Astrit Patozi: Është derdhur gjak shqiptari, këta nuk duhen votuar më

23 Prill 2021, 14:10Politika TEMA

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka folur lidhur me betejën e tij elektorale të 25 prillit ku garon me numrin 4.

Nga emisioni “Të paekspozuarit” ku ka qene i ftuar, ai tha se nuk do lejojë që asnjë qytetar të rrezikojë jetën për mandatet e Bindjes Demokratike.

Kreu i Bindjes Demokratike nënvizoi se fushata e forcës politike që drejton ka qenë mjaft e qetë dhe model.

“Mos e lidhni me emrin e Astrit Patozit këtë që po ndodh sot. Ky është një fenomen për të shkundur fenomenin politik në Shqipëri. Ne nuk do e rrëzojmë lisin me një të rënë të sëpatës. Shqipëria ka nevojë që 71 mandate të mos i lerë në duar të këqija. Ne këtë gjë mund ta realizojmë dhe unë jam besimplotë. Unë kthehem nga Shkodra, e nisëm dhe e mbyllëm fushatën aty. Shkodra ka një lloj simbolike si pararendësë e ndryshimeve për mirë të Shqipërisë. Është derdhur gjak shqiptari dje. Dhe unë ja kam shpjeguar që nëse do gërvishtet qoftë njëri prej tyre, kjo të mos jetë kurrë për mandatet e Bindjes Demokratike. Ne jemi për atë që Shqipëria duhet të ndërrojë dorën, këta nuk duhen votuar më”, tha Patozi i cili ftoi qytetarët të votëbesojnë numrin 4.

3 komente në “Astrit Patozi: Është derdhur gjak shqiptari, këta nuk duhen votuar më”

  1. vk says:

    O Patozz prandaj ty ska per te votuar njeri, se nuk e b.the ta thuash cop, se je dhjaks e thua -Keta nuk duhen votuar!
    kush keta more bajge qe ju ka tredhur saliu e keni akoma frike nje kerme te ngordhur

  2. lesh e li says:

    Thuj te mos votohet PD, ish partia jote. Keshtu ka qene dhe kur ti ishe nenkryetar i saj, e dhunshme. PD ka derdhur shume gjak shqiptari. Kujto 97, Gerdecin, vrasjet ne Bulevardin dhe tani. Te gjitha per pushtet.

  3. Shkodra says:

    Ti Astrit Kocifozi nuk je burre me i mire se Xhelal Ziu dhe vrasesit e tjere te PD e LSI. Nuk ta harrojne shqiptaret angazhimin tend makaber, duke perdorur dhunen, kercenimet, valixhet e thaset me para e lloj lloj dredhishe qe perdore ne zgjedhjet e Vores fill pas Gerdecit ku u vrane e percelluan ne flaket e barutit te Zenit 28 shpirtra njerezish, ku u plagosen mbi 500 njerez te varfer, ku u rrafshuan mbi 1.300 shtepi dhe ne menyre te paimsgjinueshme, ne saje te “punes tende”, arrite ri sigurosh “fitoren e turpshme te PD” njelloj sikur te fitonte Hitleri zgjedhjet pas luftes se II-te Boterore. Ja ky je ti i verteti dhe per kete je shperblyer nga kriminelet e kesaj masakre me thase te mbushur me euro.
    Ti je nje nder me te njollosurit nga PD-ja.
    Do ishte fatkeqesi qe ti te shkosh ne Kuvend. Me vjen keq per Uldedajt qe e ulen kaq shume steken duke te mbeshtete ty. Por si duket ka gjete “tenxherja kapakun”.
    Ti nuk do te fitosh.
    Jozefina Topalli do fitoje se te pakten nuk ka ba gjynahe si ti, vemje e rrezikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje