VIDEO: Avioni i Luftës së Dytë Botërore bën ulje emergjente, tmerrohen pushuesit

19 Prill 2021, 10:13Lifestyle TEMA

Një avion i epokës së Luftës së Dytë Botërore është detyruar të bëjë një ulje emergjente në brigjet e Cocoa Beach, në Florida.

Incidenti ndodhi pasditen e së shtunës, pasi avionic pësoi një defekt të motorit.

Videot që kanë qarkulluar në rrjet, tregojnë avionin që ulet në bregdet fare pranë njerëzve që notonin.

CNN shkruan se i vetmi person që ndodhej në bordin e avionit,“TBM Avenger”, ishte piloti. Kur ai e kuptoi që avioni kishte probleme me motorin, fillimisht u përpoq ta çonte në Bazën e Forcës Hapësinore Patrick aty pranë ku po mbahej shfaqja ajrore. Mirëpo piloti ndryshoi mendje dhe vendosi të bënte një ulje në ujë për të shmangur kalimin mbi ndërtesat e Floridas.

Piloti doli i padëmtuar nga ky incident dhe madje ua bëri me dorë dëshmitarëve pasi doli nga avioni.

“Shumica prej jush e di se TBM Avenger ynë u detyrua të ulej për shkak të dështimit të motorit.”- tha Komanda Ajrore Valiant në Facebook. “Lajmi i mirë është se piloti është mirë. Lajmi jo aq i mirë është se mund të duhen disa vjet për të rindërtuar Avenger.”

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) aktualisht po heton incidentin, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të kuptojnë se si ta nxjerrin avionin nga uji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje