Artur Zheji mbron vrasësin e Elbasanit: I doli zot plumbit dhe mori përgjegjësi, jo si policët që hapnin sytë e nuk reaguan

23 Prill 2021, 09:21Politika TEMA

Vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, analisti Artur Zheji e cilëson triumf të politikës mbi jetën. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zheji akuzoi se policia është politike, ndërkohë që shtoi se “dy zv.drejtorë ishin në vendin e ngjarjes dhe nuk ndërhynë sepse në lojë ishin pesha më të rënda, “çunat problematikë” siç i quan Damiani”

Pashë triumfin e politikës mbi jetën. Është një ditë e trishtuar, më duket shumë e rëndë. Sfondi u ngjan romaneve të Shashës. Ndodhi edhe me 21 janar. Serverat fshihen, policia rri e ngrirë, nuk nxjerr pistoletën. Më të forta janë bandat. Ne kemi një polici politike.

Dy zv.drejtorë ishin aty dhe nuk ndërhynë sepse në lojë ishin pesha më të rënda, “çunat problematikë” siç i quan Damiani. Unë jam kundra asaj që ndodhi dhe tashmë po bëjmë një analizë të personazheve në ngjarje. Ai e ka pistoletën me leje dhe 20 të tjera janë pa leje.

Një njeri që i del zot plumbit merr përgjegjësi, ai u dorëzua.  Kur del karabinieri në Itali ka qëndrim sepse është zëri i së vërtetës. Mençuria e politikës është ta rrethojë me një fshikëz mëndafshi këtë ngjarje. Pas zgjedhjeve, fituesi do të tregojë historinë”, tha Zheji.

2 komente në “Artur Zheji mbron vrasësin e Elbasanit: I doli zot plumbit dhe mori përgjegjësi, jo si policët që hapnin sytë e nuk reaguan”

  1. Taipi says:

    ORE LEGEN PO AI NUK QELLOI NJE HERE
    I PA DASHJE NE PJESEN E POSHTME POR QELLOI ME UREJTJE DREJT E NE KOKE KY LLOJ ISH POLICI ESHTE NGA MENDJA SI ATA 15 VJECARET E DROGUAR NE FILMAT ME GANGSTER

  2. E turpshme,amorale,e ndyer,e ligë,deklarata e Zhejit për aktin makabër të vrasjes dhe terrorit që po e ushtrojn bandat vrasëse të Berishes ,në këtë fushat të shpërfytyruar elektorale.Pyes,a thua vallë çfarë çorbe ka përbirë ky Zheji që ja ka bërë moralin zhele.Të e lejosh veten të biesh deri në këtë sfond morbid,kjo është mizore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje