Lulzim Basha duhet të kërkojë dorëheqjen e Xhelal Mziut!

23 Prill 2021, 17:27Politika TEMA

Video e publikuar vetëm dy ditë pas  vrasjes në Elbasan ka hedhur dritëhije të forta mbi Partinë Demokratike. Sikur të mos mjaftonte njolla e Elbasanit, humbja e një jete, për të cilën Partia Demokratike ende nuk ka kërkuar ndjesë, një kryetar liste në një qark të vendit shihet të deklarojë se mjafton një telefonatë që grupet e armatosura të mbrotjes së votës ti tregojnë edhe të tjerëve vendin si viktimës në Elbasan.

Pra, pushkatim pa gjyq nga struktura paralele. Këto struktura që ndoshta po i japin moral militantëve, por po ngjallin reaksion në pjesën gri të zgjedhësve.

Në një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant në BE, siç tha edhe ambasadorja amerikane, struktura të tilla i takojnë të shkuarës. Ato nuk i bëjnë nder jo vetëm vendit, nuk i bëjnë nder dhe nuk i sjellin vota as vetë Partisë Demokratike. As Lulzim Bashës.

Nëse këto struktura, këta njerëz, që me apo justifikim kanë të drejtë të  janë një element i ndryshimit, atëherë më mirë kështu siç jemi. Nëse ndryshimi është të na kthejë në të kaluarën, ku sot në zgjedhje, apo nesër pas zgjedhjeve, çdo njeri me pushtet dhe mbrotje politike dërgon një grup njerëzish të marrin jetë njerëzish, Shqipëria nuk ka nevojë të kthehet në epokën e kanunit të Lek Dukagjinit.

Prandaj, nëse zgjedhja është mes gjakut të paramilitarëve të mbrojtjes së votës, frikës për të ecur në rrugë se dikush të bën gjyqin pa gjyq, se mund të hash edhe ndonjë plumb qorr ngaqë ndodhesh në vendin dhe momentin e gabuar, dhe gjithçkaje tjetër, është më mirë e dyta. Më mirë gjithçka tjetër që nuk të merr jetën me një telefonatë te shtabi i partisë, që nëse sot vishet me mbrotje politike, nesër kthehet në rutinë-shtet.

Për këtë arsye, për të dhënë një sinjal të fortë, për të kthyer qytetarinë, Lulzim Basha duhet ti kërkojë dorëheqjen Xhelal Mziut.

Në mënyrë që njerëzit të besojnë vërtet pendesën e tij, por më kryesorja akoma të kthejnë sadopak besimin edhe te Partia Demokratike. Votën nuk e mbron një ushtar me patllake në brez. Nëse ka frymë, vota mbron veten dhe shoqërinë. Nëse fryma të kthehet kundër, nuk ka furgona “të mbrojtjes” së votës, sado të shtijnë, të të sjellin fitoren.

Gjuha kocka nuk ka, po kocka thyen. Nëse vërsul njerëzit rrugëve dhe i motivon ata edhe pas një vrasje në Elbasan, ndjesa nuk kthen më jetën që u merr njerëzve. As heshja apo mbrojtja e heroizimi i vrasësit dhe balta mbi të vdekurin. Nëse në Dibër ndodh diçka në zgjedhje, nuk është fajtor Xhelal Mziu, por Lulzim Basha.(SI)

8 komente në “Lulzim Basha duhet të kërkojë dorëheqjen e Xhelal Mziut!”

  1. kush eshte ai bir putane qe i jep voten asaj kafshe si mezi says:

    o fytyr eresire

    1. TAFUT DERIRRËZA says:

      U mbars mali,
      Polli një Mi,
      Dhe na e quajtën,
      Xhelal Mzi….

      Hani mut, me oi, oi, oi……..

  2. Tirona says:

    Problemi eshte se Mziu,mos te kerkoje doreheqjen e Lulit,n.q.s. e deshiron Sal maloku.

  3. zef mici says:

    Xhelal meziu dh Gazmend pederasti
    duhet te arrestohn
    ketu duhet te synoj ligji
    boll me vresesa dhe xhelala

  4. perpara Jevgjita e Gabela fitoreeeeee issssssslaaaaaaaaaaaaam
    Do ndertojne Shtetin e isis sepse na mbeshtet Amerika & Europa?
    Urrrrrrrraaaaaa lyl Jevgjiti ondrimtar do Car !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Loni pe Kolkondasi says:

    Pse cfare ka bere Xhelali i shkrete qe Basha ta heq? Ai e di se ne PD duhet te tregosh se je “dashnor i votes se lire” dhe se po te jete nevoja, vota “duhet mbrojtur edhe me gjak” per te qene ne rregull me ate qe kerkohet nga udheheqja e Partise. Dhe ai kete po bene. Po si mund te zesh ne goje trendafila dhe manushaqe, zymbyla e borzilok ne nje ambient ku flitet per revolver dhe automatike, kreher dhe fisheke? Lereni Xhelalin, mos i bini ne qafe kote. Dashkeni qe Basha ti kerkoje doreheqje Xhelalit! Xhelali nuk ka bere asgje tjeter, vetem ka hequr vallen sipas muzikes…

  6. qytetar says:

    Ah jo e kunderta…mundet Mzati me i kerkue doreheqjen Lulit .

  7. raul says:

    Xhelal mendjeziu apo oficeri nazist i zene rob ne Betejen e Stalingradit eshte frynezuar nga Hajnrih Himleri i pd leshelis Gazmend Nazisti qe pergjaku Elbasanin e Kristoforidhit diten perdiell i cili dhe ky u frymezua nga takimi misterioz i Agush Habib Burgibes naten me shtabin e Nafije dybekut te leshitlikes pas se cilit u dha urdheri per mprehje sopatash, cfurcesh, kosoresh, hanxharesh, dhe ky urdher i erdhi per shtat uniformave kafe ne shtabet e Xhelalit, Gazmendit, Flamur Nokes, Osman Levenakut, Epshurr brahimkarit, dhe Xhelal maniaku mendoi se i erdhi dita te vrase ke ti dale perpara dhe mendon ndryshe nga Xhelali. Por drejtesia nuk vonon dhe nje dite Xhelal maniaku, Gazmend Himleri, Osman Levenaku, Agush Habib Burgiba me hanxhar ne dore , do japin llogari para popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje