Mesazhi i koduar i Ilir Metës, 5 ditë para vrasjes së Pjerin Xhuvanit: Do iki në Elbasan pasi ka nevojë atdheu! (Takoi fshehurazi shtabin e LSI-së)

21 Prill 2021, 15:39Kronika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Gjashtë ditë më parë, në 15 prill 2021, Presidenti Ilir Meta, artikuloi një mesazh të koduar nga një studio televizive, për situatën e tensionuar parazgjedhore në Elbasan.

Pas zhvendosjes në Vlorë dhe Durrës, Meta u shpreh se do të zbarkonte me bashkëpunëtorët e tij në Elbasan, pasi kishte nevojë atdheu, në kuadër të betejës së tij për zgjedhje të lira! “Do iki edhe në Elbasan. Patjetër! Do të iki kudo ku të ketë nevojë atdheu! Për zgjedhje të drejta dhe të lira. Ka gjë më të rëndësishme se zgjedhjet? Nuk janë të kërcënuara zgjedhjet?”, tha Meta natën e 15 prillit.

Në Elbasan, LSI-ja është në pozita shumë të vështira, për shkak të braktisjes nga përfaqësuesit kryesor të saj, të cilët janë bashkuar me PS-në dhe PD-në. Kryetari e LSI-së, Monika Kryemadhi ka hasur në vështirësi për të organizua qoftë edhe një takim elektoral. Sipas sondazhit të Piepolit, në bashkëpunim me Report TV, publikuar në 18 prill, LSI rrezikon të mos marrë mandat në Elbasan.

Pas mesazhit, Ilir Meta është zhvendosur në Elbasan. Në shpjegimin zyrtar u tha se do të merrte pjesë në një iftar me komunitetin mysliman. Por, kjo foto konfirmon se Meta ka zhvilluar takime me shtabin elektoral të LSI, për ta inkurajuar dhe dhënë porosi. Në krah të Metës shfaqet Ermir Gjinishi, i dyti në listën e LSI-së në Elbasan.

Dy ditë më pas, vritet një nga kundërshtarët kryesor politikë të LSI dhe PD në Elbasan. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se nuk mund të fliste për ngjarjen pasi nuk e njihte dinamikën. Nga ana tjetër, plagosjen e një përfaqësuesi të PD-së në Kavajë, pas një konflikti për parkimin, e konsideroi gjakderdhje zgjedhore, edhe pse dinamika e asaj ngjarje nuk kishte sfond elektoral.(shqiptarja.com)

4 komente në “Mesazhi i koduar i Ilir Metës, 5 ditë para vrasjes së Pjerin Xhuvanit: Do iki në Elbasan pasi ka nevojë atdheu! (Takoi fshehurazi shtabin e LSI-së)”

  1. cipini says:

    Po nuk u qeruan nga skena banditet 30 vjecar te politikes shqiptare, ky vend nuk gjen qetesi dhe shprese.

  2. Bir Selman i nenes, ke te qaje me pare... says:

    Kush e merr persiper sigurine ne kete vend, tashme qe edhe 3 dite na ndajne nga perfundimi i kesaj fushate te lodhshme por edhe te pasigurte???? Zoti qofte me ne

  3. Arjan says:

    Ka ikur ne Elbasan se aty ka afer spitalin ku ai kurohet por fatkeqesisht nuk vazhdon mjekimin rregullisht

  4. tasimi says:

    Ilir Meta kriminel dhe hajdut i thesarit te shtetit po ben thirrje per lufte, nqse shteti nuk vepron dot te kerkoi ndime nga NATO me qellim qe te evitohet vellavrasja…. Ky kriminel duhet arestuar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje