Kasta e vjetër e Sali Berishës fundosi Lulzim Bashën, humbësit e mëdhenj të PD-së nga Xhelal Mziu, Edi Paloka tek Tritan Shehu

26 Prill 2021, 14:09Politika TEMA

Nga Adriatik Doci 

Rrethi i vjetër i Sali Berishës, të cilit Lulzim Basha i besoi drejtimin fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, fundosi edhe një herë Partinë Demokratike, duke e lënë në opozitë deri në vitin 2025. Disfatat më të rënda dhe të papritura, Partia Demokratike i ka pësuar pikërisht në ato qarqe të drejtuara nga njerëzit pranë Sali Berisha, nga i cili Lulzim Basha nuk arriti të ndahej as në këto zgjedhje, duke përsëritur të njëjtën sjellje si në 2015 dhe 2017. Teksa po numërohen gjysma e fletëve të votimit dhe fitorja e PS-së në këto zgjedhje është e qartë, Partia Demokratike po pëson një disfatë të thellë në Dibër.

Në këtë qark, Partia Socialiste udhëheq me rreth 46 % të votave, duke marrë për herë të parë 3 mandate. PD është rritur me 10 % krahasuar me vitin 2017. Drejtimin e fushatës në Dibër, Lulzim Basha ia besoi Xhelal Mziut, tre herë kryebashkiak i Kamzës, i cili bëri një deklaratë skandaloze dy ditë para datës së zgjedhjeve. Mziu, pjesë e rrethit të vjetër të Berishës, deklaroi gjatë fushatës së PD-ja do të merrte në Dibër 4 mandate. Për humbjen e mandatit të PD-së në Dibër, ka kontribuar edhe LSI-ja, e cila ka prekur fundin në këto zgjedhje, në të gjithë Shqipërinë. Nga 19 % në 2017, LSI ka rënë në 7 % në Dibër.

Lulzim Basha i besoi Tritan Shehut drejtimin e fushatës në Gjirokastër, ku PD-ja, nga numërimi i deritanishëm, PD-ja po humbet thellë. Tritan Shehu është një nga njerëzit më të besuar të Sali Berishës prej 30 vitesh. Kur Sali Berisha humbi zgjedhjet në korrik të vitit 1997 dhe la presidencën, në zyrën e kryetarit të PD-së gjeti Tritan Shehun, të cilit i kishte besuar partinë. Komisioni ‘Nishani’ e përjashtoi Tritan Shehun nga lista e kandidatëve për deputetë, por befas Basha e vendosi në krye të listës në Gjirokastër. Në këtë qark, nga numërimi i deritanishëm merr vetëm një mandat po aq sa në vitin 2017, ndërsa LSI po humbet një mandat. Fushatën në Durrës, Lulzim Basha ia besoi Edi Palokës, një humbës i përsëritur në PD, bashkëpunëtor i Berishës prej tre dekadash. Në Durrës, shpresa më e madhe e demokratëve në këto zgjedhje, PS po fiton me 52 % të votave, duke pësuar një rritje me 2 % krahasuar me zgjedhjet e 2017. Pas Dibrës, në Durrës Partia Demokratike po pëson humbjen më dramatike, me ndikim në humbjen e përgjithshme. Në Durrës, PD-ja thjeshtë po i merr dy mandate LSI-së.

Fier, Basha i besoi drejtimin e Fushatës ish-ministrit të Berishës, Enkelejd Alibeaj. Në këtë qark PD-ja ka rikuperuar vetëm një mandat, ndërsa një tjetër mandat po ia merr LSI, por sërish disfata është e thellë në raport me PS, e cila po merr 9 mandate. Në Vlorë, Lulzim Basha ia besoi drejtimin e fushatës ish-ministrit në qeverinë Berisha dhe ish-kreut të KLSH, Bujar Leskaj. Në këtë qark PD-ja thjeshtë po i merr një mandat LSI-së, krahasuar me zgjedhjet e 2017. Angazhimi i Metës në Vlorë, jo vetëm që nuk ka sjell rezultat, por ka sjellë humbjen  një mandati për LSI-në.

Shqiptarja.com

9 komente në “Kasta e vjetër e Sali Berishës fundosi Lulzim Bashën, humbësit e mëdhenj të PD-së nga Xhelal Mziu, Edi Paloka tek Tritan Shehu”

  1. Berisha dhe fara e mutit qe mbolli ne PD! says:

    Partia Demokratike;
    U lind nga Shpresa,
    U rrit nga Dhuna,
    dhe u shkaterua nga Bajraktarizmi i lidershipit!
    Varrasur ne 25 Prill 2021!

    1. k says:

      Kush ka marrë pjesë në diskutimet para zgjedhore mund ta kujtojë se thoja që
      sa herë flet apo del berisha me gjokmarket në tv,rama fino më shunt vota.
      Por këta debilat shpresuan se isha i indokrinuar si ata.
      Nëse vazhdojnë me mashtrime duke shpresuar ti hedhin hi syve popullit duke thënë se e zeza eshte e bardhë,
      po përgatisin fitoren e Ramës për zgjedhjet e ardhshme.
      Sa të jene berisha,gërdallat e tij maloke,hordhitë shpellare,kriminelët qe lanë sëpatat dhe kapën armët,
      RAMA ËSHTË I DËNUAR TË QËNDROJË NË PUSHTET PËRJETËSISHT SEPSE MBAN ERA SHTET.

  2. lyli eshte nji zvarranik parazit i afte me pastru bythet e kafsheve te shpellave

    1. Tyryry, Tyryryr 7 x 7 s'bëjnë 42! says:

      Luli nje fantazme,
      Luli nen hije,
      Luli s’ka qene kurre
      Kryetar Partie,

  3. Kritiku says:

    Problemi qe kemi eshte sepse kemi shume anal-ista qe as e kane idene e gjerave por ama na mbyten me shkrimet e tyre prej injoranti!

    PD-ja asnjehere nuk i ka fituar zgjedhjet, por ose ua kane dhuruar si ne 1992 ose i ka vjedhur me dhune. PD-ne nuk e fundosi “kasta e vjeter” por kjo u fundos qe ne fillim te viteve ’90 kur Berisha mori frenat ne dore dhe e ktheu nga nje parti e deshiruar ne nje grup cubash malesh dhe drejtohej me ligjet e qe vetem maloket i merrnnin vesh. Nga nje parti me shpresa u kthye ne nje parti shpellaresh dhe kriminelesh. Nuk e fundosen Bashen te tjeret por eshte Basha nje nga te shumtit ne kete grup banditesh qe duhet te ishte me kohe pas hekurave dhe jo me te bente akoma politike. Ne parti qe vret ne mes te ditesh dhe mburret me keto vrasje dhe nje parti qe shkaterroi deri ne themel shtetin shqiptar dhe vodhi deri tek fasulet e emergjences nuk e meriton te ishte akoma e ligjeruar. Kjo bande duhet te ishte nxjerre me kohe si e jashteligjshme.
    Per fat te keq kemi akoma shume nga ata qe e mbeshtesin kete bande cubash malesh. Kjo trehon qe jemi akoma shume larg per te patur nje shoqeri te gjere me mendje te shendoshe por vazhdohet akoma me nje metalitet si ne epoken e gurit. Atij qe nuk u pershtatet deshirave te shpellareve i bihet me gure ne koke dhe keshtu eliminohet fizikisht “kundershtari”. Kjo eshte PD-ja!
    Ne fakt Rama nuk duhet me qe te lodhet duke derguar investime ne zonen e veriut. Le te rrine ashtu siç jane mesuar, si derrat me lluce. Te shderrosh veriun ne nje kohe kaq te shkurter nga erresira ne driten e diellit dhe te marresh aq mosmirejohes nga shpellaret e veriut, qe vazhdojne dhe votojne PD-ne, eshte nje zhgenjim qe duhet bere nje mesim i mire. Asnje zhvillim me per veriun dhe kufiri me Kosoven te mbyllet pergjithnje. Erdhen shume kosovare dhe votuan per PD-ne dhe kjo duhet denuar me force. Asnje e mire nuk ka ardhur nga Kosova ne tere historine me keta shpellare qe per fat te keq i kemi afer, matane kufirit.
    Ne kete mandatin e trete te PS-se duhet qe me ne fund te perqendrohet e gjitha ne zhvillimin e shtetit shqiptar dhe jo me te merremi me shume me Kosoven. Kosova eshte shtet i pavarur dhe te beje punet e veta pa u ngaterruar me tonat. Duhet qe te gjitha dy-nenshtetesite shqiptare dhe kosovare te behen te pavlefshme. Nuk duhet me te kemi njerez me te dyja nenshtetesite. Kosovareve duhet qe t’ju mohohet shtetesia shqiptare dhe te ndalohen qe te vijne si edhe si turiste ne Shqiperi. Nuk kemi nevoje per leket e shpellareve dhe atyre qe ua duan te keqen Shqiperise.
    E fundit: Te gjithe ata qe shkelen ligjin ne kete kohe fushate dhe zgjedhje duhet qe te denohen me fuqine e plote te ligjit qe gjera te tilla te mos ndodjin me. Tere atyre qe tentuan apo paguan leke per blerje te votave si dhe atyre qe kercenuan per shkak te drejtimit politik, duhet qe te denohen me maksimumin e parashikuar ne ligj. Nese kete rradhe nuk do te zbatohet ligji ashtu siç eshte atehere do te zgjatet akoma me shume koha per te ndertuar shtetin e te drejtes. Asnjeri nuk eshte me i privelegjuar se tjetri perpara ligjit!

  4. ky eshte Shembulli i nji Politikani te deshtuar ne cdo kendveshtrim,por edhe te Sharlatanit
    te Shemtuar ,e njeriut pa asnji dinjitet e pa personalitet ,pa fytyre qe me shpejt genjen se merr frym .
    Thjeshte qenie Fallso !
    Per vjedhjet pastaj ,pergjigjet ne Prokurori
    Vjen koha per te gjithe e gjithcka .

  5. Timi says:

    Ore Gjekmarkaj e Marku ku janë me vota a di kush diçka. Na kanë qar trapin nëpër studio.

  6. rexha 10 says:

    Me sa po shihet Sali Berisha po ka me shume frike LULUSHKEN se sa RAMEN.Eshte ne halle te madhe ,sepse asnjerit preje te dyve nuke i ze bese.
    Ivetmi mike qe i ka ngelur eshte FLORIRI.Te shohim tani se kushe do te terheqi kemben zvarre,ose kushe do tia ngeci macin ne dore njeri _tjeterit.
    A do te kthehen valle andeje nga kane ardhur,apo do te qendrojne ne Tirane me gjitha ato krime mbi shpatulla.

  7. Vranakonti says:

    PD-ke,humbet vetem nga prania e Sali Berishes. Ai,eshte tranformura ne nje fytyre e urryer sa tremb kalamanjet kur del ne televizor.Ai e di kete se eshte fytyre e shemtuar dhe nuk del ne televizor perveç televizorit te djalit te tij SYRI net.PD-ke do viij ne pushte,kure te ndysoi imazhin e keq,kur te zhduket Berisha me Bashen,Paloka me Tritan Shehun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje