Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se situata e procesit zgjedhor është e qetë, ku janë konstatuar vetëm shumë pak problematika teknike.
Me një postim në Twitter, Celibash i bën thirrje kandidatëve për deputetë e në veçanti udhëheqësve politikë dhe drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit që të demonstrojnë qetësi dhe maturi në komunikimet publike.
“Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike. Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demonstrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve”, shkruan Celibashi.
Po o Celibash ke të drejtë.
Njerëzit një votë kanë dhe e kanë hedhur.
Procesin e ndosin politikanët dhe shumë herë edhe aty tek ju (KQZ)…