Procesi 2 vjet në “ngërç”, Shullazi “blindon” mbrojtjen: Merr avokate amerikane

21 Prill 2021, 19:55Kronika TEMA

Pas gati dy vitesh zvarritje të procesit ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Emiliano Shullazi, ka “blinduar” mbrojtjen e tij.

Nga kjo e mërkurë përveç avokatit të tij Vladimir Meçe, Shullazi do të përfaqësohet edhe nga avokatja greko-amerikane, Lambrini Nassis, raporton A2.

Por procesi ndaj Shullazit dhe 4 të bashkëpandehurve të tij, i ngelur “në vend numëro” prej dy vitesh nuk doli nga ngërçi.

Avokatë refuzuan praninë e gjyqtares Miliana Mucca në trupë, që sipas tyre ka papajtueshmëri ligjore. Ata thanë se do të ankimonin në Gjykatën e Lartë vendimin që refuzoi kërkesën e tyre për përjashtimin e saj.

Emiliano Shullazi dhe 4 të bashkëpandehurit e tij, të fajësuar për “gjobëvënie” dhe “grup kriminal” kërkojnë pafajësi në Apel.

Në nëntor të vitit 2019 ata u shpallën fajtorë nga Gjykatë për Krime e Rënda dhe u dënuan me 55 vite burg në total. Aktualisht ata janë të izoluar në qelitë e regjimit të ashpër 41bis.

1 komente në “Procesi 2 vjet në “ngërç”, Shullazi “blindon” mbrojtjen: Merr avokate amerikane”

  1. Pilo Lala says:

    Hetojeni nese avokatja ka marre lek ne dore nga krimineli, ndiqeni per fshehje evazioni fiskal.
    Keto ndyresira duhen ndeshkuar, se jane mbrojtese te krimit dhe parave te pista..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje