Trëndafili i fitores: Ajola Xoxa shpall suksesin e PS-së me foton e veçantë

26 Prill 2021, 10:47Lifestyle TEMA

Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa ka përshendetur ndjekësit e saj këtë mëngjes me një foto të veçantë.

Ajo ka publikuar në Instagram foton e një trëndafili rozë, simboli i Partisë Socialiste.

Ndërkohë që numërimi i votave vazhdon prej disa orësh, Xoxa lë të kuptohet se janë optimist për fitoren.

Më herët, bashkëshorti i saj Veliaj doli në një deklaratë për mediat duke shpallur një tjetër fitore.

Kryebashkiaku tha se PS ka fituar në Bërzhitë me një rezultat më të thellë, ishte 55% dhe arriti në 65%.

“Bërzhita një njësi rurale e Tiranës që ka qenë e djathtë, kemi fituar herën e fundit 55%, kemi thelluar rezultatin, sot jam plot krenari dhe mirënjohje” tha Veliaj.

2 komente në “Trëndafili i fitores: Ajola Xoxa shpall suksesin e PS-së me foton e veçantë”

  1. Edlira says:

    Lart e me lart korrupsioni! ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje