Çmenduria e Metës dhe kërcënimet me luftë të tij “prodhuan” vrasjen politike në Elbasan

21 Prill 2021, 16:59Politika TEMA

Krahu i djathtë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi zbret nga furgoni elektoral i kësaj partie dhe qëllon Pjerin Xhuvanin duke e lënë të vdekur në vend.

Bashkë me Xhuvanin, ish efektivi i RENEA-s nga Tropoja që kishte shkuar si dorë e fortë në Elbasan për të ndihmuar numrin 2 të PD që kryeson listën e këtij qarku, Arbër Paplekaj ka lënë të plagosur dhe tre të tjerë, mes të cilëve dhe një efektive policie.

Gazmend Bardhi i cili ishte në vendngjarje dhe sikurse akuzohet se e ka urdhëruar Paplekën për konstrollin e makinës së Xhuvanit, është shprehur publikisht se në makinën ku u vra Pjerin Xhuvani kishte brenda para dhe karta identiteti.

“Është një makinë e mbushur plot me para. Aty i kishit, ti kishit kapur. Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar.

Trupin e shihni vetë atje. Kaq kam për të thënë. Janë një grup personash, shtabi elektoral i vërtet i Taulant Ballës”, ka thënë Bardhi.

Ndërkohë që krahu i tij i djathtë Arbër Papleka, pas ndalimit, ka deklaruar në polici se vrasjen e kishte bërë në kushtet e vetëmbrojtjes.

Kjo deklaratë hidhet poshtë nga dëshmitarët por dhe fotot e publikuara nga media, ku shihet qartë zbritja e Arbër Paplekës me armë në dorë nga furgoni me logon e PD dhe si u realizua vrasja.

Teksa Papleka nuk ka pranuar të ketë qëlluar me dashje në drejtim të Xhuvanit, ai ka thënë se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.

“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për t’i ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh,” ka thënë ai.

Po kush është ai në të vërtetë që të përfaqësojë institucionin ku të bëhen denoncime, qoftë dhe për shpërndarje parash apo blerje votash dhe me çfarë statusi ndërhyn për të bllokuar dhe më pas për të ekzekutuar “shkelësit”. Me urdhër të Bardhit?!

Në rastin konkret ai është një qytetar i thjeshtë në raport me institucionet ligjzbatuese, është subjekt i këtyre institucioneve, pavarësisht se është krahu i djathtë i sekretarit të Përgjithshëm të PD në shtabin elektoral të fushatës në qarkun e Elbasanit?!

Kjo është vetëgjyqësi politike dhe sikur të ishte e vërtetë që makina e viktimës ishte me para dhe karta identiteti sikurse pretendon ish ministri i Drejtësisë dhe numri dy i PD Gazmend Bardhi dhe që e përsërit dhe vrasësi Papleka. Pavarësisht se organet ligjzbatuese nuk e konfirmojnë faktin se në makinë ka pasur para dhe karta identiteti.

Po pse kanë marrë zemër kaq shumë këta elementë kriminalë të përfshirë në fushatën elektorale deri në atë pikë, sa të ekzekutojnë dhe njerëz në praninë ose me urdhër të drejtuesve të tyre politikë?!

Ka mbi një muaj që Ilir Meta del thuajse përditë në Presidencë dhe deri para disa ditësh në Vlorë dhe në çdo dy fjalë, njëra prej tyre është “luftë”, “prerje duarsh”, marrje në dorë e fateve të vendit nga populli, pasi nuk ka qeveri.

“Nëse mafia ndërkombëtare kërkon dhe guxon ta marrë me luftë Shqipërinë, atëhere të jenë të qartë: luftë do të ketë dhe me luftë do t’i përgjigjemi, flakë për flakë. Ilir Meta është djalë i një ushtaraku. Për mua detyrë mbi detyrat është mbrojtja e Atdheut”, ka kërcënuar Meta.

Nën justifikimin se këto thirrja janë në funksion të parandalimit të blerjes së votës, kreu i shtetit nuk ka lënë skutë dhe lokal të fshehtë pa vizituar, me kapuç e pa kapuç, esëll dhe në gjendje të pirë, nën shoqërinë e njerëzve të kërkuar nga OFL e të krimit apo militantë të LSI.

Madje dhe dy ditë më parë ka qënë në Elbasan, duke kryesuar shtabin elektoral të LSI!

Pjesa më e madhe e tyre janë botuar në media me vidio ose përmes fotove, por kjo nuk e ka stepur Ilir Metën. Përkundrazi e ka acaruar më tepër.

Dhe një ditë më parë kërcënoi me marrjen e situatës nga populli, se nëse opozita nuk merr 90 vota do të ketë luftë dhe destabizim të situatës.

Edhe mbrëmë më media edhe mesditën e sotme të njejtat thirrje bëri Ilir Meta, pikërisht nga Presidenca, institucioni simbol i unitetit të kombit, ku referuar në Kushtetutë por dhe në Kanun po të dojë, presupozon se dalin vetëm fjalë paqtuese dhe të urta dhe jo kushtrime lufte.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma”, deklaroi sot Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Apo më herët Meta që deklaroi “të gjithë ju “të fortë”, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë!

Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!”

Dhe “populli” foli!

Në raport me institionet ligjzbatuese Arbër Papleka, pavarësisht se është krahu i djathtë i numrit dy të PD Gazmend Bardhi është popull, nuk merr asnjë denoncim në “dorëzim”, apo më tepër të jetë zbatues.

Ka dëgjuar Ilir Metën që ka bërë thirrje për luftë, që ka hapur portal për çdo denoncim për zgjedhjet, pavarësisht se nuk i takon ligjërisht, dhe paralajmërimin se do “t’ju presë duart të gjithëve, dhe Edi Ramës”, dhe veproi jashtë institucioneve.

Si vetë Presidenti që s’pyet për institucionet, pavarësisht se është president i një republike parlamentare që ka në dorë vetëm firmën. Pra një noter ligjesh!

Krahu i djathtë i numrit dy të PD, Papleka nuk preu duart e askujt, por preu në mes jetën një njeriu në mes të Elbasanit. Nën shembullin e Ilir Metës, i frymëzuar prej tij.

Deri kur halli familjar dhe politik i Ilir Metës do të prevalojë mbi interesat e vendit, duke u bërë shkak për vrasje politike dhe destabizlim të zgjedhjeve dhe të vendit?!

Organet ligjzbatuese vrasjen në Elbasan duhet ta marrë në sistem, jo si të veçuar. Shqiptarët presin qetësi e siguri, të paktën  nga politika!(M.N-TemA)

6 komente në “Çmenduria e Metës dhe kërcënimet me luftë të tij “prodhuan” vrasjen politike në Elbasan”

  1. Fatossi says:

    Me 25 prill Xhelatin do e vjerrim ndersa qenushat e tij do i mbyllim ne kafaz

    1. Toni.D. says:

      Po ky i [email protected] thoshte me sopata e lopata do ju presim nqse vidhet vota?

    2. Kalec Dega says:

      Me 25 Prill Rama do bashkoje PS+PD+LSI (PPSH) per Shqiperi Evropiane….LOL…dhe President Ilirin , President i skiptkarve.
      =
      PO, PO, ne 25 Prill, cekun e bardhe te Rames dhe ortakeve te tij do merrni…ene vaksinen kineze sh.te sukseshme……

  2. klemi says:

    KM urgjent te ndalohet likja, po shkakton tragjedi, mos o zot, edhe me te rende. Keti krimineli i duhet ndaluar dalja nga presidenca dhe dalja ne media, sa me shpejt, ndryshe do te kemi pasoja. Ai eshte kriminel. Derri ne fakt do plumb thone, po ti nuk ke bythe per ate pune, te pakten ndaloje.

  3. Beni says:

    Mbas zgjedhjeve eshte e sigurte me 200% qe Amerikanet ja kane bere burgun gati Metes

  4. Lani says:

    Pse nuk e bojkotoni kete te semure?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje