SHËNIM: Rënia e Adriatik Llallës, si parathënie për lidershipin e opozitës më 25 prill

20 Prill 2021, 11:57Kronika TEMA

Adriatik Llalla u bë nga pozicioni i Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, simboli i sistemit të vjetër të drejtësisë, që ishte gati të bëntë gjithçka për të mos lejuar reformimin e tij.

Bashkë me rënien e modelit të vjetër që e kishte shndërruar pushtetin e drejtësisë në një nga tri kolonat më të kalbura të shtetit shqiptar, do rrëzohej edhe elita politike që e kishte projektuar atë, që e kontrollonte dhe që ishte gati të bënte gjithçka për të mos e humbur këtë privilegj ekskluziv.

Ndaj nuk është rastësore se përse nga salla e Parlamentit u godit me kapsolla e çizme dhe godina u rrethua nga protestuesit e opozitës duke kërcënuar me pushtimin e saj, në ditën që shkarkohej Adriatik Llalla.

Rënia e simbolit të drejtësisë së vjetër, shënoi edhe fillimin e fundit, të elitës së vjetër të kriminalizuar e të korruptuar të Shqipërisë.

Lulzim Basha e Sali Berisha, Ilir Meta e Monika Kryemadhi e dinin këtë, ndaj e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga fati i parashkruar i Adriatik Llallës, ishte që të bënin gjithçka për të penguar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë që po investoheshin direkt në çdo pikëpamje, edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Europian.
Kjo ishte arsyeja se përse dogjën mandatet e deputetëve të opozitës. Dolën nga Parlamenti.

Sulmuan me zjarr e hekur institucionet kushtetuese të vendit. Çdekretuan zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe i bojkotuan ato në të 61 bashkitë e vendit. Qëllimi ishte që të injektohej një krizë artificiale politike dhe institucionale nga lart, me qëllim gjunjëzimin e mazhorancës, deri në arritjen e një pazari politik në tavolinë që do të çonte në bllokimin e reformës në drejtësi.

Adriatik Llalla sot është në bankon e të akuzuarve, për një seri veprash shumë të rënda penale, të cilat me siguri mund të çojnë në burgosjen e tij. Në datën 22 prill, vetëm tri ditë përpara të dielës së madhe të votimeve, simboli i drejtësisë së vjetër do jetë sërisht në sallën e gjyqit të drejtësisë së re.

Rastësi ose jo, por e gjitha duket si një parathënie tepër kuptimplote, se radha pas kësaj është e elitës së vjetër politike, që dikur bëri gjithçka për ta mbrojtur Adriatik Llallën. Dikur nuk i linin radhë njëri tjetrit për ta patur sa më pranë, ndërsa tani e kanë braktisur të gjithë nën mëshirën e fatit dhe bëjnë sikur nuk po e shohin fundin e tij të sigurtë.

Nuk është se nuk u dhimbset kur e shohin të zvarritet ashtu i vetmuar nëpër oborret, koridoret dhe dyert e drejtësisë, por është instikti i vetëmbrojtjes por veten e tyre nga fati i njëjtë që paralajmëron një ndëshkim të sigurtë.

Fillimisht nga shqiptarët me votë, e më pas, për ti dhënë mundësinë drejtësisë së re që ti gjykojë për të gjitha mëkatet e vjetra./Alpenews.al

1 komente në “SHËNIM: Rënia e Adriatik Llallës, si parathënie për lidershipin e opozitës më 25 prill”

  1. Pensionist says:

    Flamurtari numer nje i mbrojtjes se adriatik dhalles eshte agush meta, i cili, pas kritikave te drejta te ambasades amerikane ne Tirane, shpalli dhallen absolutisht te pafajshem, permes pyetjeve retorike: Cfare ka bere prokurori Adriatik llalla? Asgje nuk ka bere! Ka zbatuar vetem ligjin.
    Sot kujton se populli i ka harruar deklaratat e tij ne mbrojtje te korrupsionit dhe te padrejtesise.
    Fare pak i mencur te ishte ky agushi, duhet te largohej me qetesi, duke dhene doreheqjen vetem per faktin, qe ka 30 vjet ne politike dhe vetem sherr, shamata dhe pislleqe ka bere.
    E ka zene haku i popullit, qe eshte majmur me taksat e popullit fukara dhe permes abuzimit te funksionit politik, saqe eshte bere ”trim” i madh edhe po ta qelloje shtepine e tij Flota e VI Amerikane, ai nuk e voton reformen ne drejtesi!
    Sot ben thirrje per destabilizim politik dhe trazira antikushtetuese, duke bredhur lart e poshte si legen neper fushata ne favor te lsi dhe opozites.
    Turp dhe vetem turp sebashku me krimin.
    Edi Rama fiton mandatin e trete! Shqiperia ecen perpara. Aleatet jane ne krah te popullit. Drejtesia po vjen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje