Qytetari që u kap të enjten në Dibër me para për të blerë vota nuk është i Partisë Socialiste, por i LSI-së.
Kështu ka deklaruar Shtabi Elektoral i PS Dibër, në një informim për opinionin publik ditën e sotme.
“PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.
Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.
Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim.” përfundon deklarata.
PER TE MBULUAR ELBASANIN KETA TE PD ,KRIJUAN NJE BABALE NE DIBER SIC E KANE ZAKON.Vertete nuk e kuptoj sado tifoz partije te jesh dhuke menduar te ardhmen e femijes tende a mund te votohen keta,Cfare te mire do i sillte Shqiperise Xhelal Mziu apo gjithe stani i tyre
Ahahaha! Dmth u kap nga Pd, qenka i LSI se por ne makine ju gjeten posterat e Ps dhe karta identiteti dhe liste emrash qe do votonin PS??ej ca jeni ju socialistet e dibres???
Dosja 184. Ore po pse mo votoheni ju pasardhesit e shukriut me brek me vrime
Ata qe u mbajten peng jane bashkepuntor ne kete inskenim, per bythen e Mziut i cili edhe ky do te perfundoje ne burg per thirjet antikushetuse,do te bejne burg si pengmarresit ashtu edhe ata qe u kapen per shitblerje vote .