Albin Kurti: Votoni 3 kandidatët tanë t’i hapim rrugën Vetëvendosjes edhe në Shqipëri

23 Prill 2021, 18:08Politika TEMA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit u drejtohet të gjithë qytetarëve që të mbështesin me votë tre kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri. Teksa po bën hapur fushatë në Shqipëri duke ndërhyrë në zgjedhje, Albin Kurti shprehet se si kryeministër i Kosovës, “unë do të respektoj maksimalisht dhe do të bashkëpunoj me cilëndo qeveri që populli i Shqipërisë do ta zgjedhë në zgjedhjet e 25 prillit.

Por si aktivist dhe kryetar i Vetëvendosje!-s, ju do të jeni vazhdimisht bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, për të përhapur mesazhin tonë politik. Sot jeni tre kandidatë, por pas jush qëndrojmë si mbështetës të gjithë ne, që e duam Vetëvendosje!-n, në Kosovë e Shqipëri” thotë ai.

Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar asnjëherë që të komentojë ndërhyrjen e Kurtit në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit

Për Boikenin, Iliazin e Kreshnikun:

Të dashur Boiken, Iliaz e Kreshnik

Të dashur aktivistë të Lëvizjes që jeni mbledhur sot në Tiranë

Të dashura zonja e zotërinj që po na ndiqni nga rrjetet sociale

Do të kisha dashur të isha më shpesh i pranishëm në këtë fushatë, për të ndihmuar bashkëpunëtorët e miqtë e mi, Boikenin, Iliazin e Kreshnikun, por gjendja e vështirë në të cilën e gjetëm shëndetësinë publike në Kosovë na ka imponuar që, nga njëra anë, të kemi një agjendë intensive punësh, e nga ana tjetër, të marrim masa për të mbrojtur jetët e qytetarëve. Uroj që të gjithë ju të jeni mirë me shëndet, e ta kapërcejmë sa më shpejt këtë pandemi që po sfidon gjithë botën.

Por, me zemër unë kam qenë pranë fushatës suaj e pranë jush, ju kam mbështetur dje e sot, dhe sigurisht do t’ju mbështes dhe nesër. Ne na bën bashkë një ide e një projekt i cili as nuk nis e as nuk përfundon me ne. Është ideja kombëtare, e cila do të vazhdojë të bëjë bashkë shqiptarët e ndershëm e idealistë edhe kur ne të mos jemi më.

Ju, Vetëvendosja në Shqipëri, edhe pse në këto zgjedhje keni dalë me tre kandidatë, keni bërë një fushatë shembullore, për disa arsye të cilat unë dëshiroj t’i përmend këtu.

Së pari, keni bërë një fushatë të kulturuar, pa nxitur sharje e urrejtje për anëtarët e partive të tjera, pa kërkuar armiqësi të stisur apo spektaklin e brutalitetit verbal. Keni bërë mirë që nuk keni rënë në grackën e ofendimeve. Të gjitha partitë e tjera, edhe kur janë të vjetra, edhe kur nuk e dinë më se cili është misioni i tyre në shoqërinë tonë, edhe kur dëshirojnë të kontribuojnë me ide, program e moral në politikë, megjithatë janë pjesë e kombit tonë. Debati me to duhet të jetë argumentativ, i bazuar në kritikë objektive, e jo në sulme të ulëta. Kombi ynë, njerëzit tanë, e presin këtë standard prej nesh. Dhe ju në Shqipëri, e keni arritur këtë.

Të gjitha partitë e vjetra kanë brenda vetes shumë qytetarë, punëtorë, intelektualë, krijues, sipërmarrës të ndershëm. Ata jo vetëm që nuk janë armiqtë tanë, por janë bashkëpunëtorët tanë potencialë për zhvillimin që duam t’i sjellim vendit. Me sjelljen tonë korrekte do t’i ftojmë ata në radhët e Lëvizjes, e cila do të rritet në Shqipëri ashtu siç u rrit edhe në Kosovë. Një pjesë e madhe prej tyre, në të ardhmen, do të vijnë te ne, sepse do të gjejnë një organizim demokratik, të ndërtuar mbi parime e vlera, e jo një çerdhe thashethemesh, goditjesh të ulëta, bërrylash e ambiciesh të sëmura.

Së dyti, e vlerësoj faktin se ju, edhe pse tre kandidatë, keni zhvilluar një fushatë të ndërtuar rreth një programi konkret. Ju i keni renditur vlerat e parimet për të cilat do të angazhoheni nesër në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, por i keni treguar qytetarëve e votuesve tuaj edhe se cilat janë çështjet për të cilat ju do të kundërshtoni e nuk do të pranoni asnjë kompromis. Ju jeni zotuar se do të jeni kritikë e kundërshtarë të formulave të privatizimit të maskuar, siç janë Partneritetet Publiko Private (PPP), kundër marrëveshjeve që cënojnë interesin kombëtar, kundër kapjes së institucioneve prej partive apo prej krimit, kundër abuzimit me të drejtat e punëtorëve, si dhe kundër monopoleve e oligopoleve që kanë vënë lak në fytin e ekonomisë shqiptare. Në pak faqe program ju keni folur shumë ide e përmbajtje politike, si askush tjetër, si asnjëherë tjetër.

Nuk mund të ketë demokraci pa ballafaqim të ideve e kritikave. Pikërisht mungesa e ideve, që i ka bërë partitë njësoj në qasjen e tyre qeverisëse, shkakton pastaj fenomene të shëmtuara. Partitë të cilat nuk kanë qenë të afta të dallohen nga njëra-tjetra sa i përket programit apo qeverisjeve, kanë prodhuar ndarje të rrezikshme, si ajo jug-veri, për të betonuar elektoratet e tyre. Kjo është e papranueshme. E vetmja mënyrë e pranueshme për të bërë për vete votuesin, është shpallja e idesë dhe forcimi i organizatës. Nuk mund të rrezikohet kombi për të mbajtur në këmbë partinë, siç kanë bërë të tjerë.

Së treti, fushata juaj ka qenë një kontribut në rrafshin e afrimit mes Shqipërisë e Kosovës. Ju keni qenë dhjetra aktivistë nga Shqipëria, që keni ardhur në Kosovë për vite me radhë e na keni ndihmuar shumë neve. Tash me këtë fushatë sërish po na ndihmoni, sepse e hapët rrugën që edhe aktivistët nga Kosova të vijnë në Shqipëri e të angazhohen për çështje politike e qytetare. Ne shqiptarët jemi një popullsi jo e madhe. Nëse punojmë bashkë e afrohemi, prapë nuk do të jemi rrezik për askënd, por nëse mbetemi të përçarë do të jemi gjithnjë rrezik i vetvetes. Krahinarizmat kanë vlerën e tyre kur vjen puna te folklori e respektimi i traditave e i dialekteve, mirëpo nëse duam të bëjmë një shtet që ndihmon ekonominë, forcon kulturën e arsimin, dhe e ndal braktisjen e atdheut tonë prej të rinjëve sot e fëmijëve tanë nesër, ne duhet t´i kapërcejmë ndasitë krahinore, nga Gjirokastra e Kreshnik Merxhanit e deri në Mitrovicë, nga Lezha e Iliaz Shehut e deri në Gjilan, nga Tirana e Boiken Abazit, e deri në Prishtinën tonë.

Ne kemi fituar tre figura dinjitoze publike në këtë fushatë. Tre ligjërues universitarë, të cilët kanë vendosur të hyjnë në politikë jo për pozitë apo për post, por si sakrificë, për çështje.

Ju ftoj të votoni në Tiranë Boiken Abazin, specialist i shkencave politike dhe ekonomisë zhvillimore, anëtar i kryesisë së Lëvizjes, i cili ka qenë në pozita të larta këtu në Kosovë dhe na ka ndihmuar shumë sidomos në rrafshin ndërkombëtar. Për Boikenin e kam thënë edhe më parë, ai nuk shitet e nuk blihet. Por jo vetëm kaq, Boikeni e ka edhe një të mirë tjetër. Ai nuk frikësohet përballë padrejtësive dhe nuk e ul kokën. Me Boiken Abazin VETËVENDOSJE! në Shqipëri e ka një shtyllë të fortë, një garanci për qëndrueshmëri në të ardhmen, por edhe një zotim për përparimin e programit të bashkimit kombëtar dhe të ideve socialdemokrate.

Ju ftoj të votoni në Lezhë Iliaz Shehun, studiues e ligjërues i filozofisë, i cili është duke përfunduar doktoraturën e vet në Universitetin e Parisit, në Paris 8. Iliazi është një djalë me qëndrim të drejtë e të thelluar, edhe pse i ri, ai është i matur e i pjekur. Me të rinj si Iliazi duhet ta shohim të ardhmen e politikës shqiptare, e jo me lajle-lulet e spektaklit sipërfaqësor. Si ish-student, Iliazi do të çojë përpara kërkesat e studentëve që prodhuan në Shqipëri një lëvizje të fuqishme para pak vitesh, si profesor ai do të këmbëngulë për forcimin e universitetit, dhe do të jetë një aleat i politikave që favorizojnë rininë, edhe në punësim apo në sferat të tjera të jetës.

Ju ftoj të votoni në Gjirokastër Kreshnik Merxhanin. Kreshniku është një ndër arkitektët e specialistët e trashëgimisë kulturore më të përgatitur që unë njoh. Ligjërues universitar, por edhe aktivist për ruajtjen e trashëgimisë. Specialistët si Kreshniku politika do të duhej ta kishte për nder që t’i angazhonte, sepse janë përfaqësuesit më të mirë të punës që bëjnë. Por fatkeqësisht në të shkuarën politika pati zakonin e keq që të zgjidhte të paaftët për të përfaqësuar punëtorët. Kjo gjë po merr fund me Lëvizjen, sepse ne njerëzit si Kreshniku jo vetëm që i marrim në gjirin tonë, por edhe i vendosim në rresht të parë. Ne jemi krenarë me Kreshnikun, e vlerësojmë së pari vetë, e pastaj ia paraqesim atë qytetarëve, dhe u kërkojmë ta votojnë.

Miq të dashur. Si kryeministër i Kosovës, unë do të respektoj maksimalisht dhe do të bashkëpunoj me cilëndo qeveri që populli i Shqipërisë do ta zgjedhë në zgjedhjet e 25 prillit. Por si aktivist dhe kryetar i VETËVENDOSJE!-s, ju do të jeni vazhdimisht bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, për të përhapur mesazhin tonë politik. Sot jeni tre kandidatë, por pas jush qëndrojmë si mbështetës të gjithë ne, që e duam VETËVENDOSJE!-n, në Kosovë e Shqipëri.

Dëshiroj t’i ftoj gjithë qytetarët e Shqipërisë me të drejtë vote, që të votojnë për Boiken Abazin në Qarkun e Tiranës, për Iliaz Shehun në Qarkun e Lezhës e për Kreshnik Merxhanin në Qarkun e Gjirokastrës. E sidomos, i ftoj shtetasit e Kosovës që kanë edhe nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë, që në ditën e zgjedhjeve, pra të dielën e 25 prillit, të nisen drejt Tiranës, Lezhës dhe Gjirokastrës, drejt këtyre qyteteve që të votojnë Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun. Me këta të tre, ia hapim rrugën VETËVENDOSJE!-s edhe në Shqipëri. Ju falemnderit e suksese.

32 komente në “Albin Kurti: Votoni 3 kandidatët tanë t’i hapim rrugën Vetëvendosjes edhe në Shqipëri”

    1. armand says:

      Mendo per nje cast sikur Rama te shkoje ne Kosove dhe te formoje nje parti per te marre pjese ne zgjedhjet parlamentare………..

    2. Unë says:

      Ore, pse nuk shkon të marrë pjesë në zgjedhje edhe në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni ky idiot?! Edhe në këto vënde ka Shqiptarë sa të duash! Apo ka frikë se e tredhin andej. Pis burrë.

  1. Mali says:

    Ore ky eshte i cmendur se edhe deliri i madheshtise ka nje kufi!.. Kujt i sherben nderhyrja e tije ne zgjedhjet e shqiperise? Mjere kosova per te se do ta dergoje ne thyerje qafe. Turp, turp… Mali

  2. Miti says:

    Ik mor dell, trego si di ta qeverisesh Kosoven nje here pastaj ec mblidh vota ne Shqiperi. Beje Kosoven histori suksesi dhe pastaj eja drejto dhe Shqiperine. Por nqs eshte fjala per hajdutin e rradhes, kemi mjaft kendej kufirit.

  3. VLORA says:

    PO MIRE E KE TI AL BITH.SAL HALEN E KEMI XHALLALLIN PO KULICIN PO MOLE RROCKEN PO SE EDHE KETA TRE KOQEVARET NA DUHEN TANI E PASTAJ TRE SHEKUI NE VERE TE SHEQERES SHQIPTARET.

  4. gallata says:

    o debil vet vendosja le te kuptosh nga emri qe ka po haron nje gje qe sesht me 97 .po kruhesh shum me shqiprin shif punet e kosoves se do shkosh per lesh per her te dyt …………………….

  5. Tragjasi says:

    Kam pas respekt per cfare ke bere gjate gjithe ketyre viteve ne Kosove, por se fundmi kam pershtypjen se ke humbur orientimin, i ke hap kembet me shume sec duhet, nuk je akoma ne lartesine e momentit. Sfido veten per ate qe ke titull, pastaj shohim e bejme si dy shtete e si nje komb qe jemi. Shtruar e me rradhe gjerat, fitoren duhet ta mbash se per ta fituar e fitove, por veshtiresia vjen tani. Kjo qasje jotja ne votime ehste thjesht nje fillim procesi nga ana jote per pushtet pa kufi(ne Kosove) me karten e nacionalizmit. Na duhet patriotizem dhe vjen kur te gjtihe nga jashte kombit na shohin si dy shembuj jo si nje problem me i madh.

  6. Leka i Madh Dukagjin says:

    O Albin, o pederast, o i çmendur, o beratbuzhal dhe njesoj si ai, fluturon me presh në bythë…. si dikushi këtej nga ana jonë që e provoi dikur në Lushnje ………
    Mbaj pulat e grigjës tënde, se do të të vijë ndonjë dhelpër, e do të ngelesh vetëm me preshin dhe beratbuzhalën.
    Shtrije hapin, sa ke takatin e shtatin. Shtriji kambët, sa ke jorganin.
    Kujdes ‼️
    Këtej nga Shqipëria e vërtetë, nuk bëjnë shakara, e kanë me të vërtetë. ❗️
    Mikun e respektojmë, poooor, i tregojmë kufirin TEK THANA. ♨️
    Pastaj mos kërko ?.
    Askush nuk do të përgjigjet.
    Nuk do të punojnë valët……..
    Një poet i madh shqiptar, Fishta, ka shkruajtur tamam për ty :
    Po ti mos,
    Moj flutur,
    Mos,
    Mos u sjell,
    Rrotull kandilit,
    A e din se flaka t’djeg ❓❓❓
    Të fala satëme e kush do që të pyesë.
    Shpresoj të reagosh me mënçuri.

  7. Shkelzeni says:

    Albin or kokebosh,
    Kosova e votoi VV per ato qe udheheqesit dhe partite e meparshme, nuk kishin bere dhe jo per ato qe ke bere ti. Kur ti besh ato qe ke premtuar, mirseardhe edhe ne Shqiperi. Deri ahere do presim.
    Te paren qe do presim eshte te “rregullosh” kushtetuten e Kosoves qe nuk “lejon bashkimin me Shqiperine”. Te vazhdosh me ekonomine dhe luften kunder korrupsionit dhe pastaj do mendojme. VV ne Shqiperi eshte si “derri ne thes”. Ne nuk pranojme “derrin ne thes” por hapur ne pike te drites…
    Me kete qe bere, jo vetem qe percan kombin, por mendon se tek ne do gjesh “naïve” qe u besojne llalfeve dhe premtimeve boshe qe vlejne sa pordhet e ujkut. Ne, or taj miku, u besojme veprave dhe jo lafeve. Veprat e tua deri me sot jane te dyshimta dhe qe kane ndihmuar armikon tone shekullor ne politiken e tij kunder Kosoves. Keshtu kerkove edhe ne Rrambuje qe te mos nenshkruhej marreveshja. Keshtu ke shpikur edhe sot “reciprocitetin” qe i kundervihet “njohjes se Kosoves” nga Serbia. Bisedo or dallkauk me Vuciqin dhe mos ki frike. Apo ke frike nga ai te ballafaqohesh sepse “hallva” serbe te zihet ne gryke, sa here qe e sheh Vuciqin. Mos shko ne takim me Vuciqin dite mbas tij, por perpara qe te sinkronizohesh me Evropen, ose ne te njejten dite dhe fol me te si flet nje burre me ment dhe harroje Shqiperine. Ben trimin me ne, kur duhet qe trimerine dhe zgjuarsine ta tregosh me Serbin dhe Serbine.
    Karagjoz!

  8. skorpions says:

    O klluf ka.i, Shqiperia ka nevoje per Mirevendosje, se vetevendos qe nga 1912, por per fat te keq ka keqvendos. Je kontekst tjeter ne Kosove. Bej nje here Kosoven, pastaj eja shpall platformen per zhvillimin e Shqiperisë (d.m.th. pasi ta ndritesh atje dhe te kemi cfare te mesojme prej teje)

  9. Ed says:

    Koke karr! Vija jote,idete e tua kurre nuk do te hyjne ne Shqiperi per vete faktin se deri ne zgjedhjet e ardhshme djelli yt I genjeshter do te jete shuar dhe ne Kosove!!

  10. SULEJMANI says:

    O z.KM.fillo ba ndonje pune per Kosoven.fillo e qeveris.se qeverisja nuk asht me fut tymuse ne pantallona.qeverisja do bole te medha dhe bythe te forta.me Shqiperine mba distance korrekte.jo ti po asnje as ke ju.as ke ne.nuk e ban vezen e Edi Rames.para tij.ne c’do drejtim.ne dije.ne origjine.ne pune.ne vizion.ne perkushtim e kudo.ju dukeni shume te vegjel.prandaj shtrohu njehere ne pune.se sa per ata qe na mbeshtet ne votime.qe i pomponi ju.nuk e rrujne fare per ta ne Shqiperi.prandaj ki kujdes ne mardhenie me qeverine te ne

  11. labi says:

    Kur te shofesh teteme nuse,do shofesh VV tende tek ne.

  12. Zeqir says:

    PALLEN E EDIT E KE TE SIGURT QE TA VESH NE QAFE SI SHALLI I RRUGOVES.
    SKA E VEND UDBASHET E SERBIT NE SHQIPERI
    YSHHH+HHHHH ALBITHE

  13. uskania says:

    Komunist i felliqur!

  14. Roberto says:

    Do votojme ate kurven qe ke ne shtepi o bythqiri i Vetvendosjes. Ti u bere kyeminister dhe nuk mbushe as muajin. Me kete mendje do iksh prap prandaj mos e kruaj bythen me Shqiperine. Mbaj vendin tend atje dhe shporru me Vetvendosjen tende te qelbur. Poshte Albin Kurva me Vetvendosjen e tij.VOTONI PARTINE SOCIALISTE PER TE ARDHMEN E VENDIT DHE PER SHPORRJEN E ZAGAREVE TE TILLE SI ALBIN KURVA.

  15. Peço Sqepari says:

    Ik mor te qifsha robt e shpis
    ha mut aty ku je ske pun ne shqiperi
    Shqiptar lind
    nuk behesh dot Shqiptar ti
    te qifsha motren i themi ne njerzve si puna jote

  16. Trotski says:

    Ik mor delenxhi i ndyre.Po jane tregue Koqe Kosovaret qe te kane votue.Ti je nje Enverist i qelbur ,qe shume shpejt do te dale kallaji.Shiko bej ndonje pune ne Kosove e mos na çaj Trapin per ne Shqiperi se nuk te marrim dore Surratit tat.

  17. Ed says:

    SI I REGULLOVI PUNET NE KOSOVE TANI ERDHI KETEJ NGA ANA JONE GJITHMONE ME URDHER TE BEOGRADIT. NJREZ SI TY QE BASHKEPUNOJNE ME BERISHE MUTE LULI KANE VETEM NJE EMER ALBINOVICH KURTOVICH.

  18. Al bin says:

    Dhe kete kishim mangut.O fyell meru me punet e Kosoves,qe te besuan qeverisjen.Lere Shqiperine ne pune te vet.Nuk e kupton qe vetem keshtu shton numurin e Shqiptareve te te urrejne.Te punon truri a jo?

  19. Malsori says:

    Albin Kurti eshte Kryeministri i Kosoves qe nuk ja ka pare hajrin Kosova akoma.Berja e fushates ne Shqiperi eshte nderhyrje ne punet e brendshme te Shqiperise.Albini kosovar eshte nje me bandat paramilitare te PD-es dhe LSI-s,te cilat kane vepruar kur sulmuan me MOLOTOV Kryeministrine dhe Kuvendin e Shqiperis dhe jane aktiv sot ne zgjedhje .Bandat militare ne Shqiperi i drejton Like Floriri,Sali Kerma dhe Albin Kurti.Mbeshtetja ideologjike jane te ashtu quajtur analist ndyresirat Fevzo Tullaci,Eni Syzgurdulluar,Andi Bushati,Cim Peka ,Artur Zhej nje fare Babaramo qe ka qull te nxehte ne goj.I gjithe ky llum i shoqerise Shqiptare do te perfundojne ne koshin e plehrave ne daten 25 Prill.Sherbimi informativ dhe policia duhet te jene vigjilent ndaj ketyre STRUKTURAVE FASHISTE.Malsori Boston.

  20. raul says:

    Ik mor hunderr se nuk do me ta ndigju emrin njeri ty ketu . Dhe vetvendosjen kemi mangut ketu qe ti vere zjarrin parlamenit. Ikni nga keni ardhur dhe merru me kosoven se ketu i rregullojme vete punet tona se nuk vuajme per udheheqje. Kemi Edi Ramen gjigandin tone.

  21. MALLKIM QUMËSHTI I NËNËS , ORE HORR HORRI ! says:

    TI HASH MUTIN SHQIPĒRISË.
    S’JE I MIRËSEARDHUR .
    TË KEMI BËRË LANET .

  22. Linda says:

    Siguro vaksinat për popullin dhe shiko hallet e Kosovës.

  23. Dori says:

    Ore budall, Je ngatrru keq me kete fushate ne shqiperi. Ti nji mut ke per te fituar se nuk i njeh shqiptaret. Po pas kesaj, ti do marresh tatepjeten.

  24. vironi says:

    Ky plere po percan kombin, duhet zene me gure te zhduket nga Shqiperia, mos votoni plerat percares….

  25. Taulant says:

    Lere Shqiperin ne llumin ku eshte zhytur.
    Ne cmendin nuk ka vend mendja.
    Je mire ne Kosove me njerez te qyteteruar.
    Ketej nga ne sundon kafsheria,injoranca e krimi.

  26. Guxim says:

    Si jane sulur moterqirat e Rames dhe Ridhjerjes ne kor ketu

    Dhe te mendosh qe ka ende persona qe mendojne se komentet tek Tema jane pa pagese, kur gjysma ose me shume jane cerra te Fuges qe marrin rroge per komentet ketu.

    Aq ne kor jane komentet e bastardeve sa shume komente jane bere brenda 1 minute.

    Aq frike e kane Albinin.

  27. Cuku says:

    Ik or fytyre MUTI larg nga Shqiperia

  28. Alma says:

    Po ik o Albin, mos na detyro të prishim gojën me ty, se nuk ke për ta patur të gjatë, do ikësh si herën e pare, se nuk di të weverisesh ti, vetëm të bësh trazira je.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje