Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan sot një shtetas, pasi fotografoi votën në qendrën e votimit.
Sipas policisë shtetasi D. U., 32 vjeç teksa votonte në Qendrën e Votimit Nr. 0299, e cila ndodhet në shkollën “Neki Lezha”, në lagjen “Salo Halili”, u konstatua nga anëtarët e Komisionit duke fotografuar votën e tij.
“Me vendimin nr. 3 të datës 25.04.2021 të Qendrës së Votimit është kërkuar ndërhyrja e Policisë. Pas marrjes se vendimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë hyrë brenda Qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi D. U., 32 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë. Pasi ka kryer veprimet, ai ka tentuar të fotografojë votën e tij, por është konstatuar nga anëtarët e Komisionit”, sqaron policia.
Shtetasit D. U. i është bllokuar fleta votimit dhe më pas, nga shërbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme hetimore.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. U., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.
Kalbeni ne burg! Pisin!