Frrok Çupi: LSI duhet përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje! S'duhet të durojmë më as blerje votash as prerje kokësh

23 Prill 2021, 12:08Politika TEMA

Ditën e sotme emisioni “Breaking” në Top News ka publikuar disa video ekskluzive, ku shihet se si një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim blen vota.

Këto pamje janë komentuar nga analisti i njohur, Frrok Çupi, i cili se “duhet të kemi frikë të gjithë nëse LSI sot nuk përjashtohet nga e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk garantojmë dot se do të kemi zgjedhje”.

“E dyta, problemi i çështjes më të rëndësishme është se kjo vjedhje votash bëhet me paratë e publikut se LSI e Metës ka grumbulluar para të paligjshme të pafund nga paratë publike, janë hajdutët më të mëdhenj që ka Europa janë shpallur si njerëzit më grabitqar të votës .

Tani do durojmë ne prapë mbasi e pamë Ilirin duke vjedhur, do durojmë videot e Ilirit duke dhuruar para për të blerë votat, do durojmë prapë videot e Ilirit duke prerë koka njerëzish me sëpatat e me lopatat.

Ne do jetojmë në video apo në realitet. Ky është problemi i shtetit, ne duhet të zbatojmë realitetin, këta njerëz duhet të shkojnë me patjetër në vendin e tyre”, tha Çupi.

Sipas tij, Meta e ka prerë biletën tani është i korruptuar tërësisht, është denoncuar si vrasës me pagesë publikisht.

“Është i dyshuar për vrasje të tjera është i denoncuar nga ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si një njeri që ka fshehur kufoma deri në malin e Dajtit. Shqipëria nëse bie në duart e tyre kësaj here nuk bëhet më!”, tha analisti i njohur.

3 komente në “Frrok Çupi: LSI duhet përjashtuar nga e drejta për të marrë pjesë në zgjedhje! S’duhet të durojmë më as blerje votash as prerje kokësh”

  1. Trotski says:

    A Ka mundesi te veproje Shteti Ligjor ????.Jemi me Frokun.Te lumte Pena

  2. Buda says:

    Eh, more Frrok Ziu, ke 30 vjet qe flet por Perendite nuk kane veshe!

  3. Ke sh te drejte i nderuar Frrok por kush do ta vere ne marrshe vendimin
    deshiren e shqiptareeve .
    Un kam pershtypjen se ne si popull nuk na perfaqson askush ne kte mute Shtet Kurvash
    ku degjohen vetem lehje qenesh dhe Kukumjacka e Zeze sterre si nata e djallit
    maje Catise /Oxhakut se shtetit Shqiptare !!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje