Zoti Doshi, kërko ndjesë se ndoshta të falin edhe ty, si Xhelalin!

23 Prill 2021, 12:23Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Meqë ambasadaorja amerikane Yuri Kim ka vendosur që të përshëndesë kërkesën e faljes nga Xhelal Mziu, pasi ky i fundit tha se i ka gati grupet e militantëve që do bëjnë edhe të tjerë “si ai i Elbasanit”, ky koncept diplomatik i trajtimit të situatës absurde që po kalon Shqipëria, mund të zgjerohej edhe për raste të tjera që kanë të bëjnë me fushatën.

Për shembull, vlen të pyetet, pas deklaratës së ambasadores Kim, nëse ka vend për një reagim të ngjashëm amerikan edhe fjala vjen, për rastin Doshi. Me fjalë të tjera, a do t’i faleshin Tom Doshit mëkatet që amerikanët thonë se ka bërë, nëse ky i fundit dilte në një konferencë shtypi dhe po ashtu si Xhelal Mziu, do të kërkonte ndjesë për zullumet e tij?!

Përtej ironisë miqësore me ambasadoren, deklarata si ajo e shefit politik të PD për qarkun Dibër, nuk mund të kalojnë thjesht me lëvdatat për tërheqjen. Duhet kritikuar gjesti, për tensionin që nxit dhe mbrapshtinë që mbart. Të tjerat janë dytësore, edhe tërheqja. Deklarata e parë e Mziut e ka bërë punën e keqe, qindra mijë njerëz e kanë lexuar e komentuar. Lajmi i mirë udhëton gjithnjë më ngadalë se i keqi. Sepse me përshëndetjen e kthesës së Mziut, pa ja thënë sy se çfarë përfaqëson ajo që ka bërë, ambasadorja Kim rrezikon të mbetet gjithë ditën duke cituar deklarata përshëndetje për të tjerë skifterë që mund të dalin gjatë ditës nëper hartën e trazuar elektorale të Shqipërisë.

Në mënyrë të qartë opozita po përpiqet të demotivojë zgjedhësit e palës tjetër që të dalin në zgjedhje ditën e dielë, duke terrorizuar procesin zgjedhor. Diçka të cilën diplomatët e huaj e kanë kritikuar qysh herët në këtë fushatë.

27 komente në “Zoti Doshi, kërko ndjesë se ndoshta të falin edhe ty, si Xhelalin!”

  1. o skender, ku di gje ambasadorja cfare horrash jane keta. mos i ver faj, leri kohe ti kuptoje.

  2. Edhe të njëjten pytjet kame per z Abasadore të nderume ?????????????? says:

    Apsulitisht jam dakorte ? per ? me Ty une e rrespetoje z Ambasadore se pse ne pa Ameriken ?? e Kemi shume veshtire te mbijetome si kombe e shteti her nga te hujet dhe shumicen e rasteve dhe të here nga vetvetja se pse ne do populle kemi prodhuar Lider si Enver Hoxhen Sali Berishen dhe ilir Meten.. Por Tom Doshi po ta krahasoshe me Gazmen Barrdhi Gjelal Mziut dhe gjith lukunine çë kane sjedhur Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha ështe vertete nje engjull .. Vertete Tom Doshi munde të jet i korruptume.. Por a Ka njeri në kët bote që e besone se Tom Doshi eshte me i korruptume se ilir Meta dhe familja e ti a po se familja mafjoze e Sali Berishes çë per korrupsjoni familjare të tyre kane vrare 26 veta me njee her… Une ket pytjet kame per z Abasadore??? Then Kjo une politiken Ameriken e mbeshtes ? per ? se pse pa ta e Kemi po të thuashe të pa mundur çë të Jerome si njerze

    1. Berti says:

      O minxhoz je radikalizuar komplet dhe ti!
      8 vjet kohe kishte rama ti kishte lare hesapet me bandat
      Boll me tani.
      Kapen vetem rrugecerit e njeres pale. Te tjeret jo.
      Njerzit i kane syte ne balle.
      Edhe europianet i kane syte ne balle dhe amerikanet. Rama e qelbi. Me kriminele erdhi ne pushtet dhe me atq qeveris.

  3. Ard says:

    Ne te gjitha rastet kriminale te organizuara nga PD, ambasadoret e SHBA kan ven shenjen e barazimit midis kriminelit dh viktimes,ose me mire anojne nga kriminelet, duke i quajtur burra shteti,yll ne ngjitje dhe tani falenderon Xhelalin, kuptohet qart qe jan pro krimineleve per te ardhur ne pushtet.
    Mos prisni gje te mire.nga te huajt, ata keshtu e duan Shqiperine qe te mos ngrej koke asnjehere.

  4. lin says:

    Respekt z.Minxhozi dhe Ambasadorja e radhes tani pret qe edhe Mul Noka te terheqi deklaraten e perseritur per vrasje dhe ajo si paraardhesit e saj ta pershendesin ose ne minimum kjo e tanishmja ti etiketoje si Zhelal Mziun edhe Mu. Noken “burra shteti” siç etiketoi paraardhesi i saj i radhes kur kryekrimi Shqipetar vrau ne mes te bulevardit kater protestues me duar ne xhepa !Fatkeqesi ,ndoshta pret qe edhe ajo ndonje rezultat te diskutueshem te fuse duart ne kutite e votimit per te nxjerre Mul Noket fitues!A thua ta kete kuptuar Deprtamenti i SHBA qe ne kemi nostalgji per Aziatiket????????????????????????????????????????

    1. Real says:

      Super Minxhozi.

      1. Realpolitika says:

        Minxhozi jeni perfekt !
        PD E LALIUT NUK ESHTE AQ E BUTE E MIQESORE SA FYTYRA E LULZIM BASHES.
        PD E DHUNSHME SI SALIU, EDI PALOKA,GENT STRAZIMIRI, XHELA MZIU E GAZMENT BARDHI.

  5. Nafia says:

    Arvizu quajti burre shteti Saliun mbasi vrau kater njerez, ambasadorja Kim fali Mziun qe tha se do vrasim si ne Elbasan,tani une dua te di,kaq budallenj na quan zonja Kim?

  6. Iso says:

    Me vjen keq qe nuk kam mundesine te votoj se partise se Tom Doshit do ja kisha dhene voten.

  7. Mal Cori says:

    Zhelali osht tu kerku at rob qi ja ka qit vidjon , e citash po ja ci tan robt e shpejs per xhit ka ba.

  8. I paekspozuari says:

    Nuk e kuptoj kete sjellje te ambasadores te SHBA,ndaj ketij gangsteri te PD?Nuk me rezulton se Shteti Amerikan i fali gangsteret e tij,qe ju turren nje selie te shenjte si Capitol Hill.Mendoj se eshte e nevojshme nje sqarim nga ana e Ambasades Amerkane,ne menyre te vecante per kete rast,qe eshte nje thirrje e hapur per te rrembyer armet e vetgjyqesi gjate dites se votimit, diteve te numurimit e me tej.

  9. gazetari says:

    Skender !!Ti je gazetar i vertete,dhe je lavderuar nga ish ambasadori Amerikan per objektivitetin, e trajtimit te problemeve..par kete here duhet me guxim, te kritikosh qendrimin e Ambasadores Amerikane..! Pra kemi nje vrasje,kemi nje grup vrasesish te ngritur qellimisht per te prishur zgjedhjet,kemi nje president, qe gjithe diten flet per vrasje,bashke me Sali berishen..dhe konkretisht, nje debutet si xhelal ziu,ben etjN thirje per vrasje..Ne vent organet ti hedhin prangat, e ta denojne..del Ambasadorja Amerikane dhe e falenderon ??????..
    Skandal..Amerika mbeshtet kriminelet..Nuk eshte cudi..Sali Berisha ky kriminel qe ka mare mija jete..akoma qendron me kembe..Ju kujtohet qe arvizuja e quajti Burre shteti…Pra kjo eshte politika Amerikane..Ti kontrolloje te dy krahet e politikes..Amerikanet po kuptojne qe Rama eshte lidhur fort me Erdoganin,i cili po ndihmon shqiperine shume.Amerikanet nuk i kane mire punet me Turqine ..
    Ja pra cjane Amerikanet..E une ju kerkoj juve ta trajtoni me gjere kete problem..Une personalisht do ti drejtohem me nje leter Departamentit te shtetit per kete gje..

  10. Amard says:

    Ti minxhoz kur arrin vë shenjë barazimi mes tim doshit dhe mziut hallall të qoftë. Paske marrë fund. Politikanë plehra si Mziu ka plot në çdo vend.
    Por si Toma që do bëhet film si eskobari ska. Është kryekriminel.
    Turp t ju vijë.

  11. Haka Tekizoti says:

    Në radhë të parë debati duhet të përqendrohet te fakti që Xheloja nuk ka kërkuar aspak falje përderisa nuk shpjegoi se pse “u nxitua”, pse nuk dënoi vrasjen në Elbasan dhe pse nuk ka treguar cilët përfshihen në forcat e tij paramilitare e t’i dorëzojë në polici. Vetëm kështu do të quhej ndjesë e vërtetë. Si mundet të besohet shtirja e Xhelos? Pale më të falënderohet. Xheloja dhe ata që i kanë formuluar fjalimin me të cilin kërkon falje pandehen të zgjuar: mendojnë që të kërkojnë flje sa për sy e faqe që të vazhdojnë të pashqetësuar terrorin në polull. Ndyrësirat nuk bëhen dot xhevahire me ca llafe hipokritësh. Vetëm vënia në bankën e të akuzuarve mund t’i sjellë në vete, edhe kjo e dyshimtë. Kriminelë të tillë duhen izoluar. Kjo është gjëja e duhur për të bërë.

  12. Bravo Minxhoz says:

    Vetem respekt Z.Minzhozi,per pak dhe sakte qe keni thene..Nuk e kuptoj cka dash te thote,sepse vetem qetesim situate nuk eshte kjo deklarate.Cka barku nxjerr berdhaku thote populli,dhe kjo te lavderohet si ndjes,se kuptoj.

  13. real says:

    Super Minxhozi.

  14. valentin says:

    Zonja ambasadore ne qofte se nje biznesmen ka bere manipulime ne biznes per te fituar eshte faji i shetit qe nuk e ka kontrolluar por eshte e pa llogjikeshme qe nje politikan me ” rroge shteti ” behet me i pasur se biznesmeni i pa ndershem prandaj meru me politikanet hajdut duke filluar nga Ilir floriri dhe me radhe majtas djathta pastaj kalo te te tjeret. Keshtu vendoset drejtesia kur fillohet nga koka jo nga kembet sic beni ju me Tom Doshin….

  15. Traktori me zinxhira says:

    Po sh.sakte Minxhoz,Toma duhet te dale te kerkoje ndjese dhe Kimja e pastron dosjen.Po pse moj z.Kim keshtu funksjonon shteti?

  16. An Albanian in USA ???????? says:

    Dear ambassador of my country.Albanians have an expression :-samthing in the belly,it comes out of the mouth.The greeting of this alleged pardon of lies doesn’t reduce the crimes of this terrorist group.A man was killed,and if they kill again,what you gonna say ?.You have been clear and determined about what you have always said,but my people do not deserve your joy,for their false apologies.

  17. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    Bravo zoti Minxhozi! Jemi coroditur nga keto falenderime te zonjes Kim!Nje here falenderon mikun e saj LuliBasha,pavaresisht se ai eshte Nr.2 i bandes Berishiste dhe ne 21 janar ka dhene urdher per vrasjen me duar ne xhepa 4 qytetare paqesore .E falenderon Lylken e Teta Ollges zonja Kim si dhe Donald Lu-ja perpara saj,i cili arriti te thote per gangsterin kriminel te Shqupit,Berishen ” burre shteti” ,sepse beri dikur nje piruete politike.E po keshtu dhe ushtari i mire shvejk LuliBasha qe hedh gurin e fsheh doren me paramilitaret e tij qe vrane ne Elbasan.Sikur kete shtet paralel gangster nuk e ka organizuar Basha ,por e ka organizuar e hedhur ne veprim ndonje alien!Sot perseri zonja Kim vleresoi banditin e Kamzes (ne vend qe te ngreje telefonin dhe ti fuse 10 pashe nen toke kete kriminel e shefin e tij dhe te zgjuaje nga gjumi i thelle SPAKUN E PROKURORINE E PERGJITHESHME,Krajen e Celen e pergjumur) sepse “e detyruan” te laje mutin me shurre,pasi beri thirrje per vrasje paparalajmerim,pa gjyq e aresye,por vetem sepse ashtu ka vendosur SHQUPI i cili i shikon shqiptaret qe nuk votojne per ta si armiq dhe kjo histori vazhdon prej 30 vjetersh.Te njejten gje bente dhe Hitleri ne fillimet e tij ne republiken naziste te Vajmarit,sic shume drejt sjell ne kujtersen tone dhe analisti e veprimtari i shquar Romeo KarajBanditi Mziu u terhoq nga deklarata e mepareshme jo se i shkau goja,por se u procedua penalisht dhe dikush i tha qe jo vetem qe nuk do behesh deputet por do vesh dhe ne qyngje me byzylyke ne duar!Dhe e fundit,mire e thoni zoti Minxhozi,le te “kerkoje falje” dhe Doshi e te mbyullet kjo histori me ambasaden amerikane,sepse Meta e Berisha,pavaresisht se kane bere vjedhje pasurish e votash,vrasje njerezish, dhe kufomat e viktimave te tyre jane te shperndare ne te gjithe vendin,kane bere e bejne dhe sot shantazh e kercenime dhe korrupsioni i tyre vjen ere jo vetem brenda shqiperise por dhe jashte saj,bejne thirrje periodike dhe standarte per rrembim armesh e sulme ndaj institucioneve shteterore etj etj dhe perseri jane te lire edhe te behen deputete e te merren me politike dhe te anashkalojne ligjin dhe pushtetin e popullit ne shqiperi.Dhe kjo dhe fale qendrimit te zonjes Kim,e cila me heshtjen e saj ndaj ketyre te dyve ne vecanti,i permbys ne moment te gjitha te tjerat qe thote e mbeshtet si reforma ne drejtesi e thirrjet e saj per kandidate te paster ne zgjedhje,por duke patur brenda listave sidomos kandidatin Nr.5 te mikut te sal Luli Basha dhe per ironi te fatit edhe vete ish ministrin e brendeshem te 21 Janarit LuliBashen!Pa folur pastaj per heshtjen e zonjes Kim per “anetaren e GJK” Xhafer;lllari,bashkejetuesen e Alibeajt…te futur nga pas listes nga briganti super i korruptuar ,Gold Metaj,pa kaluar ne siten e vetingut si te gjithe gjyqtaret e prokuroret.Cfare te fshihet valle pas heshtjes se ambasades amerikane pas delegimit te kesaj gruaje me rrezikshmeri shoqerore,me kontakte me persona kriminele,per ne gjykaten kushtetuese?!!!Dhe sidomos pa komentuar ketu dhe veprimet kompromentuese e destruktive te me nder presidentit tone te lyer me ar ne kete fushate si askund ne bote!Gjithe parate e korrupsionit galopant te ciftit presidencial jane hedhur ne kete fushate e po shperndahen ore e minute dhe prokuroria ben nje sy qorr e nje vesh shurdh.Shyqyr qe jane zgjuar emisionet investigative
    “STOP” E “fIKS FARE”!Dhe ne presim zgjedhje te qeta,me kandidate te paster (si puna e Berishes,G.BARDHJIT,mZIUT,nOKES…) pas gjithe ketyre fakteve qe publikohen keto dite dhe blerjen e votres nga partia e ciftit Like- Kriemadhi,kampione e ballkanit ne kete sport, anekend shqiperise,se jo te gjitha rastet e te gjitha qytetet munbd te kapen me kamera te fshehta e nga emisionet investigative.Merreni me mend se cfare po bejne keto te dy banda (PD-LSI) keto dite dhe cfare jane ne gjendje te bejne sikur shqiptareve tu marre mendja ere dhe te provojne, si ne vitin e larget 1992 ,ti votojne perseri!

  18. lisi says:

    NUK E DI A KA MARRE APROVIMIN E Z.BIDEN KJO ambasadorja ALLA ARVIZU PER TE FALUR MEZIUN E GJITHE BANDITET SI AI ?
    UNE E DI QE AMERIKA I DENOI BANDITET QE SULMUAN KAPITOLIN.

  19. REALE says:

    Prit kur Xhelal Mziun ta beje “yll ne ngjitje” ambasadorja se keshtu e kane ambasadoret amerikane; ata na e kane berre varrin dhe ne i duam! Ne i respektojme vetem se e dime qe jane fuqi e madhe dhe sipas parimit “mos i kundershto te keqes me force” vazhdojme edhe si servila burra e gra.

  20. Hessen says:

    Mos u merni fare me ambasadoren amerikane; kjo nuk është as e para dhe as e fundit që kap zogj në ajër.
    Amerika është rrjeta nëpër këmbët e shqiptareve për 30 vjet.
    Po të donte USA, sot Saliu nuk do të lehte më, po kështu edhe Iliri.
    Te përshëndetës Xhelalin (më ziun) se kërkoi falje… Nuk e di, por këta qofshin!

    Tom Doshin nuk e kemi dëgjuar të bëjë thirrje për luftë, ju ama ja përmendni emrin pa teklif.

    Pse ky diferencim zonja Kim ?!?!

  21. qytetar says:

    Minxhoz or Matjan !
    Nuk eshte i njejti rasti.
    Mzati tha hapur…
    Do vrasim perseri….
    Sigurisht emocionalisht ju zgjua brenda shpirtit geni i e egersires.

  22. Marksi says:

    Arriti te te hedhi hi syve edhe Mziu zonja ambasadore.

  23. Velo says:

    Bravo Minxhozi! Kurojoz, burrëror, intelektual, dhe kritikë të patër dashamirëse.
    Pas vrasjeve në 21 Janar, Arvizu e quajti burrë shteti Saliun vetëm se u tërhoq nga anti mitingu, pavarësisht krimit makabër. Të njëjtën gjë Z. Ambasadore, e falënderon për ndjesën hipokrite që e bëri i detyruar nga halli, dhe nuk i thot asnjë gjë për thirrjen për vrasje të kundërshtarit politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje