Pas kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit amerikan Bob Menendez dhe Anëtarit Jim Risch, një ditë më parë, sot nje tjetër mesazh vjen edhe nga përfaqësuesit Gregory W. Meeks dhe Michael McCaul
Kryetari dhe Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës, përmes një deklarate përpara zgjedhjeve shqiptare i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që votuesit të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna.
“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare në 25 prill, ne i nxisim autoritetet shqiptare të sigurojnë që votuesit janë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga mitmarrja, frikësimi dhe dhuna.
Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit, ata që janë aktualisht në detyrë, si dhe ata që shpresojnë të zgjidhen, të veprojnë në përputhje me normat demokratike, edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme.
Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të prosperuar për popullin shqiptar”, përfundon deklarata.
Zgjedhjet po i kundershton gjithe bundestagu Gjerman.
Vjedhja eshte sheshit.
Po ndodh me keq sesa ne 1996.
Rama nuk do zgjedhje po vjedhje.
Kete here i ka zene sharra ne gozhde.
Bandat e Terroristeve Islamike po behen gjithmone e me shqetesuse ne qytete
ju i bini se njetres melodi .
Doni me e shndru Shqiperine ne Siri ne Ballkan ?
Kjo eshte Hipokrizi e gjalle ,te lejosh Banda Terroristesh ne Politike njelloj si eshte vepruar ne vendet Arabe ,
dhe nga ana tjeter te perdoresh nji retorike sikur kemi te bejme me nji gjendje Normale ne Politike e vend .
Terroristet fale mbeshtetjes tuaj po degjenrojne Demokracine e gjithcka ne kte vend ju
i pershendesni me mesazhe !”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Cdo te thote kjo ?
Amerika di cfar ka ne Mars jo me ne Shqiperi .