Sikur ta kishte vrarë bodigardi i Taulantit…

21 Prill 2021, 18:30Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Fare shkurt dhe qartë: do ishte bërë nami!

Një nga ato name të zeza që di të kurdisë vetëm Doktori i Madh, siç e quan Sali Berishën Presidenti aktual i Shqipërisë. Një nga ato name që di të qajë e të këndojë me vaje vetëm Partia Demokratike.

Një forcë politike, ku vdekja ka qenë dhe mbetet një forcë shtytëse madhore, një ritual i shenjtë dhe një totem i paprekshëm.

E dimë se çfarë dramash kombëtare ka kurdisur rreth vdekjes dhe me vdekjen kjo parti, edhe në ato raste kur rrethanat i kishte kundër e vrasësit ishin të sajët.

Diçka e ngjashme po ndodh edhe sot, kur një anëtar i stafit shoqërues të Gazment Bardhit dyshohet si autori i një ekzekutimi në mes të qytetit të një aktivisti të maxhorancës. Është një nga ato vrasje ku pala e akuzuar e ka të vështirë ta faturojë krismën dhe plumbin në kampin tjetër, e ku për pasojë po përpunohet opinioni publik me rrethanat praprake të ngjarjes. Zarfa me lekë për blerje votash, provokime nga njerëzit e Taulant Ballës, reagim për vetëmbrojtje etjetj.

Kjo është akokatia e vetme e mundshme e atij që ka marrë jetë njerëzish. Është strategjia e tymueseve të atyre që e dinë se të marrësh jetë është faji suprem, përgjegjësia e paapelueshme dhe njolla e pashlyeshme. Cilado që të ketë qenë skena e krimit dhe rrethanat e tij.

Dhe meqë vrasësi nuk ka qenë bodigardi i Taulant Ballës, e as shefi i tij i fushatës, sot Elbasani, Tirana dhe Vlora kanë qetësi. Presidenti hesht “në pritje të informacioneve”, pasi vrapoi nga iftari tre netë më parë drejt Kavajës, ku akuzoi brenda orës Ramën dhe gjithë socialistët për plagosjen brenda degës së PD.

Jo vetëm kaq. Ilir Meta me gjuhën e tij zjarrvënëse, mund të këqyrë sot sesi pas deklaratave të tij me kosa e cfurqe, nëpër qytete po kërcet pushka vetëm pak orë para zgjedhjeve. Ndërkohë që ai vetë, edhe pse e ka pasur mik e bashkëpunëtor Pjerin Xhuvanin, nuk është në gjendje as të ngushëllojë familjen e të ndjerit!

Po ta kishte vrarë bodigardi i Taulantit Pjerinin e ndjerë, sot do kishim grumbullime para PD në Tiranë dhe në Elbasan, Lulzim Basha do anullonte turin elektoral e do dilte me tre oktavë ngritje zëri në të gjitha mediat televizive.

Nëse do ishte bodigardi i Taulantit vrasësi, edhe kryetarët e partive aleate do i hiqnin pluhurin selive, për të bërë konferenca shtypi urgjente, edhe deputetët opozitarë të Elbasanit do bënin roje të koka e të plagosurve në spitalin e qytetit, edhe shoqëria civile me nuanca blu do brengosej para kamerave, ndërkohë që gjithologët e mediave opozitare do pikonin trishtueshëm nëpër studio, në kujtim të “Pjerinit të shkretë” që e vrau dora e zezë e shtetit.

Nëse vrasësi do të ishte bodigardi i Taulantit sot Sali Berisha dhe Ilir Meta do ta shpallnin ditë zije në të gjithë Ballkanin Perëndimor, kurse Presidenca do hapte dhomën funebër e librin e mesazheve për këtë dëshmor të 25 prillit.

Fatmirësisht qeveria nuk vrau sot një njeri. Dhe kur shteti nuk vret, gjithmonë ka vend për të marrë frymë pak më lirisht.

Fatkeqësisht sot u vra një njeri, të cilin pala e dyshuar si ekzekutore, po e akuzon si trafikant votash. Këtu mbaron e gjithë fabula. Ose më saktë farsa.

