Si ndodhi sulmi në xhami? I plagosuri tregon momentin kur Rudolf Nikolli nisi të qëllonte me thikë

20 Prill 2021, 20:01Kronika TEMA

Ngjarjen e rende ne xhamin e rrugës së Kavajës në Tiranë po e heton antiterrori.

Policia po bën jo vetëm pyetjen e personave, por edhe shqyrtimin e kartelave mjekësore të Rudolf Nikollit, autorit të ngjarjes. Një nga të lënduarit nga sulmi me thikë është edhe Sabah Peposhi. Ai tregon për Top Channel momentin e sulmit dhe plagosjen.

-Sabah, ju jeni një nga të plagosurit e ngjarjes së djeshme. Ku ndodheshit në ato momente dhe si rrodhi e gjithë ngjarja?

Në ato momente unë ndodhesha këtu brenda. Ishte e papritur. Autori erdhi nga piceria përballë që plagosi njërin nga djemtë. Në atë moment, pasi plagosi atë erdhi plagosi edhe një tjetër, një punonjës që ishte aty.

Nga aty erdhi plagosi edhe kolegun e punës. Pastaj hyri brenda, ishin ulur edhe aty brenda. Në atë moment bërtiti ky kolegu im, kujdesuni se ka thikë në dorë. Në ato momente, ne u larguam kurse ai djali mbeti aty se nuk e dëgjoi mirë dhe shkoi e goditi në pjesën e këmbës këtu. Pastaj ai doli jashtë.

– Djali tjetër ishte duke u falur?

Po lexonte Kuran, po lexonte Kuran. Pastaj pasi e plagosi, tentoi të dilte jashtë dhe të ikte. Mori një biçikletë, aty pranë, katër-pesë metra larg xhamisë dhe aty ne e ndoqëm nga mbrapa për ta ndaluar. Në atë moment, e ndaluam, u grumbulluan edhe njerëzit. Erdhi edhe policia edhe e arrestuan.

– Ju kur iu plagosi? Në ato momente kur donit që ta ndalonit?

Po, kur donim ta ndalonim. E kapën prej qafe, por ai më nguli thikën këtu, tek pjesa e krahut që mund ta shikoni edhe vet. Këto janë plagët e thikës që kanë kapur edhe pjesën e damarit.

– Kush iu dërgoi në spital?

Atëherë ne morëm ambulancën, dhe ndërkohë që erdhi ambulanca erdhën edhe disa vëllezër me makinat personale, të vetat. Pra dy shkuam me makinë, ndërsa të tjerët me ambulancë.

2 komente në “Si ndodhi sulmi në xhami? I plagosuri tregon momentin kur Rudolf Nikolli nisi të qëllonte me thikë”

  1. Po ju Jeni problem numer1 says:

    Po ju dhe Hoxhallaret Jeni njerzit çë e ken çue djalin e huje ne ate deregj Kush do çe e do jeten duhet të rrine large jushe .. Se pse u bë me ju dhe u more me Hoxhallare jeta Ike per lesh si ati fate keçit

  2. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Turkish telesehir per muslimon brother’s…… allah uakbar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje