Skandali që ka plasur në media dhe vijon të shfaqet me zë dhe figurë se si kandiidati i LSI blen vota në të gjithë Tiranën, me sa duket nuk ka mbërritur në veshët e Ilir Metës.
Presidenti i Republikës, i gjendur në një situatë të vështirë dhe tërësisht i çekuilibruar, gjithë aksionin e tij politik në krye të LSI, me akuza dhe deklarata përçart sa në Vlorë, në Fier, Durrës e Presidencë, deri më tani e ka justifikuar me përpjekjet për mbrojtjen e votës nga Edi Rama.
Por publikimi i videove me zë dhe figurë ku gjithë LSI është hedhur në aksion për blerjen e votave, duke treguar dhe shumën që ofron për një votë, ka rrëzuar kauzën e Ilir Metës.
Jo se nuk e dinin shqiptarët se LSI ka blerë vota në të gjitha herët e zgjedhjeve, por tashmë me zë dhe figurë tregohet gjithë skema e blerjes së votës, që komandohet nga Monika Kryemadhi, kryetare e LSI dhe bashkëshorte e Ilir Metës.
Këtë e thonë videot, të cilat nuk përcaktojnë se nga vijnë këto miliona që hidhen pa kursim nga njerëzit e Metës e Monikës për të blerë vota në favor të LSI.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë qënë rrogtarë tërë jetën, me shpenzime të mëdha, me vila që vetëm pastrueset dhe ushqimi i maces nuk mbulohen nga dy rroga. Pa llogarit shkollimin e fëmijëve në shkollat më të shtrenjta të Londrës.
Dhe teksa ndjekim hap pas hapi publikimin e të gjitha videove ku shihet qartë se si LSI blen vota në Tiranë, kështu bën në tërë Shqipërinë, jemi të habitur se si ende Ilir Meta, ky “atlet” i mbrojtjes së votës së lirë nuk ka dalë ende në konferencë për mediat.
Të dalë dhe të kërcënojë se do t’i “presë duart” ndonjërit, Monika Kryemadhit të parës.
Pas kësaj lind pyetja: Ilir Meta do t’i njohë zgjedhjet e 25 porillit, apo do të thotë se është blerë vota, duke iu referuar rastit të … LSI dhe gruas së tij?!(TemA)
Ky nuk mund te quhet President,
Ky eshte cmendurisht nje Pacient,
Por jo per tu sheruar,
Por per tu derguar ne boten tjeter
Se ketu vec i prish pune te tjereve.
Kur bertet ky palo president,dijeni mire se mercenaret e tij jane duke shperndare zarfa me leke,sic ndodhi ne 2017 ne Lezhe dhe sic ka bere kudo me falangat e krimit,se takimet me kapot e krimit dhe korrupsionit dhe te forteve neper lagje,kane detyre te identifikojne njerzit e dobet e hallexhi,te pa vendosur per te votuar,ti marin kartat ne kembim te lekeve,qe te mos votojne,le c’farte pjerdh ky per drejtesi dhe kushtetute