25 komente në “Sikur ta kishte vrarë bodigardi i Taulantit…”

  1. Ujku i krimit shqiptar-President! says:

    Te lumte dora i nderuari Minxhozi! S’e luan topi qe keshtu do te kishte ndodhuir dhe biles,do kishte “mitingje solidariteti” ne te gjitha qytetet kryesore te shqiperise dhe do ishte dekoruar jo vetem viktima e ketyre banditeve te kesaj bande kriminale te pagezuar ne “parti politike “demokratikase me demek”,por dhe PARTIA DEMOKRATIKASE=BANDE” SI PARTIA qe do rivendose demokracine ketu ,e ndihmuar ne kete “mision” nga banditi kriminel president!Dhe keshtu paratee pista qe ka grumbulluar cifti presidencial do vazhojne te rrjedhin lume per te blere sa me shume vota,ashtu sic kane bere keto 30 vjete me radhe e do akuzojne te tjeret per veprimet e tyre kriminale!
    Duke ndjekur fushaten elektorale dhe ne pergjithesi jeten politike jane te shumte shqiptaret qe e kane parandjere kete gje dhe me komentet e tyre i jane drejtuar dhe ambasades amerikane qe te nderhyje qe disa kriminele te tille si Berisha,Lyli,Monika,Mediu apo Gold Presidentin te ndihmoje shqiperine duke i dorezuar drejtesise se re dokumentacionin e bollshem qe ajo ka per ta.Por,per fatin e keq tonin ambasada amerikane akoma shpreson se keta bandite e keto banda KRIMINALE,PD=LSI, do vetepermbahen e do bejne fushate elektorale te drejte,te ndershme etj etj.Dhe vrasja makabre e sotme ne mes te dites per mendimin tim eshte dhe per faj te ambasades amerikane,e cila genjen veten se keta bandite do degjojne keshillat e saj te vazhdueshme,pavaresisht se dikush nga keta kriminele kane urdheruar dikur qe te vendoset dhe bombe ne ambientet e ambasades amerikane ne Tirane.Dhe ata e gelltitin kete per cudine tone te madhe.Dhe tani mbetet qe zonja Kim te dale prape e te beje thirrje per lista te pastra deputetesh e fushate elektorale te qete,kur banda “demokratikase” ka ne listen e saj kandidatin me Nr. 5-kryebandit,ka ne Elbasan banditin tjeter bastard dhe kriminel gjakftohte Gaz Bardhi,i cili urdheroi vrasjen dhe qarkullon me furgone te mbushur me paramilitare te armatosur.Dhe ne presim qe SPAKU te luftoje krimin e korrupsionin,kur politikanet kryesore te bandes politike demokratikase ferkojne t…. kur degjojne per SPAKUN e per ambasaden amerikane! Bravo zonja Kim! Tani e zgjidhet problemin e krimit e te korrupsionit ne shqiperi!Inkurajoje mikun tend LuliBasha,i cili sot degjoi e u lajmerua se cfare beri krahu i djathte i tij dhe nuk begenisi te thote nje fjale!Turp e faqja e zeze!

    1. Bojo says:

      E qarte e qarte Minxhoz po kam vetem nje pyetje nese kjo qe thua eshte e vertete perse vrasesi eshte dorezuar dhe te “vraret” kane marre arratine e jane ne kerkim?

      1. Tani says:

        O banjo ,”te vraret” jane njeri ne morg dhe Dy te tjeret ne spital.Shko futi nji vize tashi te kthjellohesh.Atentatorin ndihmoje me ndonje sapun se do I duhet.

      2. ILYRIA says:

        Sepse Komandot Bojo, zbatojne urdherat……pergatitja psikologjike e tyre, nuk te le te kesh Mendjen dhe llogjiken tende…….Urdheri ishte te asgjesohet kushdo qe do te dilte nga ana “Kundershtare”…dhe ai Urdher u Zbatua…….Plani ishte menduar per tu realizuar deri ne Detaj…….edhe Dorezimi ne Tirane tek Forcat Speciale, ku ai ka sherbyer, ishte pjese e Planit………Deri tani Sal Berisha ka treguar se Zagaret e tij Urdherin e zbatojne dhe nuk e diskutojne…..megjithese jane shqipetare…….si ti e si une……..Problemi eshte vetem tek ata Njerez qe akoma nuk e shohin se sa me perpikmeri ka punuar e punon UDB serbe nepermjet “Penicilines”……..detabilizimi i shqipetareve ketej e matan Kufirit, ……demaskimi i tyre ne Syte e Europes si Njerez qe nuk dine te bashkjetojne ne Paqe dhe te realizojne nje Pale-Zgjedhje pa Probleme,……..ndasite e nje Populli te tere ne te majte e ne te djathte…….keto jane Detyrat qe tash e 30-Vjet Sal Ram Berisha i ka kryer me Mjeshterine me te madhe…sepse shfrytezoj varferine dhe e la ate Popull pa nje Shkolle per tu arsimuar……….jane te gjitha bashke Bojo……mbaji mend keto dy Rreshta qe shkruajta me lart e ndoshta do me kujtosh……….TUNG

  2. raul says:

    O keta te vrasin naten dhe te qajne diten. A e mbani mend militantet e pd se me arkivolin e Azem Hajdarit ne dore donin te hynin ne kryeministri dhe e lane arkivolin vetem para deers dhe u turren me vrap brenda mos te vjedhim ndonje gje ne koridor apo te kapim ndonje zyre. Kjo eshte pd ja e Sali Lushe Kundertankut kryeperbindeshit te shqiperise, e Xhelal mendjeziut te kamzes maniakut seksual te bashkise Kamze, e Muli Vagabondit qe dogji me molotov deren e kryeministrise me naziskinet e mamurrasit dhe hyri me force naten ne drejtorin e policise Tirane per te mbrojtur banditet nga arrestimi , e sali berishe qe nga dritarja e zyres se tij qelloi 4 protestues paqesor dhe i futi ne dhe, . Prandaj o popull ne doni te vazhdojme te bejme shtet mendohuni mire me 25 prill dhe me voten tuaj plebishitare votoni kunder Nafije dybekut turikalit te sektit naziskin te Jales , kunder vrasesve te tipit Gaz Bardhi apo Papleka ne mes te Elbasanit qe u be sot , kunder Agush Habib Burgibes me hanxhar ne dore dhe duke bere thirje per gjak

  3. .. says:

    bodigardi nuk ka precedent penal dhe viktima ka pas bo burg
    ky mjeku psikiater ka qen psikopat

    1. Mantho says:

      O ti me dy pika (. .) Po nisem te vrasim psikopatet, PD mbetet pa kryesi, pa ish presidente dhe televizionet pa analiste!

      1. ben says:

        Bravo Mantho.
        Me dy fjale te mencura i ke rene pikes

  4. .. says:

    bodigardi nuk ka precedent penal dhe viktima ka pas bo burg
    ky mjeku psikiater ka qen psikopat

    1. Mantho says:

      Or ti me dy pika (..) Po nisi ne shqiperi vrasja e psikopatve, PD do te mbetet pa kryesi, pa aleate, pa ish presidenta. Televizionet do kene me analista nga ata te vjetrit

  5. Beni says:

    Po ca llogjike eshte kjo qe do blinte vota kur PS fiton thelle dhe bindshem historikisht ne qarkun e Elbasanit

    1. ben says:

      Adash-kjo eshte llogjika e gomereve te SHQUP-it. Cfare mund te presesh tjeter prej “intelektualeve” me diploma te Kristalit?
      Sic thoshte gjyshja ime e ndjere:
      “Djalo, budallenjte nuk kane brire qe te njihen nga njerezia. Dallohen nga ato qe thone e berjne”.

  6. John says:

    “Vrasesi (bodyguard) nuk ka precedent penal”….!!!!! cfare llogjike eshte kjo?

  7. sopiqoti says:

    MENDIMET E Minxhozit NE KETE SHKRIM jane DAMKOSJA e vrasesve qe per te ardhur ne qeverisje kete veprim makaber e kan pasur dhe e kane prioritet.Sali Berisha dhe pjellat e tij te kallepit Lulzim,gazmend ecomp. Edhe thirjet e Presidentit ,mendimet dhe qendrimet e tij partiake dhe te rrugacerise jane frymezues te veprave kriminale dhe te kundervenies te shoqerise.

  8. SSh says:

    Gazment Bardhi eshte si Basha dhe gjithe te tjeret ne PD; kukulla teveqele te rradhes ne duart e kermes plake.
    Sot jane aty, neser shesin banane.
    Gjeja me e tmerrshme qe shoh eshte milicia tribale paramilitare terroriste e Sali Berishes , me te cilen mban peng Lulin, partine dhe Shqiperine.
    Nje njolle e zeze terroriste qe perfshin nga perdhunuesit e Qytetit Studenti, eksponente te fondamentalizmit fetar, eksponente te mafjes e deri te oficeret e Shishit, ushtrise dhe policise.
    Kjo strukture terroriste duhet eleminuar.

  9. Tutu says:

    Ky pederasti i PD qe hiqej si biri i Elbasanit , pse mbante rreth vetes banditet e Tropojes kur pretendon se e do
    Populli i Elbasanit, minimalisht ne redpekt ata qe e mbronin dhe e shoqeronin duhet te ishin djem e burra elbasanas..burre kurve… ku jane kurvat ( burra) eshte dhe sherri… duhet te behen shembul te paguajne dhe per 21 Janarin..

  10. doni says:

    bodigardi…???? aaaaa truprojaaaa.aha ok

  11. Baulant Talla says:

    Taulant Balla eshte Bajga ku kane gjetur strehe i gjithe llumi me precedent penal ne Elbasan.
    Eja e shikoji or Minxho, por me pare nderro xhamat e syzeve.

  12. Katunari pa katun. says:

    E ka zoti apo robi? Zoti ka dhene frymen e po ai ta merr .Ç ben robi ne te drejten e zotit eshte krim . Justifikimi se po shesin a blejne vota , eshte valle i baraz vlershem me jeten ? Keshtu pergjigjet GagaçBardhi ,po keshtu dhe Leshanaku badigardhi Me kete llogjike i bie qe makina e mbushur plotme arme e Pi _Dhi-se tesherbeje si argument dhe proove per te vrare Gagaç vardhin.e te tjere Te zoti nuk funksionon keshtu.

  13. Dekorata ''heroit'' says:

    Agushi po pergatit ”dekoraten” per heroin e gaz-ziut per aktin e ”larte” te mbrojtjes se demokracise dhe votes se lire, vetem po sqaron nje ceshtje, qe dikush nga ”keshilltaret” ia ka vene ne dukje se pjerrini kishte pergjegjesi per gaz-ziun, ndersa ai pas vrasjes se qytetarit te pafajshem, ia mbathi me vrap dhe ne rruge ndali dhe grabiti me arme nje makine, me te cilen erdhi ne Tirane e u dorezua. Ka dale ceshtja: Sikur t’i ndodhte ndonje gje gaz-ziut pa bodyguard, kush mbante pergjegjesi?! Sa te sqarohet kjo ceshtje, dhekorata eshte gati…

  14. Tradhetia Kombetere e ka Emrin SAL RAM BERISHA says:

    Skender…..ke analizuar shume sakte cdo gje………Te garantoj, se sa te zhduket nga kjo Toke Sal Ram Berisha nuk do te te duhen me Analiza dhe Mendime te tilla………..Uroj shume edhe per Popullin tim qe te vije sa me shpejt ajo Dite………jam shume i sigurt se si Une mendojne 95% e shqipetareve te ndershem………

  15. Konjak says:

    Krimi u krye nga ata qe organizuan skenarin e vjedhjeve te votave , jo nga bodigardi i Balles , por nga vet Balla . Problemi tani peshon me rende , duke ditur se vjedhja e votes kontrollohej , Balla ku i conte perkrahesit , sherbetore te besnik te Rilindjes ?!. Pra Ata sherbetor miop , pse e lejuan veten te perdoren nga politika , mish per top ?!. Kurse bodigardi qe mendohet se e ekzekutoi , nese ka qene para rrezikut –plumbave — te kundershtareve , nuk i mbetej rruge tjeter vec vetmbrojtjes , nese jo , eshte fajtor , pamvaresisht gjendjes se tensjonuar . Ja se c’far solli vjedhja e votave , pam edhe qeverisjet hajdute e kriminale , qe krijonte , vjedhja e votave . A do vazhdoj te vjedhe vota , politika , edhe pas kesaj ngjarje te shemtuar ?. Politike shqiptarce .

  16. albatros says:

    Analisti, ish i përfoluri për president, Artan H që pa dashje i doli dosja, do thoshte krijim bandash të armatosura terroriste. Tani Artan H hesht me dinjitet

  17. Henri Çili tip kopili says:

    Ore eshte shume e thjeshte, Gaz Bardheziu evoranoi qe kane ngrt struktura ‘mbrojtesish votash’ te armatosur.Vetem me kaq mjafton per ti hetuar si terroriste zgjedhjesh kryesine e PD. Jane te zhytur ne krime deri ne fyt keta ndyresira, dhe kane frike se do e hane burgun po nuk kapen pushtet.Situate e rende ne rradhet e PD.

  18. Voto "ndryshimin" says:

    @konjak
    Topet e balos do të kesh në shoqërimin e pirjes së konjakut të prishur, që të ka prishur trutë!
    Ke një aresyetim psikopati model.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje