Nga Mustafa Nano
Stuata politike është e nxehtë, është delikate, është e tensionuar, frikshmërisht e tensionuar. Dhe të gjithë ne kemi bërë tonën për ta çuar situatën në këtë pikë, ku mjafton një fije shkrepëse e ndezur për të bërë zjarr dynjanë. Janë të shumtë ata që do të donin ta ndiznin këtë fije shkrepëse. Janë politikanët, madje edhe një pjesë e politikanëve të rëndësishëm të vendit. Janë aktivistët politikë, por janë edhe njerëzit e zakonshëm, që janë të fare zakonshëm në rrethana të zakonshme, por që bëhen të jashtëzakonshëm, dua të them bisha, në rrethana elektorale. Në fund, janë edhe gazetarët. Një pjesë e gazetarëve, të cilët kanë kohë që nuk dinë të bëjnë gjë tjetër veçse të nxjerrin vrer nga goja. I keni parë nëpër studiot televizive se çfarë thonë dhe si flasin? U keni lexuar shkrimet që i publikojnë nëpër portale, nëpër gazeta, nëpër rrjete sociale? Ata përcjellin vetëm një mesazh: mesazhin e tensionimit të situatës.
Ata përpiqen të radikalizojnë situatën, të radikalizojnë aktivistët politikë, të radikalizojnë madje edhe udhëheqësin e partisë që ata mbështesin, i cili në një rrethanë të caktuar mund t’u duket i butë, i moderuar. Për dreq u duket gjithmonë i moderuar. Ata duket se kanë për qëllim që me atë lentën e tyre, me atë filtrin e tyre të çuditshëm të vëzhgojnë, të kapin, çdo veprim të kundërshtarit me synimin për të gjetur atje një mbrapshti politike. Dhe kur nuk ka mbrapshti politike, këta nuk e kanë për gjë ta sajojnë atë mbrapshti politike, nëpërmjet leximit allasoj që mund t’i bëjnë një veprimi politik të kundërshtarit. Sepse kjo mbrapshti politike u duhet për të legjitimuar sjelljen e tyre në situatën e tensionuar. Dhe me sjelljen e tyre kam parasysh ndezjen e fijes së shkrepëses.
Janë të gjithë të çmendur? Jemi të gjithë të çmendur? Janë të shumtë ata që janë të çmendur. Ndoshta janë të shumtit. Por shoqëria shqiptare, madje edhe politika shqiptare (dhe këtë nuk po e them për të bërë një efekt televiziv, por po e them sepse e besoj) ka potencialin e të mirës, ka potencialin e urtësisë dhe të mençurisë. Të mençurisë për të kuptuar se një palë zgjedhje janë një palë zgjedhje. Se një palë zgjedhje normale vlejnë më tepër sesa rezultati, më tepër sesa fitorja e njërës palë, apo e palës tjetër. Se humbja e zgjedhjeve nuk është një gjëmë dhe se jeta e një njeriu, e çdo njeriu, edhe e njeriut më të lig në Shqipëri, vlen më tepër sesa ideja e marrjes së pushtetit me dhunë, apo e mbajtjes së pushtetit me çdo çmim. Për të kuptuar më në fund se vendi, të cilit ne i përkasim që të gjithë, vlen më tepër sesa partia së cilës i përket ti, së cilës i përkisni ju, që jeni një pjesë e vogël, një porcion i parëndësishëm i shoqërisë shqiptare.
Kur thashë se shoqëria shqiptare, madje edhe politika shqiptare, ka brenda potencialin e së mirës, pata parasysh (mund t’ju vijë për të qeshur, por ky është fakt) një fotografi të thjeshtë. Një fotografi e cila është publikuar para dy-tre ditësh. Aty kishin dalë Ilir Metaj (jo presidenti jonë i Republikës), kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Vlorë, i cili kishte dalë bashkë me Genc Deromemajn, kryetar i Partisë Demokratike në Vlorë. Përsëris: është një fotografi e thjeshtë, e zakonshme, madje një fotografi banale, tek e cila mua, por edhe gjithkujt tjetër, nuk do të duhej t’i shkonte syri ndonjëherë. Unë nuk kisha pse të ndalesha te kjo gjë. Madje, kjo fotografi nuk kishte pse të ishte një foto-lajm, sepse u publikua në shumë portale si një foto-lajm. Por në fakt, u publikua me të drejtë si e tillë. Sepse sot, në rrethanat elektorale në të cilat ne po jetojmë, në rrethanat e tensionuara, frikshmërisht të tensionuara, kjo ishte një nga gjërat më të bukura që mua më kanë parë sytë gjatë muajit të fundit, gjatë kësaj fushate. Madje, për mua është gjëja më e bukur.
Dhe unë do t’u bëja thirrje të gjithë ilirmetajve (jo presidentit të Republikës) dhe gencderomemajve të Shqipërisë që të bënin të njëjtën gjë, të bënin fotografi të tilla dhe t’i shpërndanin në rrjetet sociale, në mënyrë që të përcillnin mesazhin, apo t’u jepnin një lloj mësimi atyre mendjeve të prishura në Tiranë, apo atyre njerëzve që kanë dalë mendsh nëpër gjithë Shqipërinë. Unë do t’u bëja thirrje demokratëve dhe socialistëve, të gjithë vajzave dhe djemve, që të gjejnë komshiun, shokun e tyre, mikun e tyre, apo edhe një njeri dosido që mund ta shohin në rrugë, në një lokal, apo në supermarket (tek i cili dallojnë që ai i përket një partie tjetër, tek i cili e dallojnë këtë gjë nëpërmjet shenjave apo sinjaleve nga më të ndryshme), ta ndalojnë atë dhe t’i thonë: “Mund të bëjmë një selfie bashkë? Mund të bëjmë një fotografi bashkë?”, dhe të bënin një fotografi bashkë, duke qeshur, duke bërë edhe shenja, që do të na jepnin të kuptonim se ata i përkasin partive të ndryshme.
Do të ishte mirë të dilnin të përqafuar, madje edhe të putheshin. Madje të jepnin edhe ndonjë puthje franceze. Dhe këto fotografi t’i shpërndajnë kudo nëpër rrjete sociale, në Facebook, në Instagram dhe kudo që të jetë e mundur. Do të ishte mirë që të hapej kjo garë fotografish të tilla. Do të doja që ndonjëri prej jush që është duke më dëgjuar, ta iniciojë këtë gjë, sepse do të ishte një fushatë e bukur që do të mund të sensibilizonte shumë njerëz. Ndoshta, kjo do t’i bënte edhe mendjet e prishura të Tiranës, apo të Shqipërisë, t’i thërrisnin mendjes në këtë moment delikat e të tensionuar, që është i tillë pikërisht për shkak të tyre. Kjo fushatë do të ishte shërbimi më interesant që mund t’i bënin vendit në këtë moment, dhe nuk do të kishte asnjë lloj kostoje. Thjesht, do të kishin një fotografi që do ta postonin në rrjetet sociale.
Po ti more trap i ke ngritur ne piedestal, mostrat, ke folur per ta, i ke dhene hapesite? Ti dhe shohet e tu…
O Mustafa po tani e kuptove qe jemi akoma nje popull i eger,duam gjak, por kur na friksojne ama behemi si pula. Muc keta jane shqiptaret prandaj kot i bini legenit tam tam. Ne kohen e Enverit ishim shqiptaret “futja pordhes” qe e “canim historine me shpate ne dore”, ishim “popull trim dhe i beses” tani iku dulla jemi thjesht arrogante,intrigante,frikacake,hajdute,kriminele. Prandaj muco mos e lodh mendjen kot ,keta jemi keta leader nxjerrim. Prandaj te huajt na marrin neper kembe dhe tallen me ne dhe thone “Ata idiotet e Shqiperise leri te bejne si te kene qef”. Problemin e kane kur ju shkojme neper shtepite e tyre dhe ja u mbushim me droge. Ne nje fare menyre e meritojne se nuk na duan por dhe ne Muco kemi kusuret tona.
Kjo do të ishte shumë e bukur o Muç djali veç, pa mbetur në “filtrin” e politikës Berisha, Meta, Kryemadhi dhe Basha, për tu hedhur pastaj si mbetje në “kazanin e plehrave” , kjo gjë s’më duket se arrihet. Me gjithatë… Unë një gjë kam të qartë, qê këtë rradhë, do të ndahet “shapi nga sheqeri”.
Sigurisht poooor jo anal istat
po a nuk je ti Muci, nje nga ata qe i ke fryre zjarrit duke shpallur disa here fitoren e Rames?????
A nuk ke qene ti, Sokol Balla, Skender Minxhozi, Mero Baze, Frrok Cupi, Dritan Hila, Nazarkot…… e sa e sa te tjere…. qe jeni bere pale me Edi Ramen… ne emer gjoja te katastrofes dhe rrezikut qe perfaqeson Berisha, Meta, Basha e company???? A nuk jeni ju, qe ne vend te mbeshtesni alternativa te reja kunder te gjithe shpurse socialisto-demokrate te ketyre 30 viteve … iu keni bere temena dhe lavde Rames? Pavaresisht faktit qe ky Rame ngerthen ne vetvete gjithe tiparet dhe mendesine e Enver Hoxhes dhe qe eshte 2 here me i rrezikshem se Sali Berisha?
Pra, me shume se te flasehs se jemi te cmendur, ben mire te pyesesh cili na qenka “kontributi” juaj ne keto kohera kur mendesine dikatoriale te autokratit Rama te veshur me brekushe dhe atlete e kemi parasyve tani? Cfare duhet te presim per te kuptuar sot, jo pas 50 viteve, qe Rama pak gjera ka te perbashketa me liderin me mendesi, fryme, dhe praktika demokratike?? Cfare nuk ju “lejokerka” juve te kuptoni kete gje? Ju qe jeni ne gjendje te dalloni cdo element kulture demokratike apo totalitare ne mendesine dhe veprimet e lidereve ne vende te tjera, por qe nuk qenkeni ne gjendje ti dalloni ato tek Rama? Apo sepse jeni kthyer ne kliente mediatike te Rames? ju si individe, Top Channel, Klani?????
Shkurt, ne vend qe te kontribuonit, qe ky vend te mos perfundonte perseri pas 30 vitesh te zgjidhje midis se keqes me te vogel, por te gjidhte mes programeve dhe politikave me te mira te zhvillimit, ju, u rreshtuat me Ramen pa nje pa dy!!! Ndaj, mos na beni moral!!! Jeni po aq faktore dhe te dhjere sa Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, pseudoliderat e partickave thithlopa, Fatos Nano, dhe Edi Rama!!!!
Edi Rama perben “a clear and present danger” per demokracine allasojshe shqiptare!!!!! Ndaj duhet zbritur nga froni nje ore e me pare!!!
Fatkeqndjellesi ke te drejte me gjysme gote….pse harron te krahut tjeter. Apo te duken te paanshem fevziu bushati lubonja shkullaku hoxha bejtja pim ceka arjan cani raki pi e compani……
nje wc e madhe e kombit
fatkeqesite e shqiperise jane dy
sali berisha i vitit 92 qe e nisi me gjak 2 prilli ne shkoder e me shembje veprash kombinatesh dhe analistet qe aftesi kane vetem gjysmen e pare te fjales qe na turperojne edhe ne gazetaret e tjere…..sigurisht qe per koncesione e euro se jane bere miliardere
kur te iki kjo rrace e keqe do behet vendi
Nga nje gazetar prej dy dekadash
The 20-years-best,
te flasesh per gjysmen tjeter – Fevziu and co – eshte te lash duart si Ponc Pilati. “Ne jemi, pse jane ata!” nese ti pas 20 viteve, ke mberritur ne kete postulat justifikues, atehere ky eshte problemi yt, jo i imi!
Une fola per autokratin Edi Rama, arrogancen, injorancen ne politika publike, atletet, dhe brekushet e tija me kuterbim neodiktatorial! Por nese do qe te merrem me gjysmen tjeter te gazeto-klientelizmit shqiptar e bej edhe ate! Sepse te gjitha rruget te cojne ne Rome! Ose po deshe, te cojne ne Qele!!
Ajo gjysma e gazetareve qe ti permend, egzistojne sespe egzistojne te pandeshkuar Berisha e co.
Berisha e Co. egzistojne sepse neo-berishiane si puna e Edi Rames as kishin ndermend, as ndermoren asnje akt te ndeshkonin pushtetin e djeshem! Ne fakt, jo vetem e lane te djeshmen te pandeshkuar, por hyne, u bene, dhe e trashen zullumin po aq sa Berisha me co.
Ndersa gjysma ku e fut ti veten egziston se egziston Edi Rama. Asnje nga te dy gjysmat asnjehere nuk foli dhe punoi per te drejten dhe te verteten platoniano-aristoteliane por gjithmone zgjodhen te behen kliente te autokratit te radhes. Pse? Its’ damn hard… thote Al Pacino tek Arome Gruaje! Esenca e egzistences, motiveve, dhe kontributit tuaj ne demokracine shqiptare permblidhet fare mire tek fjalimi i tij – te keshilloj te shkosh dhe ta shikosh ate pjese: Ne jeten time, deklaron ai, Jam ndodhur shpesh here ne udhekryeq! Dhe gjithmone e kam ditur cila ishte e mira dhe e keqja; e drejta dhe e gabuara. Pa asnje dyshim. Por gjithmone, u vura ne anen e te keqes dhe te se gabuares! E dini pse? Because its damn hard!!! Te dy ju palet, pra, kurre nuk u bete si Charles i Al Pacinos. Qe ne emer te se drejtes, te se mires, nuk pranoi ti jepej te gabuares, korruptimit, te keqes.
Te besoj kur thua qe je 20 vjet gazetari! Dhe po ashtu, nuk ve aspak ne dyshim as inteligjencen, as aftesite e tua profesionale, as aftesine tende per te kuptuar gjerat! Por ama kam shume dyshim per aftesite te qytetarise civile dhe ndergjegjes politike jo vetem te tenden si individ por te te dy grupeve! Mero Baze yt, i talentuar sa nuk ka me ne aftesine e komunikimit me shkrim, deri dje ishte me Berishen dhe nuk la gje pa thene kunder Edi Rames, madje e nxorri edhe pa breke lakuriq per ta diskredituar politikisht! Po i njejti Mero Baze, sot i eshte kthyer si qen Sali Berishes dhe eshte bere njesh, pale me Edi Ramen. Aq sa nuk i hyjne fare ne sy as mendesia dhe sjelljet neodiktatoriale te Rames as deshtimet e Rames ne politikat publike. I hyn ne pune vetem qe Rama bertet nga mengjezi deri ne darke kunder Berishes… dhe i mundeson Mero Bazes egzistencen mediatike! Ketu pra merr fund vlera e talentit. Ketu pra shfaqet vlera e setit te vlerave dhe besimeve te tua qe ke si individ: je me genjeshtren apo te verteten? je me te padrejten apo me te drejten? je me te miren apo te keqen? je me autokratin neodiktatorial te radhes apo me demokratin e vertete ne mendesi dhe praktika? je me deshtimin apo me sukseshin? je me zhvillimin apo prapambetjen? dhe po! mund dhe te thuash: je me Turqine apo Evropen???
Media dhe qarqet mediatike – gazetare si individe, TV, apo portale – jane po aq te ndyer dhe llangosur sa edhe politika. Diferenca e vetme mes shoqerise se medias dhe shoqerise politike politike eshte qe ju nuk beni dot vendime sic ben politika. Por mekati juaj me i madh ndaj demokracise shqiptare eshte qe pavaresisht pushtetit te ndikimit qe bartni ne vetvete, ju nuk e keni perdorur kete pushtet per te ndikuar perhapur te miren, te drejten, te verteten, por e keni perdorur per te nxjerre dhe marre perfitimet e rradhes!
Qenke vertete FATKEQ NDJELLES,Ti o komentues qe na komenton nga bytha dhe jo nga goja.Nano po boton nje shkrim qe ne permbajtje eshte bashkejetesa popilitike ne nje shoqeri pluraliste.Une e vleresoi.Nuk do kete me mire sikur deputete e parlamentit,brenda tij ne seanca plenare te ngren probleme,madje dhe kritika njerezore njeri me tjetrin dhe jo kafsherore si i bene PD dhe LSI.Do jete mire qe pasi te dalin ne pushime te bashkohen te bisedojn,te pine kafe bashke dhe te bejene shaka.Kjo do jete gjeja me e shkelqyer.Te largohen nga sharjet nga nena e gruaja,familje. Ta shikojne njeri tjetrin si kundershtar dhe jo si armiq.
Duket qarte Muc,fatkeqesia shqiptare! Ti thua te dalin te perqafuar! Serizisht e ke o Muc,idioti! S’ka vend ne bote te tille! Ketu ka vetem nje problem dhe Shqiperia qetesohet! Saliu dhe Likja! Te dalin para drejtesise!
Te çmendur janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, qe shikojne veten ose ne BURG per vjedhjet ose Shqiperine ne ZJARR.
Kete te dyten e enderojne por s’kane shans se s’shkon njeri pas tyre (as Monika).
Ah mer xhaxh, nuk ka nevoje per “puthje franceze” por per drejtesi funksionale. Me “drejtesine” shteti ecen perpara pa mllefe, dhe njerezit fillojne te shikojne punet e tyre. Ata e dine qe kush ben krim do te ndeshkohet. As na duhet te rrihemi as te vritemi per nje te drejte. Drejtesi, meritokraci dhe arsimim duhet te jene projektet shtese te atyre qe Rama ka vene ne objektiv deri ne 2025. Ndoshta ia del.
Muco. Te gjithe qenkan te cmendur sipas teje, por me te cmendurit e kombit shqiptar Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk i paske zene me goje. Aferim te qofte o banor i Albanistanit.
E çmëndur ka qënë ajo dosa e kooperatives NëPidht’Arushës që u mbars me qelbësin dhe të polli ty or Muq. Dhe Rilindja të vuri në juri e pavionit 17
Ke te drejte zoti Nano jam shume dakorde me ty.
Ne kemi nevoje per polic trup madh qe ti dale dhe presidentit perpara , ta ndaloje dhe ti kerkoje llogari per ato qe flet dhe ben dhe po nuk qendroi ti hedhe hekurat dhe ta çoje me ceremoni ne biruce; ne kemi nevoje per diktature demokratike ku forcen ta kete polici, prokurori dhe gjykatesi. Po arritem kete, çdo gje eshte ne vendin e saj dhe qe te arrihet kjo, duhen gjakosur me shkopinj keta njerez qe “largojne puthjen” , duhen futur ne biruce dhe duhen denuar. Por a mund te puthesh me Moniken, Mesilen, Griden, Kerbaçin, Fluturen e Holandes ect ect? Une per vete nxierr zorret dhe po ti shikoj me sy nga afer , pa lere me Xhelalin qe duket sikur ka zbritur nga shpellat! Prandaj, i dashur Muçi, ti mire e ke , por keta tipa duan hurin e policit , hekurat e prokurorise dhe gjykates dhe burgun qe te zene mend! Shembulli i njerzeve te fisem , Metajt dhe Deromemajt e kane nga origjina. I perkasin Lumit te Vlores. Pa me thuaj origjinen e Xhelalit? Pa me thuaj origjinen e Saliut, te Lulezimit….nuk u dihet fisi dhe origjina dhe ndonjeri qe duket se eshte nga Viçidoli, fjalet jane hapur qe Sheqerja ka bere zinà me Karaxhiçin, prandaj shtetin mund ta drejtojne e qeverisin vetem njerezit e fisme: fisniket nga origjina, jo majmunet. Prandaj, ata njerez shqiptare qe jane te fisem, do te votojne neser per veten e tyre qe ti qeverisein te fismet, ata njerez shqiptare qe jane bakallaro, llozhare, do votojne per llozharet. Pasneser do marrim vesh se sa i fisem eshte populli shqiptare dhe kush jane ata.
Ne kemi nevoje per polic trup madh qe ti dale dhe presidentit perpara , ta ndaloje dhe ti kerkoje llogari per ato qe flet dhe ben dhe po nuk qendroi ti hedhe hekurat dhe ta çoje me ceremoni ne biruce; ne kemi nevoje per diktature demokratike ku forcen ta kete polici, prokurori dhe gjykatesi. Po arritem kete, çdo gje eshte ne vendin e saj dhe qe te arrihet kjo, duhen gjakosur me shkopinj keta njerez qe “largojne puthjen” , duhen futur ne biruce dhe duhen denuar. Por a mund te puthesh me Moniken, Mesilen, Griden, Kerbaçin, Fluturen e Holandes ect ect? Une per vete nxierr zorret dhe po ti shikoj me sy nga afer , pa lere me Xhelalin qe duket sikur ka zbritur nga shpellat! Prandaj, i dashur Muçi, ti mire e ke , por keta tipa duan hurin e policit , hekurat e prokurorise dhe gjykates dhe burgun qe te zene mend! Shembulli i njerzeve te fisem , Metajt dhe Deromemajt e kane nga origjina. I perkasin Lumit te Vlores. Pa me thuaj origjinen e Xhelalit? Pa me thuaj origjinen e Saliut, te Lulezimit….nuk u dihet fisi dhe origjina dhe ndonjeri qe duket se eshte nga Viçidoli, fjalet jane hapur qe Sheqerja ka bere zinà me Karaxhiçin, prandaj shtetin mund ta drejtojne e qeverisin vetem njerezit e fisme: fisniket nga origjina, jo majmunet. Prandaj, ata njerez shqiptare qe jane te fisem, do te votojne neser per veten e tyre qe ti qeverisein te fismet, ata njerez shqiptare qe jane bakallaro, llozhare, do votojne per llozharet. Pasneser do marrim vesh se sa i fisem eshte populli shqiptare dhe kush jane ata. Pastaj na del detyre te distancohemi perfundimisht nga kafshet qe nuk zbuten
Mustafa vertete ka shume te cmendur qe vetem ne moment duan ta ndezin ate fije shkrepse. Por nga ta qe ke permendur me te cmendurit qe po cmnedin trushplaret jane politikane si Ilir Meta dhe media gazetaret.Ti ben mire qe therret per vellazerim dhe qetesi, po ti je vetem nje ze nga media.Zerat si ti duhet te ishin sundues ne kete fushate
IK MORE SKRAPALIU SHOKU I METES MUC BYTHA. JE BERE DHE TI GAZETARË O KOK TUL. PA KULTURE PA DINJITET THJESHT NJE NJERI I ZAKONSHËM I ARDHUR NGA SKRAPARI ORIGJINA I BYTHLEPIRSAVE TE DULLES.
Qellimin e shkrimit e ke te mire. Por si mund te perqafosh njerez te cilet perfaqesojne cilesite me te keqia: jane halabake, mitingash, barbar, pertace, te paafte, presin vetem puneshteti (dmth punera te lehta e per korrupsion), u ka ngel ora te partiashtet, ne CV shkruajne vetem qe ngrejne dy gishta lart e mitingdashes, jane te pashkolluar; nuk u pelqen rezultati i mire i tjetrit; jane vetem per shkaterrim e jo per ndertim; per te bere poltiken e partise se tyre nuk ka nevoj te kesh dije e te besh shkolle: mjafton te jesh idiot.
O fatkeq- ndjellesi, n’a thuaj kush eshte perballe Rames neodiktatorial demokrati i vertete ne mendesi e praktike.
E keqja e ketyre 30 viteve te gundit qe eshte vazhdim i se keqes 45 vjecare, duhet cmontuar. Nga duhet filluar sipas jush
Z.Mustafa,kerkon qiqera ne hell,kur armiqesin ne popull e fusin politikanet qendror.S’ka mundesi te ndodhe per aq kohe qe partite nuk paraqesin programe porfjalen e pare qe thone per kundershtarin eshte “BURGU” dhe ne keto 31-vjet nuk ka asnje te denuar.Nuk mund te marrin e te mbajne pushtet duke bashkuar njerezit por duke i percare.Ata e kane pervetesuar shume mire fjalen e vjeter:”Perca e sundo”Njohin mire Makiavelin “mjeti arrin qellimin”.Jemi akoma nje popull i pa kulturuar per demokracine.Politikanet tane njohin vetem:”Demotakercita”
O fatkeq- ndjellesi, n’a thuaj kush eshte perballe Rames neodiktatorial demokrati i vertete ne mendesi e praktike.
E keqja e ketyre 30 viteve te gundit qe eshte vazhdim i se keqes 45 vjecare, duhet cmontuar. Nga duhet filluar sipas jush
Shkrim brenda llojit ore Mu. Nano!Sa per frike ,Ju keni lindur ne nje dite me te e pikerisht soji juaj e di mire kete pike ndaj dhe kercenon!Neser do te jete dite me e qete se çdo paraardhese e zgjedhjeve te shkuara,sepse or Mu. Nano ,çeçua ka piçak e ua pret deri ne rrenje!Mos harro ore Muç qe trupat e alenances kane mbritur bashke me forcat speciale pikerisht per kete dite te mirepergatitur nga dyshja BM!Thone qe kane marre me vehte edhe kominoshe ngjyre portokalli,nuk e di nese ke ndigjuar se kush i vesh ato,ne msen e Ilir Metes!Ndaj mos u dhjaks or Mu. Nano se i madhi vizionar Edi Rama(qe ju fshataret nuk e shihni dot,jo se s’doni por se nuk e arrini dot)i ka parashikuar te tera deri perse jo edhe çmendin e Ilir Metes ku rrushi i skraparit do paguaj edhe gjynahet e Sali Berit.Prisni se nuk keni pare gje akoma ka deklaruar profeti Rama.