“E gjithë bota me sytë nga Shqipëria”! Yuri Kim, apel udhëheqësve politikë: E kuptoj entuziasmin e çastit, por s'kemi arritur deri në fund! Le të ruajmë qetësinë

26 Prill 2021, 15:15Politika TEMA

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka dalë në një komunikim për gazetarët, ku u bëri thirrje palëve politike që të mos nxitojnë për të shpallur fitoren.

Sipas Kim, të gjithë duhet të presin me qetësi numërimin e votave, pasi e gjithë vota i ka sytë nga Shqipëria.

“Ajo që është e rëndësishme është që të ketë një proces racional për zgjidhjen e këtyre çështjeve. E gjitha bota është duke parë Shqipërinë tani. I kanë sytë nga Shqipëria.

Miq tuaj verior, Suedia, miqtë perëndimor, Spanja, por edhe miqtë tuaj në SHBA të gjithë po shikojnë që ju t’ja dilni me sukses.

Është një gjë e mirë që shikojmë numërues duke punuar fort. Në duam që ata të punojnë pa u lodhur. Votuesit e kanë bërë punën e tyre.

Autoritetet këtu janë duke bërë punën e tyre.

Tani detyra e kandidatëve dhe udhëheqësve politikë është që të jenë të qetë dhe të presin rezultatin.

E di që ne entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren por nuk kemi arritur deri aty. Le të ruajmë qetësinë”, tha ambasadorja amerikane.

1 komente në ““E gjithë bota me sytë nga Shqipëria”! Yuri Kim, apel udhëheqësve politikë: E kuptoj entuziasmin e çastit, por s’kemi arritur deri në fund! Le të ruajmë qetësinë”

  1. Agimli says:

    Faleminderit Ambasadore faleminderit America. Populli shqipetar ju kuptoi dhe ju ndoqi .Populli shqipetar e do reformen ne drejtesi dhe kjo vote e tregoi. Fale Amerikes populli shqipetar po shkon drejt sukseseve te tjera . Ne jemi Europiane ne e meritojme Europen, per ne Amerika eshte jeta e verteta dhe perparimi. Shqiperia tregoi se presioni sllav nuk i thyen dot ajo eshte dhe do te mbetet THE WEST.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje