Shpëtim Nazarko: Nëse PS merr 18 deputetë në Tiranë, do ta quaja sukses

25 Prill 2021, 20:47Politika TEMA

Analistët Mustafa Nano dhe Shpëtim Nazarko folën në studion e MCN TV lidhur me procesin e zgjedhjeve dhe deklaratat aktorëve politikë lidhur me to.

Të pyetur për deklaratën e kryebashkiakut Erion Veliaj se nëse në Tiranë nuk marrin 20 deputetë do japë dorëheqjen analistët thanë se kjo nuk është garë e tij, por një garë mes Bashës dhe Ramës. Ndërkohë Nazarko tha se është sukses për PS nëse në Tiranë merr 18 mandate.

Pjesë nga diskutimi:

Nazarko: Unë do ta quaja sukses 18 deputetë për PS në Tiranë. Një rezultat 18 deputetë është rezultat i jashtëzakonshëm.

Nano: Lidhur me pyetjen me Veliajn unë them që këtu është një garë mes Bashës dhe Ramës, ata nuk po votojnë për kryetarin e bashkisë.

Nëse Rama humbet, Veliaj fiton?

Nano: Kush bëhet kryetar bashkie i ka dyert e karrierës të hapura.

Nazarko: Dikur në sistemin komunist rrethet punonin për Tiranën, tani Tirana punon për rrethet. Nga pikëpmja e parave kryebashkiaku i Tiranës është i barabartë me kryeministrin.

1 komente në “Shpëtim Nazarko: Nëse PS merr 18 deputetë në Tiranë, do ta quaja sukses”

  1. Lalka Erjonka says:

    Moooos përsëri ky 99-ç Mjaftisti.
    Ka punuar nën rrogoz!
    Rama IK…
    Mooos, dhe i kom thënë Edit.
    Kujdes nga nontenënçi!
    Se do t’a fusin.
    Veç Nqs po ikën vetë me stil….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje