Shteti me i korruptuar ne Bote .
    Kafshet e Politikes ne Shqiperi kane 30-vjet kafshojne e vriten me njeri-tjetrin me kap Pushtetet
    dhe jo me ndertu Shtet si gjithe Bota ku qytetari i vet ,te ndihet i mbrojtur dhe jo i braktisur kudo eshte .
    Uroj qe Familja te fitoj Drejtesine .
    120 Milj €ur kan fitu ne aksidente ,psh humbja e nji dore ,ose nji syri ka pas raste me sa dijme ,
    por me Vdekjen ne vendin ku punon ,pra Aksident gjate Punes patjeter qe duhet te marre Miljonin .

    1. E verteta says:

      E sakte. Humbja e jetes nuk mund te demshperblehet me 100 mije euro.

      1. HAKO says:

        Robi fatkeqsisht vdiq, te perfitosh nga vdekja e tij, mund te jete e ligjshme por jo e moralshme.Nese ka fajtor ne kete fatkeqesi, ata duhen denuar dhe me kaq mbyllet ceshtja.A e kuptojne fatkeqesine qe u katandiset te aferme te personave te denuar nga gjobat qe u vendosen ,,,,,,,,,,,,,Nejse qe te mos e zgjas kot,kjo bote eshte shume materialiste , ne te cilen nuk ka vend morali.

        1. e drejta e c´do njeriu says:

          more hako para se te flasesh per moral dhe materjalizem ai shefi duhet ti kishte marr masat kur ngjitesh ne lartesi duhet te kesh mjete sigurimi n.q.s firma i ka anashkaluar atehere ai duhet te pergjigjet per xhdogje snje puntor nuk lejohet te zhgarravitet ne lartesi i pa siguruar dhe mbi te gjitha syri per syrin hunda per hunden dora per doren e keshtu me rradh jeta per jeten dhe keshu le te paguaje materjalizmin monetan dhe me te drejte prandaj shefi duhet te hape syte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje