Zgjidhni, votoni, vendosni me identifikimin elektronik!

23 Prill 2021, 18:29Politika TEMA

Në prag të zgjedhjeve, ju sjellim në vëmendje një prej risive më të rëndësishme teknologjike, e cila për herë të parë do të jetë në çdo qendër votimi, në të gjithë Shqipërinë.

Këtë vit, përmes identifikimit elektronik, do të garantohet votimi i ndershëm për të gjithë votuesit. Kjo, sepse identifikimi elektronik është një pajisje teknologjike, e sjellë nga “Smartmatic” dhe e ka dëshmuar më së miri efikasitetin dhe saktësinë e saj në zgjedhjet që janë mbajtur 5 kontinente, duke regjistruar në sistem plot 5 bilionë votues, pa hasur asnjë problematikë.

Identifikimi elektronik është pajisja lider, e cila mundëson e votimin e lirë e të barabartë, duke ofruar një zgjidhje tejet të dobishme në procesin zgjedhor, falë kontributit të saj në regjistrimin e votuesve.

Kjo risi teknologjike do të kthehet në urë lidhëse mes qytetarit dhe aksesimit në procesin e votimit, për të garantuar të drejtën e votimit në mënyrë të sigurt dhe në transparencë të plotë.

Me shumë eficencë, identifikimi elektronik merr pjesë në të gjitha hapat e procesit zgjedhor, duke minimizuar ndjeshëm kohëzgjatjen e publikimit të rezultateve finale të procesit zgjedhor, si dhe duke identifikuar tentativat për votim të dyfishtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje