Astrit Patozi ka qenë i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” ku ka folur lidhur me sfidën elektorale të Bindjes Demokratike.
Përballë gazetarëve Ylli Rakipi, Arjan Çani, Artur Zheji dhe Mustafa Nano, Patozi ka folur mbi fushatën dhe pritshmëritë që ka.
Patozi u pyet nga Rakipi lidhur me deklaratën e Bashës i cili tha ”Janë krijesa të Edi Ramës dhe punojnë në favor të tij”.
Kreu i Bindjes Demokratike nënvizoi se:
“Kush e ka gjetur këtë apo struktura paramilitare e tij? Kur bëhet një deklaratë e tillë duhen fakte e prova. Gjithsesi mua nuk më intereson çfarë mendon Lulzim Basha për mua apo të tjerët. Mua më intereson ajo ç’ka jemi ne dhe ne jemi e vetmja alternativë e ndryshme në këtë kakofoni zërash të vjetër pa asnjë risi në këto zgjedhje.
Shëmtia e këtyre gjeti pasqyrimin më të saktë te ngjarja e Elbasanit. Ne jemi të vetmit që nuk jemi përfshirë në këtë sherrnajë që ka përfunduar me gjak dje”, tha Patozi i cili tha se Shqipëria ka nevojë për një vizion të qartë mbi reforma radikale dhe jo thjesht rotacion.
Patoz,mos barazo viktimen me kriminelet, ish partia jote pd ka qene fashiste dhe kur ti ishje n/kryetar,por atehere te konvenonte(interesonte)sic thon kosovaret.
Po cfare fashiste more ti zoteri. Terroriste thuaj. Fashizmi ishte bekim per shqiptaret
rri o Patozi se ti je limon i shtrydhur dhe ste qi askush