Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përuroi të shtunën urën Hasankeyf-2 në qytetin juglindor turk të Batman, një nga urat më të gjata në vend.
Përmes një konference video, Erdogan mori pjesë në ceremoninë e hapjes së urës mbi lumin Tigris, e cila lidh Batman dhe Midyat dhe është gjithashtu një zgjidhje për kalimin e digës në rajon.
Ura, 1,001 metra e gjatë, është bërë një nga urat më të gjata në Turqi. Eshtë një urë e ndërtuar sipas standardit të autostradës, dhe gjithashtu përmban një vendkalim për këmbësorë.
Ura, me një lartësi maksimale shtylle prej 90 metrash dhe një hapësirë maksimale prej 168 metrash, është ndërtuar në një dizajn hibrid.
E cfare pastaj, ku eshte e vecanta ketu, pse perben lajm kaq te rendesishem kjo? A publikojme cdo hapje ure me te madhen ne cdo vend te botes ne? Nese do te ishte ndonje vend tjeter do thonit “ne X vend u hap ura me e madhe ne vend”sigurish nese do na dilte radha ta permendnim, por kur vjen puna tek Turqian gjithnje behet fjale per Erdoganin, boll na e trajtuat Erdoganin si hero dhe neve si province te Turqise se na e lodhet koken, qekur u ngrit ai monumenti te Tirane per nje ngjarje pa pike lidhjeje me Shqiperine vetem sepse i do menderja Ergohanit kam krijuar alergji per cdo lajm qe lidhet me te. Nuk kam asgje kunder turqve si njerez, jane shume miqesore dhe te njerezishem ndaj nesh shqiptareve si popull por kur vjen puna tek njerez si Erdogan e co dhe politikat e tij , ata duhet mbajtur sa me larg Shqiperise qe te jete e mundur.