Artur Zheji shfaq probleme me 'orientimin': Jam i pavarur por dhe i angazhuar. S'ka të mirë absolute, duhet uragan

23 Prill 2021, 16:15Politika TEMA

Analisti dhe gazetari Artur Zheji ka folur në “Pikat mbi i” në News24 për atë që quhet elektorati gri dhe rolin i tyre në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se kërkohet një uragan, një diferencim i së keqes më të madhe nga ajo më e vogël dhe këtë gjë duhet ta bëjë elektorati gri. Sipas tij e mira absolute nuk ekziston.

“Nga një studim i imi kam vënë re shumë fenomene që ndodhin në Itali përpara 7-8 vitesh këtu vijnë me 7 vite me vonesë. Është gjë e mirë, Italia është shumë e përparuar. Çfarë ka ndodhur në Itali, pati një krizë të madhe të abstensionit, të gjithë thoshin këta janë njësoj, kanë ardhur të gjithë në politikë për të vjedhur dhe nuk shkonin të votonin. Nëpërmjet braktisjes së procesit zgjedhor shprehnin protestën e tyre të heshtur dhe të fisme.

Por ama, doli një personazh që ishte Beppe Grillo që iu tha ju jeni një bombë atomike, jeni një energji që mund të shndërroni, do merrni timonin e Italisë ta ktheni atë dhe të bëni një revolucion që vlerat të dalin në sipërfaqe dhe antivlerat të fundosen.

Sa pak meritokratikë janë deputetët që ke. Një pjesë e madhe e tyre janë nën koeficientin intelektual që ke ti. Janë njerëz pa asnjë lloj patente, pa arsim, një pjesë me diploma të blera. Këta do marrin portofolin tim, tëndin dhe të kohës të së ardhmes tënde, po pse?

Disa pak njerëz kanë shumë pushtete dhe organizojnë që të meritokratët të rrinë poshtë, ata që kanë servilizëm rrinë lart. Në të gjitha shoqëritë e botës ndodhin këto fenomene, po pastaj shkunden. Një forcë politike zhduk të keqen më të madhe, vjen në pushtet dhe pasi kryen funksionin bie në vendin e vet.

Këtu kërkohet një uragan, një diferencim i të keqes më të madhe nga e keqja më e vogël. Këtë duhet ta bëjë pjesa gri. Pjesa gri duhet të zgjedhë të keqen më të vogël në këmbim të së keqes më të madhe. Nuk ekziston e mira absolute. Është mundësi e njerëzve të rikthejnë ekuilibrin në shoqëri”, tha Zheji.

 

 

I pyetur se kush do ishte më e mira për shqiptarët, vijimi i qëndrimit të kryeministrit Edi Rama apo rotacioni, Zheji tha se uji ka zënë erë dhe duhet të lëvizë.

“Është shumë e kollajtë për një gazetar dhe për mua që të luaj rolin e të pavarurit dhe të bëj sikur jam baraslarguar nga anët. Unë jam i pavarur, por jam i angazhuar. Këtu nuk ka një kontradiktë. Jam i pavarur në mendimet e mia por i angazhuar duke menduar se rotacioni është i domosdoshëm.

Do ishte mirë për shqiptarët edhe për Ramën. Rama rrezikon shumë. Kam një angazhim sepse kuptoj që e mira e Shqipërisë dhe e çdo vendi është lëvizja e ujit. Uji kur rri në vend fillon bie erë. Këtu uji ka rënë erë dhe duhet të lëvizë. Duhet oksigjen, duhet të lëvizin gjëra, duhet ujë i pastër.

Pasi mbaron ky proces urgjent, fillon pjesa meritokratike, djemtë dhe vajzat e shkolluar të Shqipërisë të marrin pushtetin. Kështu si është situata nuk kanë për ta marrë kurrë”, deklaroi ai.

6 komente në “Artur Zheji shfaq probleme me ‘orientimin’: Jam i pavarur por dhe i angazhuar. S’ka të mirë absolute, duhet uragan”

  1. Taulant says:

    Nuk ndodh gje ne Shqiperi.
    Gjithe pushtetin e ka banda kriminele e Rilindjes.
    Po hidhen miljarda leke per te blere zgjedhesit.
    Gjithe administrata eshte militante e bandes se Rilindjes.
    Po nuk u mbrojtja vota pushtetin do ta kene perseri kriminelet.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Mbas te nesermes, komenti i pare qe do besh do jete 2 jave para zgjedhjeve te 2025-ses. Atehere shfaqeni ju kokecepsha..

    2. qytetar says:

      Taulanti me i shpejte se Kaleci !

  2. Mbylleni ne Psiqiatri funderinen .
    Gjithmon ne krahun negative te shoqerose ka qen ky plehr qe leh mos i hudh kush
    kocken e dites .
    Nji nder funderinat e Kazanit Medie qe duhet te qit jashte qarkullimi njeri me Karaktere Putane
    dhe Antishqiptare .
    Kujt i hyn ne pune ky Qenie e Skaduar !?

  3. vlora.vlora says:

    O zheji ke qene analist i mire ,tani je kthyer ne fendurinen e lsi se,te degjoja kur i beje cv vrasesit dhe per te ndjerin asgje ,,turp te kesh

  4. K says:

    Sa poshte bie qenija njerezore, Zheji! Prandaj njeriu s’duhet te urreje! Urrejtja te ha koken!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje