FOTOT/ John Travolta për vallëzimin e famshëm me princeshë Dianën: I preka bërrylin dhe e ftova

22 Prill 2021, 21:35Lifestyle TEMA
FOTOT/ John Travolta për vallëzimin e famshëm me princeshë

John Travolta ka komentuar vallëzimin e famshëm me princeshën Diana në nëntor të vitit 1985, ftuar në një mbrëmje organizuar nga presidenti i Amerikës asokohe, Ronald Reagan dhe bashkëshortja e tij, Nancy.

“Nuk mendoja se do të më kërkonin të kërceja me të. Ishte privilegj dhe nder i madh të kërceja dhe mendova se duhet të ketë një arsye dhe më mirë të jap maksimumin”, deklaroi 67-vjeçari në një intervistë për Esquire Mexico.

Travolta u shpreh se momentin e përjetoi si një përrallë që do ta mbante mend për shumë e shumë vite.

“Ishim në Shtëpinë e Bardhë. Ishte mesnatë. Skena është si një ëndërr. Unë i afrohem, i prek bërrylin, e ftoj të vallëzojmë. Ajo rrotullohet dhe më jep atë buzëqeshjen joshëse, paksa të trishtuar dhe pranon ftesën. Dhe pastaj u gjendëm atje, duke kërcyer së bashku sikur të ishte një përrallë”, shtoi Travolta.

Asokohe vallëzimi i princeshës me një yll Hollywoodi ishte një nga ngjarjet më të diskutuara në atë kohë dhe fustani që Diana mbante atë natë, shoqëruar me një varëse me gur safiri dhe perla, konsiderohet si një nga veshjet më ikonike të saj.

2 komente në “FOTOT/ John Travolta për vallëzimin e famshëm me princeshë Dianën: I preka bërrylin dhe e ftova”

  1. Qinani says:

    Prisces e mir,por,qe kishte shum qejf per tu q1r.
    Esht q1r Dajana,esht q1r,
    Në te ngrysur
    Në te gdhir.
    …princes e mir.

  2. Qinani says:

    Kur po qihen morrashet shqiptare ,e si mos t qihej princesha D?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje